Tronditet Tirana, vritet 32-vjeçari, plagoset dhe një person tjetër

14 Janar 2018, 19:33Kronika TEMA
Tronditet Tirana, vritet 32-vjeçari, plagoset dhe një person

Një person ka vdekur dhe tjetri është plagosur rënd në rrugën “Shefqet Musaraj” në Tiranë bën të ditur policia e Tiranës. Emiliano Boci , 32 vjeç dhe i plagosuri M.D., 27 vjeç janë shokë me njëri-tjetrin dhe janë qëlluar sapo kanë dalë nga një lokal së bashku.

Ndërkohë në spital ka shkuar i dëmtuar me armë zjarri në shpatull shtetasi M.D., 27 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu mësohet se viktima ka punuar si shofer tek Drejtoria e Doganave në Tiranë. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, ndërsa policia vijon hetimet.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit

 

 

 

2 komente në “Tronditet Tirana, vritet 32-vjeçari, plagoset dhe një person tjetër”

  1. Elbasanlliu says:

    Ca thoni o tema…u trondit tirana…po pse ku kujtoni se jeni ne Suedi apo ndonje vend tjeter Scandinav….ashtu sic jane punet ne ate vend muti cfare prisni …

  2. lora lirindsja says:

    Ne kemi policine qe duam ,prandaj kriminelet nuk kane nga shkojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje