Basha: Çdo pushtetar i korruptuar me asetet e shqiptarëve të shkojë në burg, ja kush janë emrat

12 Janar 2018, 13:38Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë nga Lushnja se reforma në drejtësi ka përfunduar pasi sipas tij duhet një qeverisje tjetër për ta implementuar.

Kryedemokrati gjykon se protesta e 27 janarit do të jetë masive dhe se Edi Rama do të rrëzohet për t’i lënë vendin qeverisjes “anti-krim”.

Basha përsërit sërish edhe emrat që sipas tij duhet të shkojnë në burg.

“247 biznese  të mbyllura javën e parë të janarit. 13 mijë të mbyllura gjatë vitit të kaluar, po të heqësh të shtunat e të dielat, i bie që janë mbyllur 50 biznese në javë. Edi Rama i ka shpallur luftë njerëzve të thjeshtë të këtij vendi. Rinia është në dëshpërim dhe 70% e atyre që largohen janë të moshës 19 deri në 35 vjeç. Fermerët shqiptarë asnjë kacidhe nuk kanë parë dhe asnjë mbështetje nga shteti.

“Nuk ka për të patur reformë në drejtësi me Edi Ramën Kryeministër. Ndaj protesta e 27 janarit është edhe një thirrje për reformën në drejtësi, për drejtësinë e pakapur. Është një thirrje dhe një bashkim që Saimir Tahiri të shkojë në burg, siç duhet të shkojë në burg çdo ministër, çdo pushtetar vendor apo qwndror i faktuar në lidhje me krimin e organizuar dhe i korruptuar deri në palcë me paratë dhe asetet e shqiptarëve.

Pjesëmarrja masive në protestën e 27 janarit është sinjali më i qartë, treguesi më i drejtpërdrejt për çdo shqiptar, për zullumqarët dhe për miqtë e Shqipërisë, se ora e Edi Ramës në Shqipëri ka marrë fund. Se një orë e re ka nisur të trokasë. Dhe se ky vend dhe qytetarët e këtij vendi nuk e pranojnë më aleancën me krimin dhe janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund betejës për Shqipërinë europiane” shprehet Basha. (TemA)

8 komente në “Basha: Çdo pushtetar i korruptuar me asetet e shqiptarëve të shkojë në burg, ja kush janë emrat”

  1. lul ko...ja says:

    kur ti te gjykohesh per cka ke bere atehere qytetaret do te ken besim se vertet do jet qeveri antikrim

  2. Shkelcim Miri says:

    Jepe shembullin i pari , Saliu i dyti dhe Likja i treti , te tjeret vine vete pastai ska nevoje ti diktoni ju zoti Hajut

  3. Futja kot says:

    Pa te pare ty ne burg se pari bashke me babain tend Sali kriminelin dhe familjen e baxhelles me Like floririn ne krye ky vend nuk ka qetesi.Behuni gadi se qelite po pergatiten qe te jeni bashke dhe ne hapsane. Pd parti banditedh dhe horrash, LSI parti shpk ne falimentim.

  4. BERISHA LARGOU says:

    Per Bashen, beju shembull sepse aty e ke vendin ne burg.

  5. Tani says:

    Pa shiko pa shiko në foto na paskan dalë 4 muskëtjerët.Tani imagjino një qeveri me këta të katër në krye dhe na hëngërt një mortje pastaj se s’ka më shpëtim ky vend.Ah se për pak harrova do jetë dhe Mona mes tyre dhe pastaj qaj o Like qaj se çizmet e Monës u mbushën me mutin që le pas ti dhe Sala.

  6. Gori says:

    Pa shiko pa shiko në foto na paskan dalë 4 muskëtjerët.Tani imagjino një qeveri me këta të katër në krye dhe na hëngërt një mortje pastaj se s’ka më shpëtim ky vend.Ah se për pak harrova do jetë dhe Mona mes tyre dhe pastaj qaj o Like qaj se çizmet e Monës u mbushën me mutin që le pas ti dhe Sala.

  7. Tani says:

    Hajdeee…hajdeeeee katër muskëtjerët.Ore mos I nxirni shpatat se I sheh Mona dhe na trëmbet pastaj.

  8. TVSHhd says:

    Te njeten thirrje do bej siç kame bere dhe me pare:
    Policia te perdori gaz lotesjelles…dhe kur te pastrohet vendi,,,nje p(e)lumb ne balle bashes e nje berishes…monikes nje ne kembe.

    Kaq e lete eshte!!!
    Me kete gjest do shpetoje kombi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje