DEKORATA: Rrëfimi prekës i djalit të Sokol Barajt që shkatërroi bandat e '97-tës

13 Janar 2018, 13:54Kronika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me dekoratën e “Artë të Shqiponjës” ish-drejtuesin e ndjerë të Policisë, Sokol Baraj në ceremoninë e organizuar për 105 vjetorin e themelimit të Policisë së Shtetit.

Dekorata i është dorëzuar ditën e sotme djalit dhe bashkëshortes së ish-zëvendësministrit të Brendshëm i cili u nda nga jeta një vit më parë si pasojë e një ataku në zemër.

Djali i Sokol Barajt mbajti një fjalim të ndjerë për të atin dhe kontributin e ofruar.

“Ndihem shumë i privilegjuar të jem këtu sot dhe të pranoj këtë dekoratë në emër të babait tim i cili nuk jeton më, dhe ka lënë pas një boshllëk jashtëzakonisht shumë të madh.

Megjithëse kjo dhimbje kaq e madhe s’është e lehtë të kalohet, por çdo vlerësim nga ana juaj e bën më të lehtë, dhe është një ngushëllim që unë e vlerësoj jashtë mase.

Arritjet profesionale të babait tim unë i kam kuptuar në një moshë pak të madhe, pasi ai nuk fliste shpesh për arritjet e tij.

Nuk shprehej, nuk tregonte si drejtues por si një nëpunës i thjeshtë duke filluar që nga baza e deri në majë të piramidës, ndërtimin dhe reformimin e policisë që ne njohim sot.

Dhe pavarësisht se nga viti ‘97 deri tani ai u la në harresë, pavarësisht vështirësive që ka kaluar gjatë gjithë atyre viteve, unë e vlerësoj këtë dekoratë dhe falënderoj zotin Xhafaj që e propozoi, zotin Meta që pranoi që im atë të dekorohej.

Ndihem i privilegjuar që jam mes jush e kolegëve të tim ati, kjo është edhe meritë e juaja që i keni qëndruar pranë në një moment të vështirë”, tha djali i ish-drejtuesit të policisë gjatë ceremonisë. (TemA)

3 komente në “DEKORATA: Rrëfimi prekës i djalit të Sokol Barajt që shkatërroi bandat e ’97-tës”

  1. Albani says:

    Drejtori qe iku i paster dhe i varfer. jo si Bilo Tani e Hakiu

  2. Lalai says:

    R.I.P SOKOL……
    E dije qe keta jane te gjithe rob qira qe nga ky qe tejep dekoraten e te gjithe.

  3. Western union says:

    A keni nevojë për një hua personale ose të biznesit pa stres dhe miratim të shpejtë? Nëse po, na kontaktoni sot pasi aktualisht ne ofrojmë kredi me normë superinteresi 2%. Përgjigju me këtë Email: [email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje