Paskal Milo kërkon nga opozita që të shtyjë grindjet politike me Ramën për 6 muaj, deri sa Shqipëria të marrë ftesën për hapjen e negociatave me BE-në.
Ai thotë në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, se nëse skena politike në Shqipëri trazohet këto muaj, kjo do të ishte një tradhti e madhe ndaj interesave të Shqipërisë.
“Opozita mund të jetë në të drejtën e saj dhe ka arsye të mjaftueshme në gjykimin e saj për ta ndezur Shqipërinë ose për të qenë më i saktë për ta rindezur Shqipërinë me debatin politik të rrugës, por për mendimin tim siç edhe e shpreha do të duhej që përtej kalkulimeve politike të momentit të mendohej më gjerë, sepse jo gjithnjë koniukturat mund të jenë favorizuese në mënyrë të veçantë për shqiptarët. Nuk duhet të humbet momenti.
Ai duhet kapur fort se nuk vjen gjithnjë dhe nuk duhet që politika shqiptare t’u japë më tej arsye dhe argumente Brukselit, institucioneve vendimmarrëse të BE-së për të përsëritur atë çka veshët e shqiptarëve tashmë janë mësuar të dëgjojnë nga Evropa dhe partnerët ndërkombëtarë që politikanët shqiptarë zanatin më të mirë që dinë të bëjnë është sherri, konflikti, përgojimi i njëri-tjetrit dhe korrupsioni.
Evropianët dhe, më gjerë akoma, janë lodhur me politikën shqiptare, janë ngopur me ecejaket në kancelaritë evropiane, janë bërë mosbesues për këtë kategori politikanësh që vetëm përgojojnë, shajnë, akuzojnë të tjerët dhe nuk vendosin në axhendat e tyre reale interesat e Shqipërisë, por interesat e tyre personale, të pushtetit që e kërkojnë me çdo kusht e me çdo çmim.
Prandaj them që mund të vihet dyshim hapja e negociatave, ose më mirë të themi një vendim i institucioneve të BE-së për hapjen e tyre nisur nga çka do të ndodhë në Shqipëri gjatë muajve që do të vijnë. Nëse Shqipëria do të përfshihet në një valë tjetër krize politike të imponuar nga politika e rrugës, nga bllokimi i parlamenti që rrjedhimisht mund të çojë në bllokimin e reformave dhe sidomos të reformës në drejtësi, atëherë si mund të bëjmë përgjegjës Evropën për atë çka gatuajmë vetë këtu në Shqipëri.
Do të bëhej një atentat i madh ndaj procesit të shumëpritur të integrimit të Shqipërisë dhe të shqiptarëve në BE. Kjo më tepër i takon opozitës, por edhe qeveria shqiptare duhet të jetë shumë e kujdesshme, shumë e vëmendshme që përkundrejt objektivave që ka shpallur të mos mbetet vetëm në artin e retorikës, të mos mbetet vetëm në fushën e premtimeve, por të bëjë realitet ato që ka parashtruar dhe që çojnë në mënyrë të natyrshme dhe të sigurt në përmbushjen e kritereve dhe standardeve që kërkohen nga Brukseli, në mënyrë të veçantë në zbatimin me transparencë të plotë dhe pa prapavija të dyshimta të reformës në drejtësi”, thotë Milo.
I pyetur për problemin e drogës dhe nëse mund të ndikojë negativisht në marrjen e statusit, historian dhe ish-ministri i Jashtëm thotë se BE e di çfarë ndodh në Shqipëri, por ajo ka një plan për vendin tonë:
“Bashkimi Evropian dhe institucionet e tij, padyshim që i kanë marrë në kohë dhe në detaje të gjitha hollësitë e kësaj çështjeje, që kaploi Shqipërinë në mënyrë dramatike, sepse jo vetëm që kanë këtu përfaqësuesit diplomatikë që informojnë në mënyrë të vazhdueshme, por kanë edhe mjete, dhe instrumente të tjera që e vëzhgojnë dhe e çmojnë politikën shqiptare dhe zhvillimet në Shqipëri.
Mbi të gjitha ekzistojnë institucione të posaçme të bashkëpunimit në luftën kundër këtyre fenomeneve, drogës dhe Shqipëria, në këtë rast qeveria dhe institucionet shqiptare janë të detyruara të informojnë në mënyrë periodike dhe të koordinojnë qëndrimet dhe veprimet me institucionet evropiane.
Nuk duhet harruar se në mënyrë të veçantë një institucion i tillë, i një vendi anëtar të BE-së, siç është Italia fqinje, si Guardia Di Finanza është angazhuar me të gjitha kapacitetet e saj në vëzhgimin, në ndjekjen e luftimin e këtij fenomeni tepër negativ për Shqipërinë. Pra, njohja ka qenë e plotë për çka ndodhi në Shqipëri.
Por, reagimi i BE-së në pamje të parë ka qenë disproporcional me realitetin dhe ky disproporcion midis realitetit shqiptar dhe reagimit evropian që opozita shqiptare shpesh e ka ngritur zërin ka një arsye pse ka ndodhur.
Nuk është absolutisht ajo çka shpesh herë flitet nën zë apo edhe me zë në mediat shqiptare apo në mjediset e politikës shqiptare se BE-ja mbështet qeverinë socialiste të Edi Ramës, se nuk i shikon me objektivitet ngjarjet në Shqipëri se janë blerë përfaqësues diplomatikë evropianë në Tiranë, etj., etj. akuza e komente që kemi lexuar e dëgjuar.
Mendoj dhe kam një nuhatje për të kuptuar që BE-ja ka mbajtur qëndrim zyrtar aq sa duhej të mbante për një çështje që nuk është vetëm fenomen shqiptar, por është një fenomen global, diku më shumë e diku më pak dhe që Shqipërisë në fazën në të cilën ndodhet i ka munguar dhe ende i mungon infrastruktura e nevojshme për ta luftuar këtë fenomen kriminal në asgjësim të plotë.
Për rrjedhojë BE është përqendruar për momentin në nxitjen e reformës kyçe që do të bëhet baza ligjore dhe logjistike për të luftuar edhe fenomenet e kriminalitetit, përfshirë këtu edhe luftën kundër drogës, siç është reforma në drejtësi. Ka kapur kyçin, përmes të cilit do të hapë dyert e të gjitha bëmave korruptive dhe kriminale në Shqipëri për t’i luftuar me rrënjë dhe për ta sjellë Shqipërinë në parametrat e duhura për ta pranuar si anëtare në një kohë të ardhme”.(TemA)
E dreite ajo qe ju argomentoni por ato jane grupi kundra Shqiperis dhe shqipetarve dhe ky grup do beje cdo sakrific qe endrra e shqiptareve mos te realizohet shpresojme shume te vij dita e se vertetes.
POPULLI e DI KUSH JAN e keqja PER kete vend
SALI qenin, LULI adolescenti, LIKE FLORIRI, MONA parallesha dhe gjith plerat qe I ndjekin pas
Mire e ke o Agim, por fajin nuk e kane vetem ai grupi i pseudopolitikaneve por dhe nje pjese e shqiptareve qe u vene prapa per ndonje therrime, mendoj ata, megjithese ajo kohe ka perfunduar. Ja ti shikojme me daten 27 janar; do jene vetem ata qe i ka zene tmerri nga reforma apo do kete dhe shqiptare para dhe pas tyre. Dhe , me sa kemi pare e degjuar, BE kesaj radhe mund te na jape shansin e arte per hapjen e negociatave, por keta e ata shqiptare qe u rrine mbrapa, mund ta sabotojne perfundimisht e Europa do kujtohet pastaj aty nga viti 2025. Ja kjo eshte puna e opozites shqiptare se nuk duron dot nja 6 a 7 muaj , pastaj te ulurije sa te doje. Po çfare kerkon opozita? Kerkon te shpetojne drejtuesit e saj nga krimet qe kane bere. Po çfare kerkojne shqiptaret: te behen antar te BE-se. Cila peshon me shume? Patjeter qe OPOZITA DUHET TE BASHKEPUNOJE ME QEVERINE DERI SA BE TE VENDOS HAPJEN E NEGOCIATAVE nga fundi qershorit. Po i intereson opozites kjo? Nuk i intereson Shqiperia dhe shqiptaret, por koka e saj. KUSH NUK E KUPTON OSE BEN SIKUR NUK E KUPTON, nuk eshte idiot, POR NUK I DO TE MIREN SHQIPTAREVE TE NDERSHEM DHE SHQIPERISE.
Drejtesia po vjen! E ke noten 10 per kete koment.
MUSLIMON BROTHERS,nder shekuj antikombetare,antishqiptare,antievropiane…………….kjo rrace e ndyre perverse arabe eshte katasrofi per Shqiperine dhe identitetin e shqiptarit kudo neper bote si ”mavro provato” !
Mirë e ke o Paskal po kujt I thua Salës,Likes,Lulit apo Monës çizmegjatës,që vetëm me ato budallallëqe që bënë për kryeprokuroren e përkohëshme na kanë rrezikuar shumë edhe për sivjet,për marrjen e statusit pale që nuk ngopen me budallalliqe po duan të vazhdojnë më dhe në rrugë ta mari mire veshë e gjith bota se cilët janë.Sa mire do ishte ta kishin emrin Paskal ndoshta do të kishin shansin të gjykonin dhe si ju.
Ty Milo nuk te flet zemra qe si ish udheheqes duhet ta kesh ne koke zemren, siç thote Bonoparti. Pse s’ flet hapur se opozita jone eshte bande keqberese, qe me gjithe te metat e medha, mori nje shtet steril dhe per pak kohe e katandisi shtetin me zhabulan ne Europe. Te gjitha poshtersite e ketij vendi e kane fillimin dhe mbarimin tek kjo bande. Zgjedhjet nuk kane shume qe jane bere, populli e dha verdiktin, çfare kerkojne keta.
Une s’ them se çdo gje shkon si ne vaj, por tre – kater probleme qe ka mazhoranca e sotme nuk muns te krahasohet as me nje beme e gjeme te PD e LSI.
Profesor jeni shume i qartre. Perlyerja nuk te lejon qe ti hapesh rrugen integrimit dhe reformes ne drejtesi.
Ku jane politikanet e tjere?
Pse nuk flasin?
Pasjalit i lumte qe argumenton me fakte dhe me pergjgjsine e nje Ministri te Jashtem.
BE ësht armiku Shqipëris.Basha dhe Kryemadhi justifikojn rrogën.
Konstatim I drejte. Opozita nuk mendon per vendin dhe integrimin Evropian po per karriket ne qeveri. Me qe demton interesat e popullit, kjo opozite te abandonohet nga shqiptaret.
Ashtu sic jeton Malesori ne Maje te Malit ashtu kerkon te jetoj edhe Paskali ne Byth te Kalit.
Po mire o profesor,
Kaq me vonese e kuptove ti kush eshte LSI e PD?
Po edhe ti qe iu bashkove LSI i tille je. Nuk ndryshon shume me ta, dukesh se je i kamufluar, por shqiptaret te kane njohur me heret dhe te kane vene noten 4. Je nivel medioker si ne histori por sidomos ne politike.
Nuk justifikohet dot Paskali duke folur gjithnje ne shumes e ne pergjithesi. Si more nuk u flet zemra per atdheun, por buzet mekanikisht duke u hapur e mbyllur pa thene gje dhe xhepi. A xhepi? Ky do jete problemi qe s’ flisni sic duhet te flase nje burreshteti. Nje cope grua beri zap Kroacine dhe u fut ne BE. Broçkullisni kot, zoti Milo vetem per te kujtuar se je ketu. Me kujtohet ajo sigla e partise qe u nderruan germat nga PSD ne PDS. Ne fund per ta indentifikuar shruanin edhe PSD Milo!!!
Respekt per ju zoti Paskal!Ky eshte nje qendrim i drejte,i ndeshem dhe atdhetar.Ata qe e duan sot shqiperine dhe qe jane atdhetare duhet t’i lene menjane interesat vetiake,te castit dhe merite qe kane me njeri tjetrin,pamvaresisht se kane te drejte ose jo dhe per mendimin tim sot opozita,e cila pergatitet te hapi nje raund te ri debatesh dhe trazirash politike nuk ka te drejte.Dhe perse: Opozita e sotme nuk ka te drejte se pari,per faktin se pretendimet e saj per perhapjen e droges,korrupsionin etj etj moren pergjigje para disa muajsh dhe nuk ndodh ne asnje vend te botes qe udheheqes te opozites me tru ne koke,pasi te humbasin zgjedhjet ne menyre plebishitare,menjehere pas zgjedhjeve,te rifillojne avazin e mukes.Kjo eshte absurde dhe ndodh vetem me truckulurit drejutues te opozites ne shqiperi dhe sic thote sot dhe ish kryeprokurori i Elbasanit “shqiperi hesapi”!Se dyti,nuk kane te drejte per me teper,sepse partizanet ,themeluesit dhe inkurajuesit e problemeve per te cilat ata akuzojne Edi Ramen dhe qeverrine e sotme jane pikerisht ata,Salihi,Lylka,Likja,Munika,Mediu etj.Kush e hapi lojen e vjedhjes se zgjedhjeve,nuk ishte PD-ja e largqoftit Salih?Kush e futi frymen e korrupsionit nuk ishin prape ata,ne aleance me LSI-ne,ose e thene ndryshe SHPK-ja e partise se biznesit?Nuk jane ata dhe kuadrot e tyre qe jane akuzuar per te tilla gjera? Balili nuk ishte i LSI-se dhe sot i kerkuar nga Interpoli?Drogen ne Lazarat nuk e menaxhonte Sala i trustit te geshtenjave,qe e pranoi live,se kishte dhene urdher te mos nderhyhej ne republiken e PD-se -Lazaratistan?Me pas nuk ishin laaratasit,qe u shndrruan ne instruktore te kultivimit te kanabisit ne te gjitha fshatrat e shqiperise,ne kembim te rroges per kete pune?Po parlamentin nuk e bene ata me Salihun ne krye si Estraden e Tirones,ku gajaseshin cdo te enjte i madh e i vogel? A nuk ishte krijuesi dhe udheheqesi histerik i saj,Likja i floririt ,sheiku i qetesise e dashurise qe deklaronte se per “padrinon”Berishovic ka dobesi dhe do flasi e do beje gallate ne estraden e te enjtes ne parlament sa here te doje?Dhe k,ush e thoshte kete,Likja i videos me Dritanin,qe e shpetoi Berisha nga denimi dhe per te cilin ne 2008 me gojen e tij Likja dhe Spartaku thoshin se Berisha eshte agjent dhe kemi dokumenta per kete.Cfare ndryshoi qe sot jane bashke,maleate dhe ne te njejten llogore,duke bere bashkerisht makinacione te dukeshme e te padukeshme kunder PS-se e Edi Rames dhe per inerci,kunder interesave themelore te vendit dhe demokracise ne shqiperi? Po Basha perse do protestoje kunder qeverrise dhe kerkon “Qeverri atimafie”? Qe te hetoje per rrugen e Kombit,kur ate personaliasht e akuzon KLSH-ja per vjedhje te 220000 evrove dhe per te cilen i iku drejtesise nme raport mjekesor e me procedura?Do protestoje per vrasjet qe ai si minister i brendshem ,se bashku me Berishovicin e mallkuar kryen ne bulevard?apo per shitjen dhe faljen e nje pjese te detit Greqise dhe te cilen nuk e humbem fale nderhyrjes se gjykates sone kushtetuese?Apo per vjedhjen haptazi te mandatit te kryetarit te bashkise se Tiranes,duke mbushur kutite me vota fallco ne 2014-ten?A,kemi dhe Mediun qe do protestoje per mos zbardhjen e shpoerthimit te Gerdecigt,si ish minister i mbrojtjes qe ishte? Kurse Mona?ajo po qe ka te drejte te protestoje! Ajo do ankohet sepse i ka humbur cizmja e firmes Guci prej 2500 dollaresh apo me shume(s’jam i sigurt).Do protestoje dhe per kokainen qe ka trasportuar me rrjetin e saj(shjoferin e saj kapen me 20 kg cocaine ne kufi),per pasurine marranmendese qe ajo dhe i shoqi kane bere ,”vetem me rroge”,per vilen e Lalzit,per lobimet shume milioneshe ne SHBA,per zarfat qe japin majtas djathtas e per mbledhjen e kartave te identitetit te njerezve ne nevoje,ne kembim te nje shume parash,per te votuar per ta(ne Tv i kemi pare e degjuar keto).Kjo baxhelle po qe ka te drejte te protestoje,se ne aleance me PS-ne kishte e kishin gjithe ato ministri,kishin akses kudo dhe merrnin njerez neper punera,kishin tendera etj etj,kurse tani tepsine e shohin si dhelpra rrushte,e ka vetem PS-ja dhe te shohim se si do e menaxhoje,por jo pas tre muajsh,por kur te mbushet katervjecari,Mirepo ajo eshte nje edepseze e paduruar,e do sot,si te Edit dhe ku te doje ajo.Eshte eksituar shume dhe aresyen e di ajo pse eshte kaq e nderkrryer dhe e paduruar.Me te vetem prokuroria mund te merret,sepse akuzat e saj ndaj kryeministrit jane teper te renda,te perditeshme,here me gojen e saj,here me gojen e Luan-fatkeqesise e here me gojen e Vasillaq Bufit dhe nese nuk qendrojne(qe nuk ka as me te voglin dyshim per kete) duhet te denohet dhe ne menyre shembullore,se bashku me “burrin” e saj aleat,lylushken dhe tre-kater musketjeret e tjij,qe e kane bere rruge shpifjen dhe vetem gjykata mund ti beje zap.Pra,te gjithe keta,nuk e kane hallin tek Shqiperia,por tek halli i tyre,sepse po vjen dhe filloi realizimi ne praktike i reformes ne drejtesi,i famshmi veting.Ketu eshte halli.Ata nuk mendojne per vendin,qe te lene menjane perkohesisht sic thoni ju,merite dhe ambicjet e tyre per pushtet.Prandaj jane ndersyer,sikur marrin droge tre here ne dite dhe i genjen mendja se do u veje pop;ulli pas.Une mendoj se dhe Europa dhe aq me teper Amerika,te cilet i njohin mire tashme,e kane kuoptuar se me ke kane te bejne,nuk duhet t’ua vere me veshin,pavaresisht se ata paraqiten me levozhgen “Opozite”,Amerika dhe Europoa duhet t’u vare bidonat,sic thote populli.Ata bejne opozite per pasurite e tyre,per privilegjet e tyre personale,per tu mbrojtur nga vetingu e nga reforma per krimet qe kane mbi kurriz.Dhe pas tyre jane vetem disa servile “kryetare partish” te perjetshem qe jane te lidhur me ta me fije te dukshme e te padukeshme.Opozitaret e thjeshte,jane te shumte,te ndershem,punetore dhe jetojne me buken e gojes,me te ardhurat e tyre,qe perpiqen gjithe diten te fitojne dhe nuk kane lidhje me lidershipin e partive te tyre te degjeneruar.Ata duan nje qeverrisje te ndershme,te punoje per te gjithe popullin dhe jo te iki nje qeverri dhe te vije nje tjeter,qe te rrisi fitimet e qeveritareve dhe familjareve e miqve te tyre dhe ata,baza e partise, te katandiset gjithnje e me keq e te beje tifozllerk per lylin e Muniken.Prandaj ne tubimet e tyre,ka cdo dite e me pak njerez.Dhe eshte per kete arrsye qe thirrja qe ben politikani dhe publicisti i nderuar Paskal Milo nuk do zere vend.Nuk do degjohet prej kamikazeve politike shqiptare,qe i kane thene mendjes “ik pirdhu” dhe te vetmin motiv te qenies se tyre ne politike kane egon ,perfitimin maksimal te tyre,rritjen e pasurise dhe xhvatjen sa me shume te ketij populli te vuajtur,i cili perpiqet te ngrere koke,por keta i kane hedhur siren dhe rrjeten e merimangers persiper dhe nuk e lene rehat.Vetem ndihma nga Zoti Lu,ne emert te Amerikes ,te zonjes Vahutin ,ne emer te europianeve ,te zonjes se nderuar Merkel,e cila ka dhe peshen me te madhe ne Europe dhe te ambasadoreve te tjere te nderuar mund te beje qe keta pizevenge te pandreqshem politike te mos gjejne mbeshtetje ne genjeshtrat e shpifjet e tyre dhe te detyrohen ti neneshtrohen gjykimit te organeve te drejtesise e te popullit shqiptar.Ora e tyre ka ardhur!Partia Demokratike e Lulzim Bashes duhet perjashtuar( per mendimin tim),qofte dhe perkohesisht nga partia e djathte popullore europjane,per qendrime destruktive ,te qellimshme e penguese dhe kunder aspiratave te shumices se popullit shqiptar e perparimit te vendit te tij drejt bashkimit europian.Mjaft e kane toleruar kete krimb politik te Berishes,i cili si Urjah Hipi i Dikensit,ka arritur te marre drejtimin e kesaj partie,duke e pastruar ate me lezet e marifete nga elemente perparimtare e atdhetare si Majlinda Bregu,Eduart Selami,Astrit Patozi e te tjere.
ATA MENDOJNE SE SHPETOJNE NGA WETINGU , FRIKA I KA HYRE NE PALCE . NQS NUK DENOHEN KETA HAJDUTE TE SHTETIT . KY VEND NUK BEHET KURRE .
Si Paskal MILO , ka nxjerre pak burra Shqiperia ! Filozofia e mendimit te tij momental (thirja e momentit) eshte reze drite per te ardhmen e vendit . Mendoni per kete Popull.
pjp
O LULUSH, MORE LULUSH,
KUJDES,SE MUNA,MUND TA FUSË.
PËR PARA DHE PËR PUSHTET,
AJO BËHET DHE SYNET.?
ME SHKUMA -PARTI, NË JALË,
NXIRRË BYTHË E NXIRRË SHALË,
E SJELLË RININË VËRDALLË.
Shkrim i bukur i sakt dhe mjaft i qart , por mos harojm profesor, qe shtetin shqiptar postkomunist e moren ne dor dhe e ndertuan nje grup njerzish te zgjuar ,kuadro te atij shteti diktature,te shkolluar prej saj, e te privilegjuarit e saj ! Enver Hoxha passi pastroi rivalet me mendimin se form e udheheqjes se Tij do vazhdoj nen doren e hekurt te pasardhesit ,nuk llogariti ate cka do benin pjell e regjimit te tij ! Kta pra qe “sollen” demokracin dhe organizuan kte shtet te formes aq te panjohur per shqiptaret duke futur pluralizmin ,dolen fara me e keqe qe ka sjell ne nje Komb qoft ne Ballkan apo Evrop ! Kjo Far duke par se “deti u ba kos” u xhveshen nga cdo ndjen atdhetare dhe qe ne lindje te “ksaj krijese te re” u turen kush te kafshoj ma shum e te mar ma shum prej saj ! Te xhveshur nga cdo ideal ,nga cdo ndjenj atdhedashurie e patriotizmi ,kjo far politikanesh me kryeideatorin dhe kryetradhtarin e madh Sali Berisha e kthyen Shqiperin ne nje minier apo burim fitimi e pasurie te panjohur per shqiptaret deri ne kte koh ! Kjo Far i kthyer ne nje grup solid me te njejtat synime u kthye ne nje band hajdutesh e kriminelesh ! Vodhen me permasa te panjohura e u pasuruan me po te tilla permasa ! Krye banditi krijoi nje administrat te sofistikuar ne sherbim te ktij kaosi antishqiptar duke koruptuar politikanet e etur ,far e Djallit ,si dhe drejtesin te cilen e beri llogore dhe prapavijen qe e mbron edhe passi u rezua nga froni ! Keshtu pra ky shtet i ri postkomunist ne dor te xhonkomunisteve, mori form ,figur dhe qenie ! Kjo “qenie” me emrin opozit esht ajo qe shohim dhe po mbajm sot ne ne kuriz ,kjo “qenie “esht ajo qe ti pershkruan ne kte shkrim ! Ksaj qenie po nuk ju pre koka ,duart dhe bibilushi qe te mos vazhdoj shumzimi ,Shqiperia nuk ka per te shpetuar kurr ! Kjo “qenie” keshtu funksionon ,duke henger e pir gjak shqiptaresh e duke u henger mes tyresh qe te mbaj pushtetin , te destabilizojn ate cka krijuan qe te perjetesojn shijen, qe ju dha ky shtet qe krijuan !
Zoti te vere doren Po mbetem te na shpetoje LSI me ato thaset e mjellit dhe sheqerit qe sperndante si ne vendet e Afrikes dhe PD me Luli debilin qe fle ne kembe .Me mire te vdesim ose zhdukemi nje ore e me pare nga ky vend JO se PS me Edi Ramen nuk kane kusuret e tyre Te pakten per Tiranen qe eshte nje qytet skandaloz dhe veshtire te behet me te vertete nje qytet Europjan Zoti e ndihmofte te pakten mbas 500 vjetesh nje here Shqiperine
Keta pseudemokrat, pseupolitikan, antishiptar, kriminel, te koruptuar dhe hajdut, genjejne e mashtrojne ,per tre dekada, per mireqenie e per Evrope dhe shikojne vetem interesat e tyre personale
Vetem 3 rruge jane
1-SHBA-ja qe deri me sot nuk ka bere gje per Shqiperine ti beje presion Evropes, ne ti hedhim hi syve
dhe Evropa te beje nje sy qor e nje vesh shurdh per hapje te negociatave se deri sot vetem kushte na ve
2-korupsioni, vjedhja, krimi jan gjate gjithe viteve te tranzicionit (keshtu do te quhen te gjitha vitet deri sa te zhduken keta pseudopolitikan ndac ne djall e ndac pas hekurave te vene) dhe amerika e evropa ta vonoje te pakten akoma 6 muaj vitingun deri ne OK se keta blejne cdo gje me pare te piste dhe ska fuqi ti coje para drejtesise
3-ne baze te ligjeve pa mare para sysh po apo jo te evropes te futen para drejtesise te gjithe pseudopolitikanet se si duken skan per te dhene llogari ndonjeher se Shba-ja i ka vene e si do te ndikoje ajo nqse shqiperia futet ne evrope , ose tu garantohet se sdo preken nga vitingu qe kjo eshte me ezeza per shqiperine e per shqiptaret ose pas hekurave se do djegin dhe kartat dhe seshte nevoja per heqje imuniteti
Shqiptaret Jane aq idiot sa nuk kuptojne se futja ne BE nuk zgjidh asnje hall per Shqiperine.
Edhe Bullgaria dhe Rumania 10 vite ne BE kane por bordello mbeten ne kuptimin e pare dhe te dyte te fjales.
as prostitucioni, as varferia dhe as korrupsioni nuk kane ikur, biles eshte rrit emigracioni , seks turizmi dhe degjenrimi moral dhe kulturor ne keto vende.
Ne Shqiperi duhet te dali nje force e re politike nga djem te rinj dhe familje te medha shqiptare.
Pasquale, mbushja e shqiperise me kanabis nuk eshte pjese e problemit global. Nuk mund te shfajesosh Ramen dhe burokratet e e Europes duke e globalizuar fenomenin e kanabisit. Perse nuk kane te njejtin problem me ne Serbia, Mali i Zi, Kroacia, Bosnja, Maqedonia? Perse keto vende nuk jane vende origjine te prodhimit dhe trafikimit te kanabisit, por vetem ne jemi kampionet e Europes? Dhe problemi me i madh nuk eshte se u mboll kanabis, por se kjo u be me bekimin e qeverise shqiptare dhe e cila me shume mundesi perfitoi dhe e shfrytezoi lejen e dhene mbjellesve, korresve dhe trafikuesve per te investuar dhe fituar ne zgjedhjet e pergjitheshme. Dhe mos u cudisni nqs trafikantet dhe qeveritaret e perfshire ne kete loje po perpiqent e pastrojne parate nepermjet investimeve ne ndertim dhe turizem. And in top of this qendrojne ambasadoret perendimore qe me heshtjen e tyre te blere apo te dhene me qera jane ne nje fare menyre bashkepunetore dhe bashkefajtore te kanabizmit te shqiperise dhe lulezimit te rrjeteve te trafikimit te narkotikeve. Pasquale ben sic i thone shqip p**ken e dhise duke u perpjekur te luaje naivin dhe babxhanin. He mer Pasquale Pasquale…………