Bien temperaturat, pritet borë edhe në Tiranë

15 Janar 2018, 09:09Sociale TEMA

Kjo javë do të sjellë ulje të temperaturave dhe reshje bore.

Sipas Meteoalb, reshjet e dëborës do të rikthehen në pjesën më të madhe të vendit, deri në lartësitë mbi 700 metra mbi nivelin e detit.

Pritet që në ditët në vijim, temperaturat të bien.

Periudha 20-26 janar parashikohet të jenë ditët më të ftohta.

Sipas Meteoalb, fundjava mund të sjellë reshje bore edhe në Tiranë, ndërsa lartësitë mbi 700 metra do të mbulohen plotësisht nga bora.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje