Shkëlqim Hajdari, ish-drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Tiranës dhe kryetar i Shoqatës së Prokurorëve, i ftuar në Report TV, ka komentuar lëvizjet e fundit të kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku.
Sipas tij, ish prokurori i Pergjithshem, Adriatik Llalla, ka qene ne cdo cenimeter te levizjeve kunder Reformes ne Drejtesi. Hajdari nenvizon se Kryeprokurorja Arta Marku e ka marre institucionin e Prokurorise ne nje gjendje te tmerrshme e dramatike.
Puna në Prokurori, karrierë e suksesshme, por me përplasje me ish-kryeprokurorin. Kryeprokurorja e re po bën disa lëvizje, që nuk janë pritur mirë. Pse ka pasur reagime kaq të forta?
Duhet të them që në fillim se në çfarë gjendjeje e ka gjetur Arta Marku, Prokurorine. E ka gjetur ne nje gjendje te tmerrshme.
Që në vitin 2014 une dhashë dorëheqje. Bëra një sondazh ku rezultoi se sistemit të centralizuar i Prokurorise së Përgjithshme i kishte ardhur fundi. 90% e reformës që ka përfshirë Prokurorinë është pasqyrë e këtij sondazhi.
Unioni i Prokurorëve është një nga gjërat më të pista që ka krijuar politika thjeshtë për të sabotuar reformën në drejtësi.
Llalla është çdo centimetër të kundërvënies ndaj reformës në drejtësi.
Llalla se ka dashur kurrë reformën në drejtësi. Dy garancitë që u fituan për prokurorët i denigroi. Ka shkarkuar prokurorë pa asnjë arsye.
Ka marrë prokurorë pa asnjë përvojë dhe i ka sjellë në Prokurorinë e Përgjithshme.
Marku ka gjetur një situatë dramatike në Porokurorinë e Përgjithshme. Ka qenë një rast i paprecendetë Llalla në mënyrën se si ka drejtuar prokurorinë, krahasuar me 6 prokurorët e mëparshëm.
Prokurorja e Përgjithshme i ka futur ata në hullit e ligjit duke i shkarkuar, sepse ata ishin në shkelje të ligjit me komandimet që kishin marrë.
Reagimi i tyre është absurd. Asnjë ish- prokuror i përgjithshëm s’ka asnjë prononcim kundër saj. Asnjë faktor ndërkombëtar nuk ka rezerva për të.
Asnjë qytetar nuk ka ngritur ndaj saj asnje akuzë ndaj saj. Ndalimi i vizës nga SHBA është një gjë shumë e rëndë per prokuroret.
A e ka forcën Arta Marku të godasë një peshk të madh?
Marku ka vetëm disa ditë dhe ka një mënyrë tjetër të punës, që të stimulojë ata prokurorë që të hetojnë me paanshmëri proceset që kanë në duar, nuk ka vendimmarrje.
Llalla flinte mbi dosjet, po a ka realisht Prokuroria dosje të politikanëve?
Unë mendoj që organi i akuzës është në rrugë të mbarë, Marku po përpiqet që të rregullojë çoroditjen që la Llalla.
Deri tani zëvendësimet i ka bërë me njerëz profesionistë, por duart në zjarr nuk futen për askënd.
Zëvendësoi ata që ishin në shkelje të ligjit. Goditja në nivele të larta do të marrë pak kohë, efektet e para do të jenë kur të krijohet SPAK apo Byroja e Hetimit.
Lufta sot bëhet për të krijuar një imazh të gabuar, që prokuroria është në atë nivel që ka qenë, jo… ka përmbysur një sistem të centralizuar, nepotik.
Prokurorët kanë fituar lirinë, ata që e duan atdheun. Do të hetojnë me ndershmëri dhe do të çojnë njerëz në gjyq.
Vettingu i prokurorëve në çfarë mase do i spastrojë?
Infeksion ka goxha. Në 100% nuk do të pastrohet gjyqësori, por një pjesë që kanë lënë gjurmë të dukshme, që i përflet publiku do të dalin jashtë sistemit.
Zonja Marku , ka dy rruge : Te mbetet ne histori si themelusja e drejtesise perendimore te Shqiperise , ose t’i bashkohet kopese te prokuroreve , qe ka komanduar Berisha . Ajo i di vet epunet e saj . Zgalem
Duhet te jete kercenuar seriozisht ish prokurori Gina qe te krijonte ate precedent qe nuk ka ndodhur kurre ne nje institucion aq te rendesishem si prokuroria. E gjeti nje alibi per kercenuesit duke thene “firma ime nuk ecen ne thesar e institucione te tjera dhe beri levizjen e duhur “. Po te ishte burre duhet te mbante fjalen, edhe sikur te mos i ecte firma nuk duhej te jepte doreheqjen. Ne fund tha nje fjale qe na preu te gjitheve qe jetojme ne shqiperi, duke thene “Shqiperi hesapi” athua se deri ne ate moment nuk ishte Prokuror Rrethi dhe gruaja e tij Zv.prokurore e pergjithshme.
?????
Edhe ti Hajdar e ke vendin ne burg.Dukesh e ke trashur koken shume me gjakun e shqiptareve.
Prokuroret dhe gjyqtaret duhet te largohen te gjithe e zevendeduar me te rinje sepse jane te zhytur ne krime .
Cifti Gina+Gashi, dy nga Lista e “ngushte” e Adriatik Lalla-es ne organin e Prokurorise, qe kane pasuri marramendase si ne Shqiperi dhe po ashtu dhe jashte Shqiperise, duhet te ndiqen penalisht dhe te sekuestrohen pasurite e tyre. Ne zyrat e SHISH (por dhe te disa Sherbimeve te Huaja, se si e qysh, shume shpejt kemi daljen e kesaj Liste), ka dhjetra Dosje per Llallen dhe Prokurore e Gjykates qe jane ne rrjete kriminale, pasi jane pasuruar nga krimi, pa perjashtuar dhe disa qindra emra te Politikes, niveleve te ndryshme te Institucioneve te Shtetit, Biznesit dhe Medias. Padyshim kudo ndeshet emri Sali Berishes dhe familjareve te tij, fisit, bashkepunetoreve ne Parti+Polici+SHIK+Garde+Biznes+Media, si dhe te Ilir Metes me bashkeshorten Monika Kryemadhi, familjare e fis, bashkepuntore ne Parti kryesisht dhe biznesmene qe luajne Miliardat e ciftit Boss te LSI-se, e Boss-Mediash. Por dhe lidhjet me te Huajt antishqiptare te Berishistave dhe Metistave qe nga Dhjetori 1990 e ne vazhdim edhe sot, kryesisht ne Athine dhe Beograd dhe Mafian rretherrotull.
Cike e bukur kjo R. Gashi bre burra, paska pas te drejte ky Llalla qe e ka majt afer. E pava ne tv kat Ginen, karkalec, i tani karkalec, nuk e ka pas meritue Rovenen.
Ka prokuror te mire Po shumica duhen flakur. Nuk behen hajdutet te ndershem. Te vine te rink vetem ata mund te mdryshojne gjerat.
mos degjoni perralla o te mjere……fukarai do buke lufton per mbijetese dhe nuk ka ideal.
Arta Marku ka shansin dhe mundesine e vetme duke pase perkrahjen nga nderkombetaret dhe qeverija per ta pastruar dhe stabilizuat vendin nga hajdutet dhe armiqet , duhet perkrahje publike edhe nga populli se po na iki kjo shanse harojeni edhe per 100 vite se do te vogelohet numri i shkaterueseve , E kunderta si Saliovici edhe shum te tjere kan per tu shumuar siq kane filluar me klanet familjare duke shprendare pasurine dhe mundesine per veprime shkateruese si ato financiare po edhe me shume kombetare.
Dhe ky Hajdari,hajdar ka qene,nga kopeja e uqerve ka dale.Te hepen dhe dosjet e ketij fare burri,do te shikoni xhevahire,ne kopen e hajduteve ben pjese.Ky do te laje mutin me shurre!!