Zbulohet rroga “stratosferike” e Messit, i pari që fiton 100 milionë euro në sezon

13 Janar 2018, 09:08Sport TEMA

Sipas Football Leaks, Messi do të përfitojë më shumë se 100 milionë euro në sezon pas kontratës së re që nënshkroi në fund të vitit të kaluar me Barcelonën.

Sipas Football Leaks, për herë të parë në historinë e futbollit, një lojtar, duke iu referuar pikërisht Messit, do të paguhet më shumë se 100 milionë euro në sezon. Shifrat e Football Leaks zbërthehen si më poshtë:

Argjentinasi do të ketë një pagë 71 milionë euro në vit, ku përfshihen edhe bonuset, ndërsa 63.5 milionë i ka përfituar në momentin e nënshkrimit të rinovimit të kontratës.

Por nuk mbyllet me kaq, sepse në qershor të vitit 2021 për besnikërinë ndaj klubit do të përfitojë një tjetër shumë dhe në total shifra që do të arkëtojë Messi për katër sezonet e ardhshme (përfshihet edhe ky aktuali) do të jetë 417.5 milionë euro.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje