Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e një dite më parë ku një 22 vjeçar ka tentuar të vrasë me armë një 14 vjeçare pasi kjo e fundit kishte refuzuar që të lidhej me të.
Ngjarja e ndodhur në Babunjë të Divjakës tronditi mbarë opinionin publik ku fatmirësisht vajza mundi t’i shpëtojë breshërisë së plumbave.
Ndërkohë sot mësohet se agresori i arrestuar Bajram Krasniqi (me origjinë nga Kosova), kishte lidhje gjaku me të miturën ku sipas dëshmive ata kanë qenë kushërinj të dytë.
Nga të dhënat që ka grumbulluar grupi hetimor, bëhet me dije se 22-vjeçariprej kohësh ngacmonte bashkëfshataren e tij të mitur ku insistonte që të krijonte një raport me të.
Gjatë ditëve të fundit prindërit e vajzës kishin vendosur që ta fejonin 14-vjeçaren me dike tjetër ç’ka ka shkaktuar tensione tek i riu i cili në nerva e sipër ka rëmbyer armën dhe ka tentuar ta vrasë.
Sipas dëshmive të vajzës, gjatë tentativës ai i ka thënë se ajo i përket vetëm atij ndaj duhet që të fejohen së bashku. “Ti je vetëm e imja, s’ke për tu fejuar me tjetër njeri”. (TemA)
Do te jete ndonje fis i hoxhe Sh. Krasniqit.
Heren tjeter mund te kerkojne doren e motres se vogel.
Ky paska shku ne grade te dyte. Bravo.
Hoxha tha se muslumani mund te martohet edhe me vajzen e axhes,dmth grade te pare
Edhe ky drejt asaj rruge eshte, kur te dali nga burgu, do kerkoj doren vajzes se axhes,,,,
kjo eshte rraca perverse araboautocthonus…………..allah uakbar!