Vdekja e 7-vjeçares, prindërit: Prej dy ditësh nuk arrinte të ushqehej

15 Janar 2018, 08:55Sociale TEMA

Dyshohet se vdekja e 7-vjeçares në Durrës është shkaktuar nga gripi toksik.

Kështu të paktën deklarojnë mjekët e spitalit të Durrësit pas ngjarjes së rëndë në Durrës, ku një vajzë 7 vjeçe humbi jetën pak orë pasi mbërriti në spital me temperaturë të ulët.

Prindërit kanë deklaruar për Balkanweb se vajza prej dy ditësh ishte me grip dhe nuk arrinte të ushqehej. Ata e dërguan në spital por ajo kaloi në gjendje të pavetëdijshme duke u futur në koma.

Mjekët kanë deklaruar se vajza vuante nga një formë mjaft e rëndë e gripit, ose ndryshe i quajtur ‘gripi toksik’.

Pas vdekjes së vogëlushes mjekët e spitalit të Durrësit janë mbledhur për të analizuar rastin. Nga ana tjetër policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve.

1 komente në “Vdekja e 7-vjeçares, prindërit: Prej dy ditësh nuk arrinte të ushqehej”

  1. Ja pra pasojat e moszhvillimit te shtetit ,
    e vjedhjes se tij perjetesishte nga rropsite e politikes ,
    qe kan 28-vjet shqyejne trupin e Shqiperise ,
    si qen te terbuar dhe nuk diskutuan njiher te vetme per
    jeten e atij populli ,per te ndryshuar e permiresuar ate jete .

    Dilni shkerdhata politikan , cirruni ,kafshoni kafshe flamuj politike ,
    si qen rrugeve , i vini zjarrin Shqiperise ,
    ashtusi keni ber gjate gjitha ktyre 28-vjeteve ,
    duke ja shndruar jeten ne Ferr atij populli ,
    qe nuk e do jeten e tij dhe ben sehir si i vdes jeta e vet , si ta kishte lindur ate jete ,
    per te ushqyer kafshet e Politikes ne ate vende .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje