FOTOT: Jahti kazino përfshihet nga flakët, 1 i vdekur 14 të plagosur

15 Janar 2018, 15:57Bota TEMA
FOTOT: Jahti kazino përfshihet nga flakët, 1 i vdekur 14 të

Një jaht gjigand që përdorej për kazino u përfshi nga flakët të dielën në bregun perëndimor të Floridas në SHBA.

Si pasojë e flakëve mbeti i vdekur 1 person dhe 14 të tjerë u plagosën.

Në momentin që shpërtheu zjarri në jahtin luksoz “Sun Cruz Casino”, gjendeshin 50 persona, të cilët u evakuuan mënjëherë.

Jahti sapo ishte nisur të dielën pasdite, dhe po lundronte nga kanali Port Richey.

Zjarri fillimisht shpërtheu në dhomën e motorit dhe më pas përfshiu të gjithë jahtin. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje