Ministri Xhafaj takon kreun e Antikorrupsionit italian, ja se për çfarë folën dy zyrtarët e lartë

11 Janar 2018, 17:04Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti Presidentin e Autoritetit Kombëtar Kundër Korrupsionit në Itali, Raffaele Cantone.

Zoti Xhafaj e njohu bashkëbiseduesin me dokumentin politik të Ministrisë së Brendshme, reformat e fundit që po ndërmerren në Policinë e Shtetit në kuadër të Vettingut në Polici dhe Policimit në Komunitet, ku veçoi asistencën e misionit europian PAMECA.

Ai e njohu me ecurinë dhe rezultatet e operacionit “Forca e Ligjit”. Ministri i Brendshëm u ndal gjithashtu tek prezantimi i nismës për Vetting-un në Polici, përmes së cilës synohet të shëndoshet organizata dhe promovohen punonjësit me integritet.

Kreu i Autoritetit Antikorrupsion në Itali theksoi rëndësinë e bashkërendimit të reformës në gjyqësor dhe reformimit të Policisë së Shtetit.

Ai vlerësoi cilësinë e legjislacionit që po implementohet në Shqipëri dhe u shpreh i gatshëm për të rritur nivelin e bashkëpunimit me Ministrinë e Brendshme, sidomos për masat pas vënies në zbatim të procesit të Vetting-ut, për sigurimin e mekanizmave parandalues dhe garantimit të integritetit në të ardhmen të punonjësve të Policisë.

4 komente në “Ministri Xhafaj takon kreun e Antikorrupsionit italian, ja se për çfarë folën dy zyrtarët e lartë”

  1. Suela koco says:

    Shqiperia e vogel po ze vend te rendesishem ne arenen nderkombetare

  2. Astrit Kurti says:

    Shqiperia bravo, e pash ne tv ktu ne Itali kte takimin , me vjen mire qe jepen lajme pozitive per vendin tim

  3. festim gjata says:

    Bashkepunimet institucionale gjithmon jane te mira dhe te frytshme.

  4. Ramiu si Saliu says:

    Patjeter edhe per vellane e Fatmir Xhafes, shokun e Xhafes Tahiri dhe peshkaqenet qe po ndjekin peshkaqenet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje