Kërkesa prekëse e mësueses me kancer ndaj Ramës, ja përgjigja e kryeministrit

13 Janar 2018, 19:36Sociale TEMA

Të shumte janë qytetarët që në takimet me kryeministrin Edi Rama të flasin për shqetësimet dhe problemet me të cilat ata përballen në zyrat e shtetit.

Por kreu i qeverisë është gjendur pak ngushtë, kur një banore gjatë takimit në Rrëshen ka marrë fjalën dhe ka folur për hallin e saj.

Ajo i ka thënë kryeministrit një problem që shumë të sëmurë po e vuajnë, pasi sipas saj, është e prekur nga kanceri i gjirit, por që prej muajit gusht të 2017 nuk merr dot mjekim me herceptinë, pasi nuk ka ilaç.

Me profesion mësuese, gruaja i është drejtuar Ramës duke i thënë se po i paraqesin një realitet tjetër për shëndetësinë, pasi në të vërtetë situata është shumë e rëndë:

“Unë vuaj nga kanceri i gjirit.

S’ka ilaç hereceptinë në Onkologjik, për mua dhe për 130 të sëmurë të tjerë, dhe kjo situatë vijon prej muajsh.

Nuk kam asnjë vërejtje për mjekët, kanë qenë shumë të përkushtuar.

Kam muaj që kërkoj drejtorin e spitalit për t’i kërkuar informacion, por nuk e gjej asnjëherë.

Që nga mjekja ime dhe të gjitha instancat më thonë se nuk ka ilac.

Deri tani duhet të kisha bërë 8 kura por kam bërë vetëm 3”, u shpreh ajo.

Më pas Rama ka marrë fjalën, dhe e ka sqaruar se është në dijeni të kësaj situate, duke shtuar se problemi qëndron te buxheti, pasi nuk ka fonde për të blerë ilaçe.

“E njoh shumë mirë situatën në Onkologjik.

Nuk është faji i drejtorit sepse edhe po ta takoje, nuk është se do të kishte mundësuar dhënien e ilacit.

Problemi qëndron tek fondi dhe parashikimi vjetor i buxhetit për blerjen e medikamenteve.

Ka një rritje të lartë të numrit të të sëmurëve me kancer nga viti në vit.

Problemi qëndron edhe tek pamundësia buxhetore, e di ky nuk është një justifikim.

Buxheti i ri do të mundësojë blerje të një sasie më të madhe medikamentesh për trajtimin e sëmundjeve kancerogjene.

Do ndryshojmë edhe ligjin për blerjen e medikamenteve në sasi më të mëdha që të shkojnë më shumë se një vit”, tha Rama.(TemA TV)

20 komente në “Kërkesa prekëse e mësueses me kancer ndaj Ramës, ja përgjigja e kryeministrit”

  1. shqip says:

    Po mos mor njeri . Si s’paska buxhet per ilaçet ? Ju do shperbleni vjehrrin e Lylit me 14 milion € . Ku do i gjeni parate ? Tani te Kane vene aty per zgjidhje , jo per zgjedhje . Nje pergjigje e tille ;” S’ka buxhet ” , eshte sikur ti thuash njerezve ; s’kemi shtet . Ne e dime . Po kur e thua edhe zotrote , atehere eshte e vertete. Qe s’kemi S. H. T. E. T .

    1. mirel says:

      Ky eshte komplet i pacipe. Nuk ka me as frike se do ta hedhin per rreckash.

    2. @ says:

      Po te llogaritesh palmat e thara buze rrugeve te Rilindjes dhe shume shpenzime per zbukurime dhe mobilime zyrash, etj. nuk do te kishte mungese buxheti sikurse thote ky “Robert Camcakizi” i kryeministrise qe na ka rene per pjese..

  2. Feniks says:

    Per54gjigja e kryeministrit veshte perggjigje e nje KRIMINELI!
    Me kete ai vulos vdekjen e sigurte te 130 personave ne Shqiperi!
    A eshte Sali Berisha me kriminel se Rama?
    Gjejeni sa ka vrare Berisha dhe sa po vret Rama!
    Ne se nuk paska buxhet per te semuret me kancer,atehere pse shpenzohen miliona per vetura te shtrenjta,per pajisjet e zyrave,per udhetimet jashte vendit vetem per te dale ne foto me nje lider biotreror?
    Ja per keto te ngrihet opozita shkerdhate e jo per karrigen e pushtetit!

    1. mirel says:

      Pse opozita? Nuk mjaftojne qe jane kriminele me te ndyre, po u dashka qe te presim nga ata?
      Populli o vella, te dale e ti marri para zvarre te dy palet. Nje gjyle ne parlament dhe tjua rrjepin lekuren sa te paguajne ato qe kane vjedhur

  3. zi says:

    Kushtojne me shume se demshperblimi i pallatit te lulit,
    TURP.

  4. Simba says:

    Mire ti behet ketij populli qe e votoi. A Mund te vihet nje i cmendur ne krye te qeverise?! Vetem ne shqiptaret e bejme…..
    Pergjigja e tij tregon qarte sa e njeh manaxhimin, si i vlereson prioritetet, sa e vlereson jeten e njerzve, qe cilesia e jetes eshte qellimi i vetem i cdo qeverie. Ky behet kriminel me ata qe po vdesin. Ka 5 vjet dhe nuk mund te justifikoje asgje tashme. Duhet vetem te largohet sa me pare.

  5. Kombi says:

    E degjova live…ishte tragjedi me vete
    Zoti na ndimofte,por kur degjon kryeministrin i cili thote” ke te drejte por …ja gjashte muaj kaluan dhe ti ne janar do fillosh kuren”,eshte te ulerasesh,te shash,te revoltohesh.
    1-Robt ku ti kene
    2- Robt ku ti kene dhe keta te evropes se bashkuar qe na lejojne keshtu si jemi katandisur
    3- Ropt ku ti kene amerikanet qe na”ndimuan”me renjen e ish sistemit…pa e çare karin fare se si do katandiseshin 3milon njerez
    4- Robt ku ti kete Fatos Nanua qe ndimoi salen te vinte ne pushtet
    5- Ropt ku ti kete Sala qe shkaterroj nje shtet te tere…e pasofte ne femijet e tij.
    6-Ropt ku ti kete Rama qe nuk vrau apo burgosi salen&co
    7-Ropt ku ti kete ky popull i bastarduar ne fe,ne besime,ne harxhinj,ne evgjit,ne bullgar,ne arumun,ne maqedonas,ne malazeze,ne serbe,ne grek,ne boshnjak e ku di une se cfare rrace tjeter,qe nuk u be nje here bashke ne te tere historine e tij

    Po turp nuk kane?! Jo nuk kane!!!

  6. ALPINI.
    Mos u merrni me demshperblimin e pallatit te vjeherrit te Lulit.Se ate do ta demshperbleje vete Luli me 230 milionshin e rruges se kombit.Se mbas denoncimit te ketyre pareve .vjeherri u be firme ndertimi.kjo ishte e para dhe e dyta. Ato qe shkelen ligjin dhe ja dhane mundesine per ta ndertuar ne kundershtim me VKM qe nuk lejonte ndertin me afer se 100 m nga bregu i detit.Prandaj mos harroni shprehjen e popullit se dardha e ka bishtin prapa.

  7. zi says:

    Tema, organizoni nje njohje per bammiresi duke dhene numer llogarie,
    a menyra te tjera te ndershme per te ndihmuar ne te vertet kete kategori njerzish,
    do te jem nder te paret per te kontribuar me 100 euro dhe besoj,
    shume emigrante dhe diaspor do te veprojne njesoj,
    eshte nje praktike qe organizohet nga mediat dhe ka shume sukses ne Europe.
    Turpi eshte dicka qe ne shqiptaret e hame me buke,
    por fatmiresisht ne qe ndodhemi jashte, kemi te hame dhe skemi nevoje ta shoqerojme me turp.

  8. rudina says:

    Simba,
    ne kishim ne pushtet te cmendurin dhe vrasesin Sali; hajdutin Like etj. dhe nuk jemi ankuar…apo te jane dukur te mire ata.
    Po ke te veme ne krye , monika baxhellen?

  9. Durrsaku says:

    Me vjen turp qe jetoj ne kete vend te ndyre sepse e kane bere politikanet te tille dhe me dashakeqesi ,por ti privosh nje te semuri ilacet dhe nje semundje si kjo zonje te pasherueshme ! Turp per nje shtet qe pret te hyje ne Be kur ska buke te haje !

  10. Doktori says:

    Oooo Zot !
    Po ju shtuat buxhetin per autostraden e Elbasanit vetem per efekt elektoral dhe leket e kesaj rruge u “shemben” prape
    Ndersa per ilacet e kancerit ska leke dhe prisni buxhetin e ri.
    Po sikur te ishte nena e Edi Rames ne vendin e asaj gruaje, a do ta linin vetem me tre kura mjekimi se “ska buxhet” ??
    Shtet legen, dhe kryeminister idiot!!

  11. Lalai says:

    Rrofte Zaho…Zeni….Lulka e Like floririt….
    vdisni o pipell se nuk po i ha KARRI njeriut…
    vdisni i skllever se na cate karrin me mitingje dhe votime…..
    dhe mos harroni dhe me nje kembe ne varr te Partia dhe te Votimet oooooo popull legen!!!!

  12. Z Rama e keni ne xhep justifikimin qe ska buxhet per ilaqe eshte turp per nje kryeminister nje pergjigje e tille nje te semuri
    po ju sugjroj vetem nga nje shkrim qe lexova sot ne parlament kishte mbi 30 deputet qe skishin marre fjalen asnje here keshtu qe bene parlamentin me 80 \ 100 deputet dhe do ju dalin me shume fonde per buxhetin
    Ketu ku jetoj kan nje fjale te urte;
    jeto por leni dhe te tjeret te jetojne

  13. Mentari says:

    Ky eshte Produkt i Spermes Enveriste dhe si ky eshte e gjitha PS.

  14. Bazarhesap says:

    Ju gazetaruca,duhet te beni nami se po riten rastet e te semurve me kancer nga ndotja e ambjentit!Natyra e shkateruar dhe do shkaterohet me sh nga hotel me 5 ose 10 yje,ndertimet e kulla anembane Shqiperise,10 hidrocentrale mbi cdo lume, etc,etc cmeduri anti shteti dhe anti njerezor pafund.Juve si beni dot keto gjera sepse doni dhe ju te keni pallatet e juaja,vilat buze detit,makinat luksoze dhe pse jo nje bank akount jashte vendit

  15. western Union says:

    A keni nevojë për një hua personale ose të biznesit pa stres dhe miratim të shpejtë? Nëse po, na kontaktoni sot pasi aktualisht ne ofrojmë kredi me normë superinteresi 2%. Përgjigju me këtë Email: [email protected]

  16. Lani says:

    Je treguar dare i pandheshen o kryeminister!?

  17. Tini says:

    Nese nuk ka para mos vendos te paafte ne krye te tatimeve….. shko shikoji sa te mire i ke… se leket nuk vijne nga qielli apo jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje