Lulzim Basha vijon turin e tij nëpër rrethe, për të bindur qytetarët që të dalin në protest kundër Edi Rama.
Këtë të premte ai ka qenë në Vlorë, ku ka përsëritur kërkesën e tij, për largimin e Edi Ramës.
“Kjo qeveri zhduku shpresën, largoi shqiptarët. Varfëroi familjet.
Kjo qeveri e ktheu Vlorën në qytetin që njihet vetëm për drogën.
Rinia vlonjate sot gjendet ne burgjet e vendit apo të vendeve fqinje”, tha Basha.
Ndërsa kryetari i degës së PD në qytetin bregdetar theksoi se qyteti është i mbuluar nga droga dhe administrata është e çorientuar, ndërsa investimet janë lënë në mes. (TemA)
po ti ore te qifsha ate gruan per vjedhje dhe shitje te detit ,mos te harojme ate rrugen e famshme