Një pikë këmbimi valutor është grabitur ditën e sotme në qytetin e Fier.
Sipas policisë autorët që kanë kryer grabitjen kanë qenë të maskuar dhe të armatosur.
Maskat kanë arritur të marrin një shumë prej 70 000 lekësh.
Njoftimi i policisë
Në datën 09.01.2018, ora 17:40, në lagjen “Kastriot” Fier, përballë vendit të quajtur “Shtepia e oficerëve” në katin e parë të pallatit, dyshohet se nën kërcënimin e armës, dy persona me kapuçë kanë vjedhur me dhunë pikën e këmbimit valutor të shtetasit L.Z, ku kanë marë një shumë prej 70 000 lekësh.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. (TemA)