Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku po zhvillon një takim me ambasadoren e Bashkimit Evropian në Tiranë Romana Vlahutin.
Takimi mes Markut dhe Vlahutin po zhvillohet në ambjentet e Prokurorisë së Përgjithshme.
Ende nuk janë bërë të ditura detajet rreth këtij takimi, por është i pari pas vendosjes në krye të institucionit të akuzës të zonjës Marku.
Ndërkohë po ditën e sotme kryeprokurorja ka qenë në një takim me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, si dhe ministrin e Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetajn.
Në takim ishin të pranishëm edhe zv.drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo, Drejtori i Përgjithshëm i Komanduar i Policisë së Shtetit Rebani Jaupaj dhe Drejtori i SHÇBA-së Eduart Merkaj. Takimi ishte në kuadër të operacionin ‘Forca e ligjit’, që ka nisur si aksion pak muaj më parë. (TemA)