Lulzim Basha ka qenë në Durrës ku i ka thënë të pranishmëve se kryeministri Edi Rama e ka humbur të drejtën për të qeverisur dhe se opozita kërkon largimin e tij përmes protestave.
Kryedemokrati rendit edhe arsyen që sipas tij kjo qeverisje ka përfunduar. Ndërkohë argumenton se ai bashkë me aleatët opozitarë është duke kërkuar drejtësi.
Shefi i opozitës fton qytetarët në aksionin opozitar të 27 janarit për të cilën thotë se Rama do të largohet.
“Bashkohemi në një aksion të madh opozitar që nis me protestën e 27 janarit, por që do të vazhdojë me dinamikë në çdo dimension.
Për një arsye të thjeshtë. Edi Rama e ka humbur të drejtën të qeverisë. Kush i shërben krimit, nuk i shërben dot të varfërve. Kush i shërben trafikantëve, nuk i shërben dot fëmijëve të shqiptarëve. Nuk bëhen dot të dyja. O njëra, o tjetra. Nuk ka vend për të qëndruar në mes.
Nëse votën e merr me kriminelët, nuk ndjen detyrim me njerëzit e thjeshtë, kaq e thjeshtë është. Kjo është arsyeja përse 49% e shqiptarëve nuk paguajnë dot faturën e dritës dhe të ujit.
Kjo është arsyeja përse 30% e shqiptarëve nuk paguajnë dot nevojat minimale ushqimore. 39% nuk ngrohin dot shtëpitë. 70% e atyre që ikin janë nga mosha 19 deri 34 vjeç. Nuk e ka fare shqetësim. Shqetësim e ka, si t’i mbrojë kriminelët e vetë.
Çfarë kërkojmë ne? Ne kërkojmë drejtësi. Ne kërkojmë drejtësi sepse duam zgjedhje me drejtësi, jo blerje të pushtetit. Duam një drejtësi që ndëshkon krimin dhe korrupsionin, që ndëshkon Sajmir Tahirin dhe banditët e tij, që ndëshkon qeveritarët e korruptuar, që ka guximin të vendosë para drejtësisë dhe prapa hekurave këdo qeveritar dhe pushtetar pavarësisht prej pushtetit
Masiviteti në protestë është mesazhi më i qartë se papajtueshmëria, që ju qytetarë, e prekni kudo me këtë qeverisje, nuk është më e heshtur, por është zëlartë dhe është një refuzim i pakapërcyeshëm. Është sinjali më i vërtetë, më i qartë se e keqja ka rënë moralisht.(TemA)
Po kete po kerkojme edhe ne populli zoti Basha, DREJTESIN. U bo 5 vjet qe i kerkojme Edi Rames DREJTESI qe me rras mrena hajdutet me pushtet si puna jote zotrote, MET dhe Berisha & family. Mirepo ai po merr kohe ta bej ket drejtesi. Le te shpresojme kete 2018.
Persa i peket protestave, nje keshill o lum miku: POPULLI shqipetar votoj ne qershor 2017 dhe ja dha votat Edi Rames edhe pse aleati i tij i semure dhe i korruptum Ilir Meta doli kundra Rames (te kujtohet te çirrurart e LSI dhe te tuajat).
Pra ne do te vish ne pushtet n.q.s i shpetoj Drejtesise te 2018, zotrote, ti duhesh te paraqesesh program dhe ide te reja shqipetareve dhe jo te pellit gjith dita, java muaji, viti dhe 4 vjet HAJDUTI, KRIMINELI, NORIEGA, SAJE QORRI e lloj lloj nofksh qe po tmerroni kalamojt me u degju. Ne te meçmit e dime pse ju me Dr RRUMPALLEN bertisni keshtu ? sepse doni anarkine dhe rrumuje per te mçef gjurmet e vjdhjes dhe vrasjeve qe i keni bo keti populli.
O kungull, mesoje ne fjalore fjalen opozite dhe edukohu.
undefined
undefined
CFAR DREJTESIE KERKON KY
JEPI DREJTESI 21 JANARIT,
JEPI DREJTESI RUGES SE KOMBIT
JEPI DREJTESI CEZ
JEPI DREJTESI VJDHJES TE VOTAVE QE VODHE PER KRYETAR BASHKIE DHE KRYETAR I PD
TURP
Vallahi,e vetmja shpres je ti o Lul,jo Pd-ja.Ti si trap i pa afte qe je,do ecesh perpara bashke me Monen.
Hahahahaha sa te poshter sa gjakpires jeni ju te PD .deri dje ku ishit vjedhet rjepet shqiptaret ..tani kuptohet se ju jeni llumi i korrupsionit antishqiptare ju nuk doni reforemn prandaj degjoni salen ju se keni per te shkuar per lesh me gjith parti te qepbur
Rames te drejten per qeverrisje ia ka dhene populli me vote dhe ia heq vetem populli me vote.qente le te lehin ,Rama shkon perpara.
Shkrim i sakte edhe pse ka gabime ne terma , psh, cdo me thene kryedemokrati ?? kryetar i partise demokratike po , por jo kryedemokrati , eshte e mundur ti thuash Lulit kryedemokrat ?? Po ashtu dhe Edit kryesocialist ?? Luli kryedemokrat ?? po te tjeret cjane ?? vetem e vetem ate qe beri ne 21 janarin , apo ne zgjedhje per kryetar bashkie Lulit nuk i thua kure kryedemokrat …………..
ouahh…
edhe tash e paska kuptuar ky pseudopolitikani se nuk paska drejtesi,e jo kur beri marreveshje me Ramen?
Pyetja per ne shqiptaret eshte kur tallet ky me ne :kur bene marreveshje apo kur nuk bene marreveshje me Ramen?
Apo cdo here ?
Une mendoj cdo here tallet me shqiptaret se dertin nuk e ka te Drejtesia po tek tepsia e tij.Edhe po per TE Pdja eshte e vetmja shprese.
PoPDja kur nuk mundet me qene shprese per shqiptaret:e pame se cka krijoj PDja gjate ketyre viteve e po e paguajme, e shume shtrenjt bile, ne kurriz tone…