Shehi: Bashkimi me LSI na sjell humbjen e votave, në protestë do dalim kundër shkeljes së Kushtetutës

10 Janar 2018, 14:14Politika TEMA

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi thotë se bashkimi i PD me LSI rrezikon të shkaktojë humbje të votave për PD-në.

Teksa për protestën e opozitës Shehi tha se angazhimi i përbashkët i PD me LSI vjen në kuadër të situatës politike, ekonomike dhe sociale në vend.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”,Shehi shpjegoi dhe aryset se pse do të protestonte kundër qeverisë.

Sipas tij opozita do të dali në protestë kundër shtetit të korruptuar si dhe kundër shkeljes së Kushtetutës.

Ne tani do të dalim në protesta kundër shtetit të korruptuar. Do të protestoj kundër shkeljes së Kushtetutës.

Por edhe PD vetë duhet të bëjë “mea culpa”. Funksioni PD shkon përtej alternimit të pushtetit.

Bashkimi me LSI na sjell humbjen e disa votave. Qëndrimin tonë ndaj LSI ne ia kemi shprehur edhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Dhe kemi marr përgjigjen që ne tashmë si opozitë do t’i kundërvihemi qeverisë së krimit. Por padyshim që PD ka qëndrimin e saj, dhe duhet të ketë parimet e saj.

Ne nuk kemi nevojë për numra. Pasi opozita gjithë bashkë nuk është se bën shumicën me numrat. Por kjo është një protestë morale.

Ne i ofrojmë qytetarëve të Shqipërisë solidaritetin kundër situatës në të cilën ndodhet vendi. Kemi besim se qytetarët shqiptarë do të na bashkohen në protesta”, u shpreh Dashamir Shehi.(TemA)

 

 

4 komente në “Shehi: Bashkimi me LSI na sjell humbjen e votave, në protestë do dalim kundër shkeljes së Kushtetutës”

  1. Mali says:

    Larg qoftë, e u bashkohen 5000 vetë dhe bëni sikur mbushni bulevardin, se i bëri 5000000000 doktor qoftëlargu, dhe na çan dërrasa gjithë ditën më urraganin popullit pastaj. Nuk e kam fjalën për përkrahësit e forcave politike, por me pulitikanët.

  2. Kujtimi says:

    LSI vjeth sa here ndrohe pushtetet
    ESHTE berenje me PD Jan te uritur qe te
    VJEDHIN CA

  3. Berti says:

    Dash nuk arrij te kuptoj…..ti vertete nuk je i qarte perse kerkohet protesta nga Luli dhe Mona apo ben hipokritin ?Nuk e kupton vertet qe behet per te penguar krijimin e KLP dhe KLGJ.Koha do ta vertetoje kete.Mgjse njerezit kane filluar te dyshojne edhe tek ti.Me duket qe edhe ty te tremb afrimi i reformes ne drejtesi.

  4. petrit says:

    O Dash ! Po shkelja e Kushtetutes nuk zgjidhet me tubime , kete e di i bardhe e i zi ! perse genjeni Popullin , po jeni te bindur qe eshte ” shkelur ” Kushtetuta cojeni ne gjukaten kushtetuese ! perse se coni , vetem ajo gjukate ka tagrin te gjukoje Kushtetutshmerine ,apo jo , si thua nuk eshte keshtu ! Por ju keni hall tjeter qe mashtroni Popullin , Ju doni te pengoni Reformen ne Drejtesi ,dhe te pengoni celjen e negociatave me BE. Kete hall keni , Ti personalisht nuk e ke kete hall , jeni antikombetare , asnjeren nga keto se pengoni dot ! ato ” ligjerime ” qe beni , ata surrugeter qe nxirni populli i neverit se i njeh mire kush jane . po vijne zgjedhjet lokale ” Peshkun ” keni per te marre . Te dija burre me ment !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje