Kërkesa prekëse e mësueses që vuante nga kanceri, Rama: Ilaçi gati për 10 ditë

14 Janar 2018, 13:19Politika TEMA

Duke risjellë në vëmëndje kërkësën prekëse të mësueses qe vuante nga kanceri, Rama deklaroi se brenda 10 ditëve do të zgjidhet problemi i saj si dhe për të gjithë personat që vuajnë nga kjo sëmundje, do të marrin ilaçin e nevojshëm.

Teksa foli në 26 vjetorin e themelimit të FRESSH, kryeministri i vendit Edi Rama tha më 2013, qeveria dhe shteti garantonin 800 flakonë, ndërsa sot garantohen 4 mijë dhe duhen 5 mijë për të sëmurët me tumor.

““Dje në Mirditë në mësuese rrëfeu situatën e saj dramatike me shëndetin, e cila ishte me kancer. Ajo tregoi për përkushtimin dhe kujdesin e mjekëve në Tiranë, tha se prej disa muajsh ië shtë ndërprerë kura për shkak të mungesës së një ilaci, i cili kushton shumë, por që është i domosdoshëm për shëndetin e sja dhe të tjerëve që marrin atë kurë.

Përballë një historie të tillë është vështirë të qëndrosh. Njëra mënyrë është për të thënë ‘ja qeveria e poshtër, shteti i poshtër, krimi, droga, korrupsioni i kanë ndërprerë kurën mëueses’.

Mënyra tjetër është për të mos e mbyllur bisedën aty, por për të vazhduar betejën së bashku me atë mësuese dhe të gjithë ata që kanë nevojë ta kenë atë kurë të pandërprerë, deri kur kjo të realizohet, duke thënë se pari për këtë kurë më 2013, qeveria dhe shteti garantonin 800 flakonë, sot garantohen 4 mijë dhe duhen 5 mijë.

 Janë 1 mijë flakonë që na ndajnë nga politika që mund të mjaftohet duke iu kthyer opozitës e duke i thënë ‘ ju blini vetëm 800 flakonë’, ne arritëm të blinim 4 mijë’. Jashtë politikës dhe jashtë betejës së shifrave, ne duhet të zgjidhim problemin për të mbyllur përfundimisht ciklin e kësja përpekeje, që vazhdon prej 27 vitesh.

Shqiptarët me kancer nuk arrijnë dot ta marrin të plotë e ta kenë të sigurt deri në fund kujdesin e tyre nga shteti. Pas mbledhjes ne vazhduam dhe ne do ta cojmë deri në fund detyrimin tonë dhe brenda 10 ditëve të ardhshme do ti garantojmë mësuese dhe të gjithë të tjerëve që kanë nevojë për atë ilac që ai të rifillojë dhe të mos ndërpritet më.”- tha Rama. (TemA)

1 komente në “Kërkesa prekëse e mësueses që vuante nga kanceri, Rama: Ilaçi gati për 10 ditë”

  1. Laku says:

    Pse nuk eshte ne spital ilaçi o plere,ça 10 dite thua.Vetem papagande dhe barcaleta di te besh.Mashtrus ordiner

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje