Elisa Spiropali me strukturat e FRESSH: I keni parë si janë vajzat e LSI në Parlament, e patë Monikën me çizme?

10 Janar 2018, 19:46Politika TEMA

Në selinë e PS, është duke u zhvilluar takimi i koordinatores për bashkëqeverisjen e PS, Elisa Spiropali me strukturat e FRESSH ku kjo e fundit ka kërkuar mobilizim të të gjithë të rinjve, të mbushin pallatin e sportit që të sfidojnë po ashtu edhe protestën e opoztës të 27 janarit.

Por komentet më pikante të Spiropalit kishin të bënin me mungesën e vlerësimit që sekretarja socialiste ka për vajzat deputete të LSI, kolege të saj, në Kuvendin e Shqipërisë.

Dhe në parti të tjera ka të rinj, por janë ushtarë, i keni parë ato vajzat që ka future LSI në Parlament? I keni parë sesi janë? Të jesh i ri, nuk është vlerë, port ë kesh risi, dhe të sjellësh risi, është një vlerë”, tha Spiropali në fjalën e saj, raporton newsbomb.al.

“Ne fituam vetëm dhe u kërkuam njerëzve të na besonin. Të na besonin se do të hiqnim pazarxhinjtë dhe tepsixhinjtë nga administrata”, vazhdoi analizën Spiropali, duke iu referuar sërish zyrtarëve të LSI-së, e cila ka qenë forca aleate qeverisëse e PS, në mandatin e kaluar.

Ne do të vlerësonim meritën te njerëzit. Njerëzit na besuan, dhe ne duhet tua kthejmë këtë besim” tha ajo.

Spiropali u foli për rëndësinë e celjes së negociatave me BE.

Kanë dalë disa forca politike që duan të kthejnë pas Shqipërinë. E tregojnë me aksione në Parlament, por edhe në forma të tjera.

Pse kujtoni ju se i hodhi çizmet ajo në Parlament? Apo tymin? Se nuk donin prokuroren? Jo, sepse janë kundër reformës” tha Elisa Spiropali para të rinjve.

Ndaj në 14 janar ne duhet të provojmë që kemi entuziazëm dhe që rinia është me ne. Të sfidojmë protestën e 27 janarit, të atyre, sepse janë njerëz të diskretituar që duan të diskretitojnë edhe Shqipërinë.

Ky duhet të jetë vizioni jonë. Nuk është cështja te një ditëlindje formale, por vlerat që ne perfaqësojmë. Dhe FRESSH duhet të jetë I qartë pse e mbështet këtë forcë politike.

Ky do të jetë motivimi dhe kjo do të bëjë dallimin me forumet e tjera” tha Spiropali.

12 komente në “Elisa Spiropali me strukturat e FRESSH: I keni parë si janë vajzat e LSI në Parlament, e patë Monikën me çizme?”

  1. lluku says:

    I kemi pare edhe vajzat e FRESSHit po he, duke kenduar me “mikrofon” ne WhatsApp.

  2. spartaku says:

    Bravo zonja Spiropali ! Je nje deputete,qe vertete e meriton te jesh deputete e kuvendit te shqiperise.Je e zgjuar,ineligjente,dhe politikane e mire.Ne te ardhemen,do jesh shpresa e ps-te.Ju dalloni shume mga disa femra ne parlament.Grate deputete te Pd dhe te LSI jane shporta me karavidhe,qe,edhe po t’i hedhesh ne lum,e ndotin ate.Me deputete si Monika e Vokshi,nuk ecen perpara kuvendi dhe shqiperia,jane turpi i kuvendit.Urime.Respekt per ju Spiropali.

    1. Artemisa says:

      Po ti Spartak ketu gjete t’i shprehesh dashurine Elises ?

    2. rita ladi says:

      ashtu eshte, po e din ti taku ke ka per burr kjo sprpali?nipin e ben qimes kryetrafikantin e fierit qe e ka shkolluar dhe hapur dyert e jetes te nipit dhe ai u martua me spiron e si pasoje do kthehen nderet mbrapsh.apo jo??

    3. Lili says:

      Vete menyra se si kritikon vajzate nje partije tjeter te tregon se nuk eshte aspak ne nivel..
      Nivelin e nje kurve qe shane kurvat tjera..

    4. Shkodra says:

      Kjo eshte nje nga “Ato ” qe te ve vetullat dhe te nxjerr syte,me ate fytyre te zeze si turko- arabo – greke nuk mund ti besosh deri ne ha…

  3. Jeta says:

    Ha habhab foli xhepistja e rilindjes se rames. Si ka surrat dhe del e flet. Kjo eshte monstra e re e ktij shekulli.

  4. apapapa says:

    I pame cizmet e Monikes ashtu sic pame edhe cizmet e tua me leket e vjedhura nga dogana.

  5. {sit back and relaks} says:

    pse qeka bo si bretkos e parfumosme kjo spirdhopardhi?

  6. Lili says:

    Rinia eshte me ty?
    As nuk po e sheh se rinia me te madhe po ik nga ´parajsà qekeni ba!
    Pfff edhe i thot vetit e afte…

  7. @ says:

    E. Spiropali eshte pak a shume varianti i Grida Dumes ne kampin e Rilindjes..
    Secili nga kampet ka nevoje per kukulla qe dine te flasin..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje