VIDEO: Karteli i sigurimeve në Shqipëri, pakt pa leje për kartonin jeshil

15 Janar 2018, 09:34Sociale TEMA

Kompanitë e sigurimit kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për shitjen dhe administrimin e kartonit jeshil.

Kartoni jeshil është produkt sigurimi për dëmet që drejtuesit e mjeteve mund të shkaktojnë në lëvizjet e tyre jashtë territorit të Shqipërisë.

Në treg, shoqëritë e sigurimit e lëshojnë atë me një çmim fiks e të standardizuar, ndërsa TemA TV u interesua në pikat e shërbimit, duke marrë konfirmimin për çmimet që nuk pësojnë luhatje.

Pra, prakitikisht, shoqëritë e sigurimeve e kanë bërë marrëveshjen mes tyre, dhe e kanë paraqitur pranë Autoritetit të Konkurrencës, për të kërkuar përjashtimin e saj nga ndalimi, në kuptimin ligjit për mbrojtjen e konkurrencës.

Ndonëse përmbajtja e marrëveshjes nuk është bërë e ditur, pakti mes kompanive tregon edhe njëherë se tregu i produkteve të sigurimit vazhdon të koordinohet, për praktikat e çmimeve, të cilat në të gjitha rastet kanë goditur konsumatorin dhe kjo është pasqyruar në hetimet e kryera nga Autoriteti i Konkurrencës.

Ky i fundit madje nuk ka kursyer as gjobat, njëherë në vitin 2012 dhe më tej në 2014 për rritjen e çmimit të sigurimit TPL.

Por, duket se marrëveshja e 8 shoqërive të sigurimit dhe kërkesa për përjashtimin e saj nga ndalimi është bërë këtë herë për të shmangur penalitetet  e mundshme.

Tarifat për kartonin jeshil janë vendosur që nga viti 2014, dhe kanë vlefshmëri minimale 2 javë, edhe sikur qytetari të dalë jashtë vendit qoftë edhe për një ditë.

Tarifa për të rezulton të jetë mbi ato të rajonit dhe kompanitë justifikohen me cmimin e lartë, për shkak se dalin me humbje.(TemA TV)

2 komente në “VIDEO: Karteli i sigurimeve në Shqipëri, pakt pa leje për kartonin jeshil”

  1. Viola says:

    Karteli i malokeve mafioz me ne krye drejtusin aktual te AMF superhajdutin Ervin Koci dhe superhajduten Mimoza Kaci. Kta dy hajna s pysin per asgje para zhutrave. Ai institucion esht ne pik te hallit. Pale kompanite shumica ne faliment.

  2. tironsi says:

    Kjo menyre e ngritjes se ketij problemi eshte forma me e gabuar qe nje gazetar apo nje media i ben me dije publikut se cmimet jane te larta apo qe kjo bie mbi konsumatorin. Kjo eshte ose dashakeqesi, ose me e pakta, mos dije se si funksionon trgu i sigurimeve. Cmimi i Kartonit Jeshil nuk duhet pare i shkeputur nga cmimet e tjera per automjetet si TPL apo Kasko. Nqs do e shikonim keshtu dhe do benim nje krahasim me cmimet e rajonit do shihnim qe cmimet e matane kufirit jane disa here me te larta se cmimet e TPL-se (siguracioni brendshem i detyrueshem) apo Kasko (sigurim vullnetar) . Sa per mareveshje do thoja qe sikur kompanite e sigurimit te bejne sa me shume mareveshje midis tyre qe te shmangin sa me shume uljen banale te cmimeve qe ndodh here pas here nga konkurenca, atehere tregu i sigurimeve do ishte shume me stabel, kompanite e sigurimit do ishin shume me te shendosha financiarisht dhe per rjedhoje klientet, pra ata qe sigurohen si per mjete apo per pasurite e tyre, do ishin shume me te qete se per cdo dem te ndodhur demshperblimi do ishte i sigurte i shpejte dhe me nje vleresim real.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje