Vrasja e dy motrave shqiptare në Zvicër, dalin detaje të reja

10 Janar 2018, 09:26Kronika TEMA

Zbardhen detaje të tjera në lidhje me vrasjen e dy shqiptareve dy ditë më parë në Zvicër.

Ngjarja ndodhi në Hausen të kantonit Aargau, ku R.B. 54 vjeç, nga Kosova, vrau dy bashkëshorten, Alma 38 vjeçe, dhe motrën e saj, Elda, 31 vjeçe.

Familjarët thonë se Alma jetonte në Francë, por kishte shkuar t’i kalonte pushimet e Vitit të Ri te motra e madhe.

Policia ende nuk ka dalë me versionin e saj zyrtar rreth identitetit të viktimës së dytë dhe as lidhur me rrethanat e vrasjes.

Por bashkëshorti i Almës i ka thënë portalit Blick.ch se motra e gruas së tij është dhunuar vazhdimisht nga i shoqi (vrasësi i dyshuar).

Ai e kishte penguar të socializohej në Zvicër dhe e kishte bërë disa herë për spital.

Një person tjetër i ka thënë portalit Albinfo.ch, se e ka njohur autorin e vrasjeve dhe duke ditur natyrën e tij, ngjarja nuk e ka habitur.

Sipas tij, B.R.,nga Kosova, ka qenë pensionist invaliditeti dhe me gjendje jo të mirë financiare e sociale.

Ai ka qenë edhe më herët i martuar me grua nga Kosova, ndërsa Alma 38 vjeçare nga Shqipëria ishte gruaja e dytë e tij.

Çifti kishte tre fëmijë: dy vajza: 16 dhe 7 vjeçe si dhe një djalë 14-vjeçar.

Policia dyshon se vrasjet janë kryer në gjaknxehtësi e sipër, pasi gjithçka ka ndodhur në kuzhinë dhe arma është një thikë.

Mediat vendase kanë raportuar se tre fëmijët e mbetur pa nënë dhe me babanë e burgosur janë dërguar në një qendër fëmijësh në Brugg.(TemA)

2 komente në “Vrasja e dy motrave shqiptare në Zvicër, dalin detaje të reja”

  1. Timi says:

    Një Idiot që shkatërron shumë jetë.

  2. varkari says:

    Po mire ore “koqevar” … mire gruan e konsideronje si pronen tende te pa “tundeshme” por te rrete menja qe dhe motren e gruas tende e kishe ne pronesi dhe mund te benje ç’te donte palla e hajdarit, …. mer hajdar ????!!!! Martoheni me nga shtate gra , beni dhe shtatedhjete femije ene pastoj i leshoni ne rruge se ja u rrit dynjaja …. ptu… rrace xhihadistesh qe mendoni me koqe ene jo me tru ( skeni faj nuk i keni ato te shkreta tru, kush jua dha …… ) !!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje