Ky 17 janar shënon 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese mesjetare shqiptare që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër vendosjes së sundimit osman.
Në kuadër të organizimeve për vitin jubilar të Skënderbeut, Tiranën po e vizitojnë përfaqësues të komunitetit arbëresh në Itali, të cilët kanë ruajtur të gjallë në këngë figurën e heroit tonë kombëtar.
Sëbashku me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, arbëreshët e ardhur nga jugu i Italisë do të mbjellin nesër 550 ullinj rreth kalasë së Petrelës, si simbol i paqes dhe i harmonisë mes njerëzve, një trashëgimi e lënë që nga koha e Skënderbeut.
Ditën e nesërme, figura të larta shtetërore nga Shqipëria, Kosova dhe trevat e tjera shqiptare do të marrin pjesë në ceremoninë e posaçme që do të organizohet në përkujtim të figurës dhe veprës së Heroit tonë.
Ceremonia do të nisë në orën 17.30 me një ecje nga sheshi “Nënë Tereza” drejt sheshit “Skënderbej” dhe në orën 18:00 do të vendosen kurora nga personalitetet e shtetit dhe komunitetit arbëresh në monumentin e Skënderbeut, pikërisht në sheshin që mban emrin e tij, i cili në mënyrë simbolike, për gurët me të cilët është ndërtuar dhe pemët me të cilat është gjelbëruar, përfaqëson të gjitha trojet shqipfolëse.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës do të mbajë një fjalë përshëndetëse për qytetarët dhe për të ftuarit e nderit, ndërsa në orën 19.00 do të mbahet eventi i madh përmbyllës në përkujtim të 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në sallën e madhe të Qendrës kulturore ortodokse, shoqëruar nga një koncert me repertorin arbëresh luajtur nga grupet e ardhur nga Italia.
Do te donja edhe une te isha fizikisht i prandishem. meghithese ketu e kemi trashigimine e heroit Kastrioti; pothuejse ne çdo qytet. Vepra e tij titanike njihet ne tere boten dhe nuk vdes kurre.
Vertet vepra e tije njifet nga gjithe Bota e Krishtere por jo nga Shqipetaret.
As Skenderbeu as djali i tije nuk e kishin degjuar as edhe nje here fjalen Shqiperi … Shqipetar… por vetem Arberi, ai njifej si Princ i Epirit (lexoni kopertinen e Marlin Barletit)
Ai luftoj per mbrojtjen e Krishterizmit, ne perkrenaren e vete shkruante slogan te Krishter dhe jo Patriotik…. * IN * PE * RA * TO * RE * BT *, që do të thotë: Jhezus Nazarenus * Principi Emathie * Regi Albaniae * Terrori Osmanorum * Regi Epirotarum * Benedictat Te (Jezus Nazarene E Bekon Skënderbeun, Princ i Matit, Mbret i Arberis, Tmerri i Osmanëve, Mbret i Epirit).
Ja pra keto te verteta Shqipetaret se sotem (ne 70 % hibride Otomane), as i njofin e as nuk ju interesojne keto te verteta.
Prandaj gjithca qe organizojne Arnautet e Sotem (byrazeret e Erdoganit), te gjitha jane nje Parodi.
Festa dhe nderi i vertet i jepen ne vatren e Krishtit ne Katedralen Orthodokse, me meshen dhe festivalin per nderin e Tije.
Koncert ne qendren ortodokse?
A jeni ne vete?
Pra edhe ju jeni bere bashke me armiqte e Shqiperise,se Skenderbeu luftoi per krishterimin e jo per te gjithe shqiptaret?
sot dita e te madhit te mdhenjeve gjergj kastrioti,dite nacionale ku ns perkujton therjet turke per vdekjen e gjithe shqiptarve,dhe betejat madhore te shpates gjithe shqiptate.rrnofte idoli yne gjergj kastrioti.turqv dubet ndaluar hyrjen ne shqiperj.