Ambasadorja e Bashkimit Evropian dhe kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku kanë zhvilluar një takim rreth 50 minuta në Prokurorinë e Përgjithshme.
Ende nuk ka asnjë detaj lidhur me temat që janë diskutuar gjatë takimit të tyre të parë.
Pasi ka dalë, diplomatja e lartë e BE-së ka buzëqeshur përpara medias që kanë tentuar të marrin ndonjë prononcim.
Më herët kryeprokurorja ka qenë në një takim me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, si dhe ministrin e Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetajn.
Në takim ishin të pranishëm edhe zv.drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo, Drejtori i Përgjithshëm i Komanduar i Policisë së Shtetit Rebani Jaupaj dhe Drejtori i SHÇBA-së Eduart Merkaj.
Takimi ishte në kuadër të operacionin ‘Forca e ligjit’, që ka nisur si aksion pak muaj më parë. (TemA)
Si tha Mona,mos i “fut hundet” ne punet e perbrendeshme,hahahahah !