Fushë Arrëz, tentohet të vriten me makinë dy persona

9 Janar 2018, 20:06Kronika TEMA

Një atentat ka ndodhur sot në Fushë Arrëz.

Policia thotë se 36-vjeçari Vladimir Topjana, duke drejtuar mjetin e tij tip “Land Rover” me targë DR 1657 F, ka përplasur makinën tip “Wolkswagen” të drejtuar nga Artan Gega, 26 vjeç, e më pas është larguar.

Sipas hetimeve paraprake të policisë, qëllimi ka qenë vrasja e personave që gjendeshin në “Wolkswagen”: Artan Gega dhe xhaxhai i tij G. Gega, 61 vjeç, të cilët kanë pësuar lëndime.

Sipas deklarimeve të Artan Gegës para uniformave blu, Topjana më vonë i ka dalë përsëri para duke e kërcënuar me pistoletë dhe madje ka qëlluar në drejtim të tij, por nuk ka pasur të dëmtuar.

Motivi lidhet me një konflikt të ndodhur më parë mes Artan Gegës dhe Vladimir Topjanës, të dy nga fshati Lumardhe, në Fushë Arrëz, ashtu si xhaxhi i 26-vjeçarit, që mbeti i lënduar nga përplasja e makinave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje