Janë ankuar prej vitesh në anketa dhe studime për gjyqësorin dhe prokurorinë për korrupsion të lartë, por askush deri më tani nuk ka denoncuar me fakte kundër tyre.
Zyra e Shtypit e Komisionit të Pavarur të Kualfikimit njofton se deri më tani janë dorëzuar 364 ankesa të personave që kanë humbur proceset gjyqësore, por në asnjërën prej tyre nuk jepen të dhëna se u janë kërkuar para në shkëmbim të një vendimi.
Të gjitha ankesat kërkojnë rishikim të vendimeve gjyqësore dhe për këtë arsye vjen edhe ky reagim nga Komisioni i Pavarur i Kualfikimit.
“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke marrë shkas nga numri i lartë i ankesave të qytetarëve, dëshiron të informojë edhe një herë publikun se misioni i KPK-së nuk është të rishikojë vendimet e gjykatave, por të mbledhë të dhëna, prova dhe fakte konkrete lidhur me veprime korruptive apo shkelje ligjore të subjekteve të rivlerësimit”, thuhet në të.
Por, ndërsa ligji i vettingut flet në nenin 53, edhe për pjesëmarrjen e publikut në denoncimin e fakteve , qytetarët deri më tani i kanë kthyer përmbys parashikimet e ligjbërësit.
Siç thonë burimet, për shkak se nuk janë gjetur të dhëna me interes në dosjet e dorëzuara nga qytetarët, Komisioni i Pavarur i Kualfikimit i ka kërkuar informacion prokurorisë.
“A ka qytetarë që kanë kërkuar të bashkëpunojnë me hetuesit për vettingun” pyet KPK.
Siç thonë burime të besuara të Top Channel, përgjigjja e organit të akuzës ka qenë jo.
Po përse e kërkojnë këtë informacion komisionerët e vettingut?
Neni 54 i ligjit të vettingut flet për bashkëpuntorët e drejtësisë.
Sipas kësaj dispozite, qytetari që ka paguar tek një gjyqtar, apo prokuror mund t’i drejtohet prokurorisë për të dhënë informacion për çështjen korruptive.
Ai menjëherë merr statusin e personit që mbrohet nga shteti dhe jep dëshmi me shkrim për rrethanat dhe provat që më pas u kalojnë organeve të vettingut.
Në çdo rast qytetari mund ta shprehë vullnetin si bashkëpunëtor drejtësie edhe pranë organeve të vettingut, ndërkohë që ai nuk merret nën hetim dhe sipas ligjit i kthehet mbrapsht shuma që ka paguar për rryshfet.
Duke kërkuar kontributin e publikut KPK shprehet:
“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit inkurajon qytetarët që çdo informacion të vlefshëm që mund të kenë (fotografi, dokumente e të dhëna të tjera), ta ndajnë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe të kontribuojnë në këtë proces jetik për vendin”.(Top Channel)
ATA QE KANE PAGUAR RYSHFET , KANE MARRE ATE QE KANE DASHUR PA TE DREJTE . KANE MARRE DIPLOMA , CFARE TE KERKOJ TI KTHEJNE ???????????? KANE MARRE TOKA , CFARE TE KER KORKOJNE ETC …….
Fiks! Ata kane dhene leke se ia ka vlejt biznezi. Po i rruhet trrapi te drejtesia atyre. Ata jane pikerisht njerezit qe kane perfitu nga ky sistem. Hajde koqe haje
nganjehere mund te kene marre tokat e tyre ose te drejtat e tyre pa qene nevoja te paguajne.
Ky ishte nje deshtim i parashikuar … nga ata qe e bene.
1) Sepse ai qe ka paguar, ka fituar gjyqin dhe ska interes me.
2) Mund te marre parate mbrapsht, por ceshtja do nise nga e para, dhe nuk ka garanci qe do e fitoje serish.
3) Keta qe jane ankuar, ose skane pas te drejte, ose kane pas por ka qene pala tjeter qe ka paguar. E cila nuk ka per te fol kurre.
Perralla me mbret nga stani i vetingut hahaaaa. E mashtruan prape kete popull te mjere me peralla se do behet drejtsi e ai u dynd dyerve te godins te vettingut. Po atyn i pret Suela Zhegu me gjithe burrin e saj te njohur per mashtrime, falsifikime e vjedhje. Komisionere vetingu me detyr per te ndare te keqen nga ky sistem me kete moral a beson njeri se do ndajne te bardhen nga e zeza?! Lum populli per kete komision qe do pastroje drejtesine, por qe eshte vete i papastruar, madje ne mekate te renda.
Nuk eshte e veshtire shume per tu kuptuar…Ka nga ata individe qe edhe pse kane pasur te drejte ne pretendimin e tyre ne gjykate gjithsesi u eshte dashur te paguajne per ta fituar kete te drejte sepse ndryshe gjykatesi/ja nuk ja jepte vendimin qe i takonte . Pikerisht keta individe u kerkohet te denoncojne dhe deshmojne , kesisoj perfitojne mprapsht shumen e paguar. Ja kaq e thjesht eshte !!! Dhe nga keto raste nuk ka pak .
Neqoftese ky eshte “vetingu” qe mezi po e prisnim aq shume atehere ta mbyllim kete muhabet fare me mire se paska deshtuar pa filluar mire akoma. Kjo eshte nje tallje. Kjo inkurajon gjyqtaret e korruptuar te vazhdojne te mbeten te korruptuar dhe te mos ndeshkohen kurre dhe si rjedhoje sistemi te mos ndryshoje kurre.