EMRAT: Furtunë në Prokuroritë e rretheve, ja kush largohet nga Arta Marku

9 Janar 2018, 11:49Kronika TEMA

Kryeprokurorja e re Arta Marku, ka urdhëruar disa lëvizje në Prokuroritë e rretheve.

Prokuroria e Përgjithshme thotë se lëvizjet janë bërë në kuadër të riorganizimit, mirëfunksionimit të organit të akuzës, rritjes së performancës dhe besueshmërisë së publikut tek ky institucion.

Duke filluar nga dita e sotme, datë 09. 01. 2018,

Dritan Gina, Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar;

Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, caktohet prokurori, z.Ardjan Nezha.

Pali Deçolli, Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar;

Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, caktohet prokurori, z.Fatmir Lushi.

Artur Ismailukaj, Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar;

Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, caktohet prokurori, zj.Alketa Nushi”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

I vetmi që ka reaguar për këto ndryshime, është Dritan Gina, i cili tha se nuk ka ndërmend të largohet, pasi urdhëri i Markut është i paligjshëm.

Gina, bashkëshort i Rovena Gashit, njihet si një ndër njerëzit e afërt t ëish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.(TemA)

5 komente në “EMRAT: Furtunë në Prokuroritë e rretheve, ja kush largohet nga Arta Marku”

  1. Trapi says:

    Po ate te Durresit nuk po e luani? Eshte shum cun i pergatit aman mos e luni

  2. besmir says:

    Normal, debili dhe i perfshiri ne lloj lloj aferash reagon! se po te ishte dinjitoz ky Gina reagonte qe kur ja bente gruan sollaku dhe Llalla! po ky eshte aq ordiner sa ishte dakord me cdo gje dhe tani kakaris si gjeli maj plehut! Gjynah vetem per keto 8-10 vite qe bete ligjin ne prokurori more ndyresira per shkak te imoralitetit qe ju karakterizon! keni vjelle vrer mbi koleget dhe ju urrejne te tere.

  3. drejtesia po vjen says:

    Dritan Gina kujton se Shqiperine dhe prokurorine e ka prona te gruas. Por dhe gruaja s’i ka dhene ndonje prone personale prokurorit qe jane bere dinasti familjare.

  4. Demokrat Socialist says:

    Furtuna e Lesh it.Furtuna duhet te fllloje Nga Kryeministri,Presidenti.Tani mbylleni sqepin o kamunistat e djallit se nuk bohet Albonistoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje