Ish-drejtori i policisë: Ja pse u hoq Haki Çako (dhe emrat e mundshëm që mund ta zëvendësojnë)

9 Janar 2018, 09:40Kronika TEMA

Një nga paraardhësit e Haki Çakos e cilëson të pritshëm largimin e tij nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Fadil Canaj, i ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, tha se kur më shumë se gjysma e drejtuesëve të policisë vendore ishin shkarkuar, detyrimisht edhe largimi i Çakos ishte i pritshëm.

Por Canaj shtoi se largimi i Haki Çakos nuk ishte lajm i mirë.

Me përjashtim të Bajram Ibrajt, të gjithë ne drejtoët e Policisë së Shtetit nuk e kemi mbaruar mandatin.

Na ka emëruar politika, por po kjo politikë na ka larguar nga detyra, dhe kjo nuk është gjë e mire”, tha ai.

Canaj shkoi edhe më tej kur tha se në Shqipëri punët nuk shkojnë normalisht.

“Çdo ministër kërkon të ketë drejtorin e vet të policisë”, tha Canaj.

Ndërkohë, Fadil Canaj shprehu mendimin e tij edhe se si duhet të zgjidhet drejtori i ri i polcisië.

I pyetur nga gazetari Qafoku se nëse kryeministri do ti kërkonte një këshillë se si duhet të zgjidhej, Canaj tha:

Kam vetëm një këshillë për Edi Ramën. Drejtorin e ri duhet të zgjedhë të mbështetur vetëm në ligj.

Në të përcaktohet qartë, ai duhet të jetë oficer policie, të ketë kaluar karrierën normale brenda policisië, të jetë i pastër moralisht, i papërfolur dhe të zbatojë ligjin”.

Në media janë përfolur deri tani dy kandidatura si zëvendësues të Çakos.

Ata janë Ardi Veliu, drejtor aktual i Policisë së Tiranës dhe Eduard Merkaj, aktualisht drejtor i SHÇB.

Por nuk përjashtohet as kandidatura e ish-drejtorit të Policisë së Tiranës, Ardian Çipa.(TemA)

2 komente në “Ish-drejtori i policisë: Ja pse u hoq Haki Çako (dhe emrat e mundshëm që mund ta zëvendësojnë)”

  1. lili says:

    ndoshta ne qofte se nuk vjen nga policia , do ishte ma mire, se nuk do pranoje gjithe pazaret qe behen aty nga shefat e kaluare…
    Nje ushtarak, bile alla enver Hoxha , qe te vendose pak disiplin.

  2. vlora.vlora says:

    Iken vishua ,iken LLalla iken Cako dhe asnje ne burg ,O kryeminister legen po cfare mut vetingu do besh ti kur po ishkarkon me justifikime te kota

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje