Vijojnë lëvizjet në Prokurori. Këtë herë në Prokurorinë e Tiranës.
Valentin Preçi dhe Kasem Berberi janë komanduar si shefa seksionesh.
Preçi ka marrë postin e shefit të seksionit kundër pronës, ndërsa Berberi ka marrë postin e shefit të ekzekutimeve të vendimeve penale, raporton Ora News.
Prej 29 dhjetorit 2017 Prokuroria e Tiranës drejtohet nga Dritan Reshka, ndërsa kryeprokurorja Arta Marku largoi drejtuesin e mëparshëm Petrit Fusha.
Pak ditë më parë u bënë ndryshime të drejtuesve dhe në prokurorinë e Elbasanit, Kukësit, Durrësit e Fierit.