Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Eduart Tafçiu pasi akozohet për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve ”, kundrejt përfitimit.
Ky shetats merrte përsipër sipas porosive të të interesuarve, bërjen në mënyrë të falsifikuar të kartave të identitetit, karta shendeti dhe patenta Italiane, me qëllim nisjen e personave në mënyre të paligjshme me destinacion Anglinë.
Eduart Tafçiu ishte i dënuar më parë për “Vjedhje me armë” dhe “Shkatërim të rrjetit ujësjellësit”.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor me metoda proaktive.
Nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë u bë dokumentimi me prova ligjore i veprimtarisë kriminale të kryer nga shtetasi Eduart Tafçiu, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve ”, kundrejt përfitimit.
Gjatë paradites së datës 09.01.2018, u finalizua opercionoi me kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
T, 38 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje me armë” dhe “Shkatërim të rrjetit ujësjellësit”.
Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në Korrik të vitit 2017, janë referuar materialet në ngarkim të shtetasit E. T, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Procedimi është ndjekur me metoda speciale të hetimit, ku është bërë sigurimi i provave nga i dyshuari, i cili merrte përsipër sipas porosive të të interesuarve, bërjen në mënyrë të falsifikuar të kartave të identitetit, karta shendeti dhe patenta Italiane, me qëllim nisjen e personave në mënyre të paligjshme me destinacion Anglinë.
Gjatë arrestimit i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
2 automjete .
2 laptop dhe një DVR .
Një bllok shënimesh me emra dhe shënime për shtetas të ndryshëm në interes të aktivitetit që kryente.
Shumën prej 30.000 lekë të reja.
3 aparate celulari.
1 Pajisje elektronike me mbishkrim “Mini Money Detector” UV.
5 copë mbajtëse dokumenti material plastik i tejdukshëm .
1 Faturë Exchange&Ëester Union “Union Selvia” blerje eurosh.
2 Formate letre me shënime dore.
Materialet do ti kalojnë Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme. (TemA)