Pas disfatës në zgjedhjet e 25 qershorit, partia LIBRA e drejtuar nga Ben Blushi ka hyrë në një krizë të brendshme.
Një prej deputeteve nismëtare Mimoza Hafizi ka reaguar për situatën brenda kësaj force politike ku kërkon mbledhjen e Bërthamës për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe për të marrë vendimet e duhura.
Hafizi e akuzon Blushin për uzurpim dhe se nuk ka pranuar të mbledhë bërthamën që prej datës 13 korrik të vitit të shkuar.
Reagimi i plotë
Në situatën kur Portali i Partisë Libra, www.libra.al, nuk pranon të publikojë thirrjen për mbledhje të Bërthamës LIBRA, jam e detyruar të përdor faqen time personale, për informim të anëtarësisë.
Bërthama Libra është organ themelor statutor, i votuar nga e gjithë anëtarësia me parimin një anëtar, një votë. Bërthama i ka të gjitha kompetencat e saj të përcaktuara në Statut.
Çdo përpjekje për të mos lejuar mbledhjen e Bërthamës apo zëvendësuar me takime paralele, është uzurpim institucional brenda Partisë. Takimet me elektoratin apo aktivistët mund të kenë vetëm karakter konsultues.
Prej 6 muajsh, z. Blushi nuk pranon ta mbledhë këtë Bërthamë. Mbledhja e fundit e saj është zhvilluar me datën 13 Korrik 2017.
Në këto kushte, në përputhje me përcaktimet e Statutit Libra, më tepër se 1/3 e anëtarëve të Bërthamës kanë kërkuar mbledhjen e saj, me datë 12 Janar 2012.
Në vijim njoftimi i mbledhjes drejtuar 30 anëtarëve të Bërthamës:
Në kushtet që jemi, Libra është sot një institucion i rrudhur, një instrument i fjetur politik edhe pse në fazat e para të formimit institucional. Nisur nga këto konstatime dhe të bindur se e ardhmja, pritshmëritë dhe fati i lëvizjes varen sot eskluzivisht nga vullneti dhe pasioni ynë i përbashkët, një grup nismëtar (anëtarë të zgjedhur të Bërthamës) kërkojnë si më poshtë :
Mbledhje të Bërthamës Libra
Bazuar në nenin 11 të Statutit Libra, ku përcaktohet:
”Mbledhja e Bërthamës thirret nga Kryetari ose nga 1/3 e Bërthamës. Me thirrjen e Bërthamës përcaktohet dhe rendi i ditës.”
Thërrasim mbledhjen e Bërthamës Ditën e Premte, datë 12 Janar, ora 19:15, me këtë rend dite:
1. Sqarimi dhe përcaktimi i statusit të secilit prej anëtarëve të Bërthamës, që kanë dhënë dorëheqje nga funksionet në mënyrë jozyrtare,
2. Analizë e situatës së brendshme dhe zhvillimeve në Libra, si dhe pozicionimit të saj aktual politik. (TemA)
jeni bere si ato teatrot me lire ne dore. Menjfjale gazi i botes. Me vjen keq per Zonjen hafizi qe e kam njohur kur mbante postin e zv.ministres
Kujtim (Hafiz) Mimozë
Pranvera me një Lule s’vjen
Faj ke dhe ti
Besove në Legen.
.
Mimozë e trishtë
Pranvera s’erdh vërtetë
Për Ty, Për Libra-n …
Por “Beni ecën vetë”
Po ky fare Blushi ulurinte se Rama anashkalonte forumet,po tani?!
Zonja Hafizi ! Mos i shpenezoni pa vend energjite tuaja . Mos u zhyt ne nje labirint prej nga nuk mund te dalesh , ose del e lenduar . Nuk te njoh por nga sa te shoh , me dukesh disi e brishte per t’u perleshe me njerez te regjur ne negativitete . Partia juaj eshte nje parti qe per shume arsye nuk mund te jete e suksesshme . Ajo parti eshte ndertuar mbi bazen e eksperiencave negative ne ps ; nuk ka ekip serioz ; nuk ka studime serioze ; nuk ka bere asnje hap serioz per te siguruar elektorat ; ka nje nxitim qe prodhon vetem rrokopuje , por jo zgjidhje serioze .
?. MIMOZA!
Po ngrohet moti.!
Mos u gënje, të çelësh përsëri.
BLUSHI, është mashtrues kalibri.
Shif punën ti, mos u merr me të.✋️
ALPINI
Zonja Hafizi mos u merzitni se shyqyr edhe beni u be me partine e vet. dhe me ndihmen tende.
shume e trashe kjo rrezikja
????
Akoma eshte gjall kjo parti me emrin e shpifur “libra” ? Kjo eshte zhdukur ne drejtim te paditur.Me mire te ç?rregjistrohet.
O Mimoza, po Blushi do tulet dhe jo berthamen.
Po mire me Moza, dhe as ti nuk i ndahesh Libres.
Ikni te gjithe dhe lereni Blushin vetem. Nje person nje parti. Keshtu vajti kjo pune.
Dhe ju qe nuk beni dot pa parti beni parti tjeter. C’na gjeti. O ne Parti o ska