Bashkim Balili: Kam qenë me PD-në dhe më pas me LSI. Berisha më ka ardhur disa herë, pastaj…

10 Janar 2018, 11:43Kronika TEMA

Bashkim Balili, vëllai i Klement Balilit, ka qenë dje i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit.

Mes të tjerave, ai është pyetur edhe për marrëdhëniet e tij me politikën.

Balili ka deklaruar se me ardhjen e pluralizmit ka qenë me PD-në dhe se ka takuar Berishën dhe Azem Hajdarin, por më pas është bashkuar me një tjetër parti, LSI-në.

Me ardhjen e pluralizmit familja ime ka qenë e djathtë.

Kam qenë pjesë aktive e PD-së.

Isha pajtuar me programin e saj.

Kam punuar për ndërtimin e shoqërisë së mirë.

Erdhi një moment që mendova se isha i tepër dhe dola që aty.

Pashë një program tjetër më të mirë dhe iu bashkova.

 Edhe nesër nëse shoh një program tjetër më të mirë, i bashkohem.

Kam mbështetur këto parti, po, financuar jo.

Shokëve dhe miqve iu kam kërkuar për të votuar kjo është mbështetja”, tha Balili.

I pyetur nëse është e vërtetë se ka shkuar ish-kryeministri Berisha tek ai, Bashkim Balili tha:

Po, dr.prof. Sali Berisha.

Unë e simpatizoja për ato që flisja.

Më ka ardhur në zonë dhe gjithmonë e kam mbështetur.

Si atë, si Azem Hajdarin, që në 97 e kam shoqëruar në Sarandë”.

Balili tha se ai është shkëputur nga PD dhe ka mbështetur LSI, pasi sipas tij, i pëlqente platforma e kësaj forcë politike.

Familja ime prej kohësh ka qenë e djathtë. Unë e simpatizoj Berishën dhe ai ka qenë në zonën tonë.

Gjithmonë e kam mbështetur si atë, edhe Azem Hajdarin. Të gjithë kanë ardhur tek unë.

Shkëputja ka qenë para se PD të humbiste thellë. Kam parë një platformë tjetër që ishte LSI.

Unë u bashkova me shokët pasi kjo platformë më pëlqeu dhe ne u bëmë bashkë me shokët. LSI e kam mbështetur.

Gjithashtu edhe PS e kam mbështetur se ishin në koalicion me LSI. Politika nuk më ka ndihmuar të pasurohem” tha Bashkim Balili.(TemA)

4 komente në “Bashkim Balili: Kam qenë me PD-në dhe më pas me LSI. Berisha më ka ardhur disa herë, pastaj…”

  1. ben says:

    Po me ke tjeter te jete Balili dhe balilajt e tjere vec se me Berishen dhe Liken? Te gjithe hajdutet dhe maskarenjte tek PD dhe LSI jane mbledhur

  2. syri blu says:

    Mire e ke ti or mik , por ngreje nje cik zerin kure te gjithe ata zoterinjte e zonjat si ne pd ashtu dhe lsi flasin per shtetin e kanabisit , kuptohet fare qarte qe keni patur nje emerues te perbashket …. krimin ….

  3. spartaku says:

    Bravo! Ti qenke “trim”.

  4. Kaonia says:

    Po haruat dje ta pyesni per vivarin qe shet peshk me tone dhe lokalin brenda parkut te butrintit.Ky kur qe polic dilte ne rruge dhe e mirte Saliun ne krahe .Atyre biznesmeneve greke ju vuri shqelmin e ju mori pronat.Eshte trim i madh ky ,duket qe ne surrat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje