Ministria e Brendshme, procedim penal për oficerin që bënte pazare për të trafikuar kokainë

15 Janar 2018, 21:07Kronika TEMA

Ministria e Brendshme ka reaguar pas transmetimit të emisionit “Fiks Fare”, në të cilin shfaqej oficeri i policisë Julian Balliu, që fliste për trafikimin e 200 gramë kokaine.

Ndaj tij ka nisur një procedim penal, ndërkohë që është pezulluar nga detyra.

Reagimi i Ministrisë së Brendshme

Pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ ‘Fiks Fare’ ne Top Channel, ku dyshohet implikimi i punonjësit te Policisë së Shtetit Julian Balliu ne nje tentative per trafik e shitje narkotikesh, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat nisi procedimin penal ndaj tij.

Gjithashtu, me urdher te drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur një procedim disiplinor për efektivin Balliu, me detyre oficer i Policise se Qarkullimit Rrugor, duke marrë masën e pezullimit nga detyra, deri në përfundim të hetimit të ngjarjes.

Strukturat e SHÇBA jane duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore për të zbardhur rrethanat dhe personat e mundshëm të implikuar në këtë ngjarje të rëndë për punën dhe imazhin e Policisë së Shtetit.

Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit falënderon median dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të denoncojnë çdo rast të mundshëm të implikimit të punonjësve të Policisë në veprimtari të tilla kriminale apo korruptive.

Denoncimi mund të bëhet falas nëpërmjet numrave 08009090 dhe 112 e 129, dhe ne garantojmë si ruajtjen e konfidencialitetit, ashtu edhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm për rastet e denoncuara.(TemA)

3 komente në “Ministria e Brendshme, procedim penal për oficerin që bënte pazare për të trafikuar kokainë”

  1. kalciani says:

    Skandali i radhes mes uniformave.Politika e ka bere lesh e li edhe policine e shtetit,hajduter,drogmen , kurva dhe lloj lloje sorollopi e llumi u futen ne polici dhe nen shembullin e politikaneve po i japin shkelmin e fundit policise.

  2. Lili says:

    Tash pyetja tjeter eshte kush e ka punesuar kete djall aq te vyshem…

  3. sotiraq says:

    Ne qofte se nje njeri i zakonshem denofet nje here
    Nje punonjes policie duhet te denohet dy fish

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje