A janë autentike shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut? Arkivat nxjerrin dokumentat

12 Janar 2018, 14:29Dossier TEMA
A janë autentike shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut? Arkivat

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar sot disa dokumente me anë të të cilave hedh dritë mbi auteticitetin e shpatës dhe përkrenares së Skënderbeut.

Ja çfarë shkruan Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

Në tetor të vitit 1942, Sekretari i Partisë Fashiste Shqiptare, Kolë Bib Mirakaj, i propozon drejtorit të Institutit të Studimeve Shqiptare, Mustafa Merlika-Krujës, që me rastin e festimit të 500 vjetorit të kthimit të Skënderbeut në Shqipëri (1943), t’i kërkohet Fuhrerit, përmes Duçes, që në shenjë homazhi për popullin shqiptar, t’i dhurojë shpatën dhe përkrenaren e Skënderbeut, të cilat ruheshin në Vjenë.

Përgjigjen e z. Merlika-Kruja nuk e kemi në dorë, por sjellim këtu një tjetër dokument të vitit 1941, ku Ministria e Punëve të Jashtme njofton, mes të tjerash, Logotenencën e Përgjithshme Mbretërore, se shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut që ruhen në Vjenë nuk janë origjinale.

Ato ka dashur t’i emërtojë ashtu pronari i tyre, Arqipeshkvi Ferdinand (ndoshta nëpunësi ka dashur të thotë ‘Arqiduka’), për t’u rritur vlerën. Këto dokumente nuk janë të mjaftueshme për të sqaruar çështen e autenticitetit të armëve të Skënderbeut, por mjaftojnë për në na kujtuar 550 vjetorin e vdekjes së tij, më 17 janar 1468.

(Foto: AQSh. Punoi: S.Ç.)

7 komente në “A janë autentike shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut? Arkivat nxjerrin dokumentat”

  1. Flutura says:

    Edhe Skenderbeu nuk ka ekzistuar. Eshte nje figure e krijuar nga shqiptaret. Edhe Shqiperia nuk ekziston. Eshte nje ide qe e kemi ne ne koke. Edhe be nuk ekzistojme, jemi aliene ata po ekzistojne.
    Si na e sillni kete te pavertete. Ku e gjeni guximin. Por merlika e suita e tij donin qe ata te ishin legjenda e shqiptareve. Kete kerkojne dhe turkofaget e sotem mustafanjte e lubonjat me takemin e tyre antishqiptar.
    Sa mire e kishte Enveri me kete rrace te poshter. Po pse i la gjalle? Qe te vuajne shqiptaret sot dhe t’i japin te drejte. Paska qene teper i bute por largpames.

    1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:



      O pseudo gazetarë
      mo ju rëntë pika
      na servirni FUCKte
      nga Biba e Merlika.
      .
      Siç thotë zoti Xhufi
      ju llumi i Atdheut
      qëndroni pranë Salinjve
      por, Larg prej Skënderbeut!

    2. Enveristi Skenderbe says:

      E paska kap ne ajer Flutura lavdine e Skenderbeut,ja dedikon enverit !
      “rraca e paster”e monstres nuk na piu gjak sa duhej ne “rraces se poshter” shqipetare, simbas Fluturakes
      sorre enveriste.

  2. Gjin bue palla says:

    Line mo line mo e cyt ma !!!!! Mos e germoni me shume se po na hapni probleme or taj …. mire e kina qe kshu hero kombetar , legjende mistike …. lindur aty ku dona na e te tjera e te tjera qe na pelqen neve !!!!! Kaq na mjafton …. ç’rendesi ka shpata apo per krenaria ….autentike apo jo !!!!! Historine e bona si kina qef na ça po na dhen te tjera hollesina …. e lagu se lagu .

  3. Gjin bue palla says:

    Line mo line mo e cyt ma !!!!! Mos e germoni me shume se po na hapni probleme or taj …. mire e kina qe kshu hero kombetar , legjende mistike …. lindur aty ku dona na e te tjera e te tjera qe na pelqen neve !!!!! Kaq na mjafton …. ç’rendesi ka shpata apo per krenaria ….autentike apo jo !!!!! Historine e bona si kina qef na ça po na dhen te tjera hollesina …. e lagu se lagu . E shikoni ç’bete , ju prish terezia ene Flutres ….. e bote me te dhimje koke …… mos na luni ne ndinjat kombtare aty na nuk durojm .

  4. Xha Braho says:

    Perfundim: prania e armeve te Skenderbeut binte ne konflikt me fashot e liktorit e mund te sillte trazira..

  5. Sarreqi says:

    Si do te deshen te dhuronin sende qe nuk ishin ne pronesi dhe posedim??!! Armet ishin ne Vjene dhe keta benin akte dhurimi nga Tirana!! …Pastaj Hitleri nuk do t`i pranonte se Gjergj Kastrioti ia erresonte figuren….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje