Nga Dina Khapaeva
Ndërsa pjesa më e madhe e botës është e zënë me çmontimin e monumenteve të shtypësve të tyre, rusët janë duke lëvizur në drejtim të kundërt, duke ngritur statuja për kryekomandantë mesjetare, të cilët ishin të njohur për despotizmin e tyre. Të kuptuarit e kësaj ringjalljeje mund të hedhë dritë mbi drejtimin që po merr politika e Rusisë.
Tetorin e kaluar, me mbështetjen e ministrit të kulturës të Rusisë, Vladimir Medinsky, u zbulua i pari monument që ka ngritur ndonjëherë ky vend për Ivanin e Tmerrshëm, në qytetin e Orelit. Një muaj më vonë, Vladimir Zhirinovski, kreu i Partisë Demokratike të Rusisë Liberale (ultra-nacionaliste), bëri thirrje që Bulevardi “Lenin” në Moskë të marrë emrin Bulevardi Ivani i Tmerrshëm. Dhe në korrik të këtij viti, Presidenti Vladimir Putin pagëzoi haraçin e vetë Moskës për tiranin, duke deklaruar se “me shumë gjasa, Ivani i Tmerrshëm nuk vrau askënd, as edhe Birin e Tij”.
Shumica e historianëve pajtohen se Ivani e meriton famën që ka; jo vetëm që ai vrau djalin e tij dhe të afërm të tjerë, por ai gjithashtu urdhëroi oprichnina-n, spastrimet shtetërore që terrorizuan Rusinë, nga viti 1565 deri në vitin 1572. Ai gjithashtu kryesoi humbjen e Rusisë në Luftën Livoniane, dhe keq-qeverisja e tij kontribuoi për Kohën e Telasheve dhe shpopullimin shkatërrimtar që i ndodhi shtetit.
Joseph Stalini inicioi kultin modern të Ivanit të Tmerrshëm. Por, që nga mesi i viteve 2000, Partia Euroazia e Rusisë – një lëvizje politike e udhëhequr nga mistiku pro-fashist Alexander Dugin – ka lëvizur për ta pozicionuar Ivanin, si mishërimin më të mirë të një tradite “autentike” ruse: monarkisë autoritare.
Marka e “eurazianizmit” e Duginit, mbështet një “Mesjetë të re”, ku ajo pak që mbetet nga demokracia ruse, zëvendësohet nga një autokrat absolut. Në të ardhmen ideale të Duginit, do të rikthehej një rend shoqëror mesjetar, do të rivendosej perandoria dhe kisha ortodokse do të merrte kontrollin mbi kulturën dhe arsimin.
Euroaziatizmi, i cili ishte i margjinalizuar në vitet 1990, ka fituar popullaritet të konsiderueshëm në vitet e fundit, duke kontribuar në formimin e të ashtuquajturit Klubi Izborsky, i cili bashkon të djathtën ekstreme ruse. Në disa raste, Putini i është referuar Eurazianizmit si një pjesë e rëndësishme e ideologjisë ruse; ai e ka quajtur atë si një nga parimet themeluese të “Bashkimit Ekonomik Euroaziatik”, një zonë e tregtisë, e ish-shteteve sovjetike.
Eurazianizmi u ka dhënë grupeve ultra-nacionaliste terren përreth të cilit të bashkohen. Ai gjithashtu u ka dhënë simboleve të totalitarizmit, si Ivani i Tmerrshëm dhe Stalini, legjione të reja mbështetëse.
Në krye të atyre janë anëtarët e Partisë Eurazia, që e konsiderojnë terrorin politik si mjetin më të efektshëm të qeverisjes dhe bëjnë thirrje për një “oprichnina të re” – një revolucion euraziatik antiperëndimor. Sipas Mikhail Yurievit, një pjesëtar i këshillit politik të Partisë Eurazia dhe autor i romanit utopik “Perandoria e Tretë”, oprichnikët duhet të jenë e vetmja klasë politike, dhe duhet të sundojnë përmes frikës.
Ivan i Tmerrshëm nuk është e vetmja mbetje mesjetare që ringjallet në Rusi. Fjalori kulturor gjithashtu po rikthehet. Për shembull, fjala kholop, që do të thotë “shërbëtore”, po kthehet në të folurën e përditshme, një devolucion gjuhësor që përputhet me një rritje shqetësuese të skllavërisë moderne në Rusi. Të dhënat nga Indeksi i Skllavërisë Globale tregojnë se më shumë se një milion rusë aktualisht janë robëruar në industrinë e ndërtimit, ushtri, bujqësi dhe tregtinë e seksit. Për më tepër, “pronarët” e skllevërve po e identifikojnë me kënaqësi veten si barinë të kohëve të sotme.
Edhe zyrtarët rusë flasin me mirënjohje për skllavërinë moderne. Valeri Zorkin, i cili kryeson Gjykatën Kushtetuese, shkroi në Rossiyskaya Gazeta, gazeta zyrtare e qeverisë, se shërbyesit dhe shërbyeset kanë qenë shumë kohë më parë, qenë një “zamkë sociale” për Rusinë. Dhe një term tjetër mesjetar – lydi gosudarevy, që përkthehet në “shërbëtorët e madhërisë së” – është kthyer në termin e preferuar të burokratëve të rangut të lartë.
Nostalgjia për skllavërinë plotëson dëshirën për një rikthim në autokraci. Intelektualë të njohur rusë – duke përfshirë regjisorin Nikita Mikhalkov, gazetarin Maksim Sokolov dhe Vsevolod Chaplin, një klerik ortodoks rus – bëjnë thirrje për kurorëzim të Putinit dhe peticionet për mbështetje po fitojnë mbështetës online. Protestat kundër regjimit të Putinit në 2012 janë interpretuar jo si kundër vetë Putinit, por kundër rendit social për të cilin aspiron Eurazianizmi.
Mbështetja e heshtur e Putinit për vizionin Euraziatik të një Rusie neomesjetare të sjell ndërmend kujtesën historike të Stalinizmit. Sipas Duginit, “Stalini krijoi Perandorinë Sovjetike” dhe, ashtu si Ivani i Tmerrshëm, shpreh “shpirtin e shoqërisë sovjetike dhe popullit sovjetik”. Nuk është çudi pra, që monumentet për Stalinin gjithashtu po shumëfishohen në qytetet ruse.
Neo-mesjetarizmi i ka rrënjët në nostalgjinë për një rend social të bazuar në pabarazinë, kastën dhe klanin, fuqizuar prej terrorit. Rikthimi i despotëve historikë pasqyron përqafimin për vlerat paramoderne, radikalisht antidemokratike dhe të padrejta. Për kampionët bashkëkohës të Ivanit, e kaluara është një prolog.
Epo moren “dore” nga ne Shqipot !!! Ne Shqiperi gjithashtu po u ngrene monumente dhe po u japin bulevardeve dhe shesheve emrat e hajduterve, krimineleve, tradhetareve e lloj e lloj malukat tradhetari nga e kaluara ne emer te gjoja “ngjizjes se patriotizmit” !!!!! Kjo eshte semundje e te tera vendeve ish komuniste ku kulti individit eshte ne piedestal . Me renien e sistemit rane dhe “kultet” dhe heronjte e sistemit ene tani duhet mos me lene vendin bosh (vakumin ) dhe per kete pon i zevendesojne me “monstra” qe sistemet e me parshme ia kishin lene skutave te harreses !!!
Mua dita me dite me vjen keq per shqiptaret qe duket se jane populli me i mashtruar nga media. Jo vetem jane coroditur ne aspektin e brendshem se “ky politikan tha kete dhe opozita tha ate”, me vetimgun etj ku duket hapur qe keto jane lajmet me te lexuara nga numuri i larte i komentuesve. Por se lene rehat edhe ne lajmet boterore. Duket se shumica derrmuese e krijojne opinionin vetem duke lexuar titullin dhe duke par nje foto me fyture agresive. Vetem nje studim te vogel te beje dikush te Ivanit te Tmerrshem ne Google do e kuptoje qe artikulli eshte komplet Lajm i Rrem. Gjithashtu per disa arsye c’do gje e keqe qe ndosh ne bote dhe ne Rusi eshte e lidhur me Putin. Absurditet. Por media e ka zgjedhur kete rruge dhe sdo e ndaloje askush edhe nqs dikush bie fakte se media me qellim prodhon lajme te rreme. Shembulli me i mire eshte CNN qe eshte komplet Lajme te Rreme kurse tani po ben reklama qe CNN jep lajme te verteta kurse njerezit duhet te ken kujdes nga agjesit e tjera te lajmeve. Kur njerezit do e kuptojne qe keshtu funksionon media zioniste?