Pas “furtunës” në prokurori, Arta Marku takim me Task-Forcën. Të pranishëm 3 ministra dhe kreu i SHISH

10 Janar 2018, 12:25Kronika TEMA

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku  zhvilloi një takim me anëtarët e Task-Forcës në kuadër të nismës “Forca e Ligjit.

Mësohet se në këtë takim merrnin pjesë Prokurori i Përgjithshshëm i Përkohshëm Arta Marku, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, Zv.drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror Helidon Bendo, Drejtori i Përgjithshëm i Komanduar i Policisë së Shtetit Rebani Jaupaj dhe Drejtori i SHÇBA-së Eduart Merkaj.

Referuar njoftimit nga Ministria e Bredshme, bëhet me dije se ata diskutuan mbi rolin dhe përgjegjësitë e tyre institucionale, koordinimin e procesit dhe garantimin e mbështetjes në vijim, për Task Forcën Speciale në nivel qendror dhe rajonal, si struktura të posaçme të ngarkuara me përgjegjësi operacionale.

Njoftimi i plotë

Në Ministrinë e Brendshme është zhvilluar sot mbledhja e Task Forcës Qendrore Ndërinstitucionale në kuadër të planit të veprimit kundër krimit të organizuar, operacionit – ‘Forca e Ligjit’.

Në të morën pjesë Prokurori i Përgjithshshëm i Përkohshëm Arta Marku, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, Zv.drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror Helidon Bendo, Drejtori i Përgjithshëm i Komanduar i Policisë së Shtetit Rebani Jaupaj dhe Drejtori i SHÇBA-së Eduart Merkaj.

Ministri i Brendshëm njohu anëtarët e Task Forcës Qendrore Ndërintitucionale me ecurinë e procesit gjatë muajit dhjetor 2017, hartimin dhe miratimin e kuadrit të nevojshëm ligjor, masat e marra për ngritjen e strukturave për të thithur në to ekspertizën më të mirë në fushën e hetimit policor, krijimin e mjediseve të përshtatshme të punës, krijimin e aksesit të nevojshem në data-bazë të Agjencive të ndryshme shtetërore, punën që po bëhet për mbledhjen e informacionit dhe analizën e profilit të grupeve kriminale, veprimtarisë dhe aseteve të tyre, si dhe për mbështetjen e kontributeve konkrete të partnerëve ndërkombëtarë të atashuar pranë këtyre strukturave.

Anëtarët e TFQN diskutuan mbi rolin dhe përgjegjësitë e tyre institucionale, koordinimin e procesit dhe garantimin e mbështetjes në vijim, për Task Forcën Speciale në nivel qendror dhe rajonal, si struktura të posaçme të ngarkuara me përgjegjësi operacionale.

Ata u dakordësuan për mbështetjen që secili prej tyre do t’i japë këtij procesi përmes Agjensive respektive të zbatimit të ligjit, për përmirësimin e kuadrit normativ që lehtëson këtë bashkëveprim përfshi dhe marrëveshjet e protokollet e bashkëpunimit përkatës, në respekt e zbatim të kuadrit ligjor në fuqi.(TemA)

11 komente në “Pas “furtunës” në prokurori, Arta Marku takim me Task-Forcën. Të pranishëm 3 ministra dhe kreu i SHISH”

  1. says:

    Do e vrasin lopën shtrig.

  2. Cobo says:

    Takohuni e kordinohuni po njerezit Jane lodh me njoftime, duan rezultate.

  3. Peshqit e medhenj:
    Berisha per gjithe vrasjet, vjedhjet e pasurine qe ka vene… Ti merret e te denohet.
    Lulzim Basha qe u akuzonte per vjedhje te parave ne Rrugen E Kombit, 240 miljon euro, 21 Janari, Shitje e detit, Shtepia e Verdhe etj., E gjithe pasuria ti merret e te futet ne burg, ky qen qe eshte me I zhytur se te gjithe e flet me shume se te gjithe.
    Ilir Meta – Vjedhja e Floririt, Video e 700 mije eurove; 21 Janari etj…

  4. kleptofagos says:

    “Forca e Ligjit” do te duket kur te futen ne burg Peshqit e Medhej..
    Me mashtrime dhe demagogji jemi ngopur..

  5. nord.al says:

    Pse duhet theksuar ” prokurori i pergjithshem o perkohshem” ? Sikur te jete i perhershem do te thonit ” prokurori i pergjithshem i perhershem” ?

  6. Realizmi Socialist says:

    Dhe socialistet duan ne burg salon lulzimin meten por jo Ramen.

    1. spartaku says:

      Rama nuk ka bere ndonje krim deri sot.Saliu po,ai ka vrare njerez ka shitur detin greqise etj,dhe te shkoi ne burgim te perjetshem.

  7. Ardi durres says:

    Bashkpunimi midis istitucioneve eshte nje gje mjafte e mire dhe i sherben rendit dhe sigurise ne vend.

  8. Anisa Shehaj says:

    Forca e ligjit eshte nje nga operacinet me te mira qe eshte zhvilluar deri tani dhe po jep rezultate shume te qarta, besoj se shume shpjet do te ket arrestime akoma me te shpeshta

  9. Mirela Idrizi says:

    Keto takime vetem i sherbejne qytetarve shqiptar dhe jan ne te mire te vendit. Rendi dhe siguria do te mbizoterojne ne shqiperi

  10. Lili says:

    Eshte per t’u cuditur pak: nuk takohen kur keta qe te behet lajme ky takim? Si punojne kur nuk takohen zyrtarisht?
    Cka s.mesojme nga shtypi jone…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje