Shumë çifte zgjedhin mënyra origjinale për të celebruar martesën. I tillë është dhe rasti i Orkida Kurti dhe Klaudio Mukaj të cilët zgjodhën të mbjellin një pemë kumbulle të kuqe në Parkun e Madh si simbol të dashurisë së tyre.
Bashkia Tiranë ka iniciuar nismën “Dhuro një pemë“, ku kushdo mund të dhurojë një pemë dhe ta mbjellë atë në kujtim të një momenti të veçantë në jetën e tij.
Bashkia e Tiranës, tashme prej disa vitesh që nga ardhja e Erion Veliaj në krye të saj, ka promovuar iniciativa të tilla të cilat synojnë që përmes strategjisë së gjelbër, të mbillen 2 milionë pemë deri në 2030.
I urojmë çiftit të ri një jetë të lumtur sëbashku e po aq të bukur sa dhe pema që i dhuruan Parkut! Shpresojmë që historia e tyre të frymëzojë çifte të tjera për t’u bërë pjesë e nismës ”Dhuro një pemë”:
Bravo ciftit simpatik .
Eshte nji xhest simbolik per ata te dy po qe ka nji impakt
mjaft pozitive per jeten .
Ndiqeni te gjithe kte shembull ,
per te pasur nji ajer te paster ,nji dashrui te sinqerte …
Kujdes, se do shkoje Strazimiri me rovole ne brez e do ta shkuli, se ata s’duan dashurine, por divorcin dhe perçarje. Ah moj Toke, çfare mban!
Si gjithmone, shqiptaret merren me budalliqe te tilla si dedikime, pershendetje nga ekrani, kenge festivalesh, peme simbolike, statuja venerizuese, e tra la la te tjera si keto. Do hyne ndonjehere ne teme se sa te vonuar jane, apo nga 100 vjet mbrapa qe jane, kane qejf t’i bejne 200? Lali Eri te marre kontraktor per te mbjelle pemet, jo te injektoje filozofira delirante tek njerezit e t’i beje te mbjellin peme per lloj lloj kleckash mendore qe ua mban trute me gajret.
O aksioni, po ti mbill ndonje gje te mire dhe te bukur ne mendjen tende o qyqar. gerr-verr ngele tere jeten tende, asgje nuk te pelqen, as vetja jote. Prehe shpirtin en paqe, vlereso te miren sado e vogel dhe simbolike, dhe bej sherr per te keqen, sado e vogel. Tipik idiot nga ata qe rrine pa pune dhe flasin per te tjeret tere diten neper kafene. Rrembythje, i themi ne nga Vlora.