Fevziu hulumton përmes teorive konspirative: Shqiptarët të kujdesen për veten, s’është çudi që Ivanoviç të jetë vrarë nga rusët

18 Janar 2018, 20:15Blog TEMA

Nuk kishte si te mungonte moderatori Blendi Fevziu me gjykimin e tij per arsyet e vrasjes se Oliver Ivanoviç, liderit te serbeve te Kosoves.

Permes teorive te konspiracionit dhe panorames globale qe ka paraqitur, Fevziu si gjithnje, pasi ka shtruar tre opsionet e tij per vrasjen e Ivanoviç, thote se mund te jete ekzekutuar dhe nga ruset.

Në një analizë të gjatë kushtuar gjeopolitikës në Ballkanin Perëndimor dhe raportit të shteteve të kësaj pjesë të Evropës me fuqitë e mëdha si SHBA apo Rusia, Fevziu sugjeron më shumë punë për shtetet shqiptare dhe një kujdes të shtuar, pasi jo gjithmonë të “mëdhenjtë” do të kujdesen për ne.

Blendi Fevziu shkon edhe më tutje, duke deklaruar se pas vrasjes së Ivanoviç në Kosovë dy ditë më parë, mund të fshihen pikërisht forcat e mëdha, e në këtë rast Rusia.

Gazetari e lidh ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë edhe me reagimin e fortë që ka bërë këtë të enjte Rusia zyrtare, kundër kreut të qeverisë shqiptare.

Deklaratat e Ramës për rolin e qeverisë së tij në njohjen e gjuhës shqipe në Maqedoni, duket sikur kanë acaruar Moskën duke sjellë dhe një reagim mjaft të ashpër.

Fevziu e sheh reagimin e Rusisë si një përpjekje të kahershme të këtij shteti për të influencuar dhe destabilizuar situatën në rajon në favor të tyrin. Kjo sepse, sipas gazetarit, Rusia prej kohësh e ka humbur influencën në Ballkan dhe po kërkon me çdo kusht ta rifitojë.

Por nga ana tjetër, shkruan Fevziu, do të ishte një veprim i mençuar që Shqipëria, Kosova dhe të gjitha vendet ku ka shqiptarë, të kuptonin se nuk mund të qëndrojmë përjetësisht nën çadrën e SHBA-ve. Fevziu shkruan se tashmë ka ardhur koha që shqiptaria të mundohet për të bërë lëvizjet e saj dhe të kujdeset vetë për interesat e saj.

 

Sot situata është ndryshe. Rusia e Putinit është shumë herë më e fortë se sa ajo e Jelcinit 20 vjet më parë. Vendet e BE po mundohen të kenë marrëdhënie sa më të kujdesshme me Rusinë. Tramp është më i predispozuar të merret vesh se sa të përplaset me Putin. Interesat amerikane në Azi mund të lejojnë një tolerim të Rusisë në Ballkan. Vetë rusët janë sot më aktiv se sa kanë qenë çdo herë në këto 28 vjet pas shembjes së Bashkimit Sovjetik. Sot ata kanë reaguar sërish kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe në Maqedoni. E kanë bërë këtë në mënyrë brutale. Nuk është çudi që rusët të qëndrojnë pas vrasjes së Ivanoviçit në Mitrovicë, ose së paku të përfitojnë prej situatës së krijuar atje. Duke qenë gjithnjë dhe në çdo rast kundër Kosovës së pavarur.

Rusët duan të krijojnë zonën e tyre të influencës dhe të jenë pjesë e vendmimarrjes në Ballkan. Kjo situatë mund të favorizojë serbët. BE e do Serbinë në Europën e Bashkuar, SHBA në NATO. Rusët e duan jashtë. I vendosur midis dy grupimeve tashmë rivale, Vuçiç mund të fitojë sërish statusin e privilegjuar që e kishte humbur Jugosllavia e vitit 1990. Duke luajtur nga pak dhe duke ju shkelur syrin të dyja palëve.

Natyrisht, Shqipëria ka shpëtuar një herë e mirë nga influenca ruse. Në këtë vend rusët s’i kanë dashur kurrë. Ne jemi anëtarë të NATO -s dhe me ambicie të qarta drejt BE. Por Kosova dhe Maqedonia mund të kenë probleme. Raportet ndërkombëtare mund të ndryshojnë disi dhe ne duhet të jemi të përgatitur për këtë. Duhet të marrim masa vetë.

Euforia e marrëdhënieve të mira me SHBA dhe BE nuk mjafton më. As analizat diletante që ne i duhemi SHBA dhe ajo në çdo rast do përplaset për ne. Ne duhet të kishim punuar dhe duhet të punojmë për një infrastrukturë të përbashkët. Në vend të krijimit të feudeve të shqiptarëve, duhej të kishim pasur një treg të përbashkët; një shoqëri të integruar kulturore e shpirtërore. Përrallat se ne jemi të zgjedhurit dhe të favorizuarit e Ballkanit duhet të marrin fund dhe ne duhet të ndërtojmë vetë vendin që na takon këtu. Duhet të jemi më të kujdesshëm ndaj aleancave tona natyrale dhe më kërkues për të ngritur shoqëri më demokratike, më të hapura dhe më pak të korruptuara.

Nëse nuk kujdesemi për veten, askush nuk do kujdeset më për ne. Dy dekada na ndihmuan të tjerët, tani mbetet të ndihmojmë veten!”, shkruan Blendi Fevziu.

6 komente në “Fevziu hulumton përmes teorive konspirative: Shqiptarët të kujdesen për veten, s’është çudi që Ivanoviç të jetë vrarë nga rusët”

  1. adi says:

    fevziu ka te drejte
    shqiptaret tashme jane vetem
    dhe kjo per faj te tyre dhe te politikes se tyre.
    e mbani mend cmendurine e festes ne kosove kur ndodhi masakra e parisit ????
    e mbani mend qe islamiket e kosoves dhe shqipfoles nga shqiperia per % popullsie ishin furnizuesit me te medhenj te terrorizmit islamik te isis?????
    e mbani mend qe xhamia me e madhe ku falen kosovaret ka emrin e sullatnit qe ka vrare me shume shqiptare ne histori???
    e mbani mend ca bene islamiket ne keto vite kunder cdo figure kombetare shqiptare???
    e mbani mend ca bene shqipfolesit e maqedonise qe dolen me flamurin e isis ne demostrate???
    e mbani mend qe shqipfolesit e maqedoniese ndruan masivisht emrat ne emra arabe???
    e mbani mend islamiket shqipfoles ca i ben shqiptarit me te madh ne histori gjergj kastriotit per nje feste meneder islamike?????
    e mbani mend egzaltimin e islamikeve shqipfoles neper media sociale e neper forume per “fitoret” e isis ????
    e mbani mend qe qeveria e rilindjes sillte lloj lloj plehrash turke me leket e ministrise se kultures qe sulmonin gjergj kastriotin ne shtepine e tij ne kruje????
    e mbani mend qe rilindja lejonte ne mes te tiranes mesuesin e bin ladenit te pelliste arabisht ne krah te shpetim idrizit???
    e mbani mend qe romano prodi fliste per rezikun e bashkimit politik te shqiperise me turqine???
    e mbani mend qe timonieri “kercenonte” europen se do shkonte nga turqia???
    e mbani mend qe timonieri mbronte para gazetareve italiane jo europen as italine as shqiperine po erdoganin???
    e mbani mend qe timonieri ne te njejten kohe qe prishi nje kishe shqiptare ndertoi nje xhami turke???
    e mbani mend qe timoneri votoi si erdogani per jeruzalemin????
    e pra europa amerika dhe bota nuk jane as tru peshk e as tru pule
    thjesht kur ju shkon prape ne dore te tregojne vendin duke mos ju hapur palla per kete lloj popullsie.
    ne rast te nje lufte ne kosove ose ne ballkan shqiperia shteti pa asnje arme vec gomonove te habilajve ka me pak se 0 % shans qe te fitoje.
    dhe lufta e kam shkruar dhe here tjeter nuk fitohet ne fushe beteje, lufta fitohet dhe luftohet qe ne paqe.
    shqiperia sot nuk ka as moral te kerkoje ndihmen e te krishtereve
    nuk ka as moral te kerkoje ndihmen e amerikaneve
    shqiperia eshte nje varke e cpuar qe vec gomoneve te habiljave nuk ka me se krenohet e mbrohet
    shqiptaret kane nje faj te papare ndaj historise vetes se tyre dhe femijeve te tyre
    dhuraten dhe ndihmen qe zoti ju dha ne keta 100 vjet e shperdoruan duke lene shqiperine dhe shqiptarine ne doren e turqve islamike
    dhe kur nuk ishim ne te zote te pastronim shqiperine dhe trojet shqiptare nga kolera islamike kete me shume gjasa do ta bejne te tjeret dhe me shume kosto per ne .
    PS: islamike te ardhur vone ketyre aneve, ju lutem mos ngateroni hallin tuaj qe te jetoni ne nje vend europian jo ne shkretetire ,me hallin e shqiperise sepse jane dy gjera qe ne thelb jane te kunderta dhe jane burimi i cdo te keqeje qe shqiptaret kane pare ne 500 vitet e fundit.

  2. jashteqitje kalimtare says:

    ju ngeli ne goje rusi juve zoteri
    armiku i jashtem si ne kohen e enverit
    hani e pini ju edhe beni hamendesime
    edhe popullli budalla beson ato qe thoni ju
    sa hipokrite paskan qene shqipot !!!!!

  3. jashteqitje kalimtare says:

    ju ngeli ne goje rusi juve zoteri
    armiku i jashtem si ne kohen e enverit
    hani e pini ju edhe beni hamendesime
    edhe popullli budalla beson ato qe thoni ju
    sa hipokrite paskan qene shqipot !!!!!!!

  4. shushica says:

    Hera e pare qe deri diku jam dakord me Fevziun .Gjithmone ,por sidomos ne kohet qe jetojme ,nuk ka patur dhe nuk a aleanca te perjeteshme .Ndersa shprehjet ,,,aleate strategjike…jane nje mbeturine e se kaluares .Sot jetojme ne kohe marredheniesh komplekse,ku interesat nderthuren ne menyre te çuditeshme ,me veprime te papritura .Tashme ka tre blloqe te medha SHBA,Kina dhe BE,nderkohe qe rritet pesha e Rusise ,por edhe e Indise ,Brazilit ,Turqise ,Iranit ..Por ndersa para 90 ..s kishim dy blloqe me ideologji te kunderta ,sot perplasjet me te medha jane midis blloqeve qe ne thelb kane te njejten ideologji .Ben pejashtim Kina ,por edhe ajo nuk eksporton me ideologji por fuqi ekonomike dhe ndikim gjeopolitik.Prandaj rritja ekonomike e hapsirave shqiptare ,forcimi i bashkepunimit 360 grade,krijimi i institucioneve te forta dhe kohezioni shpirteror dhe moral ja garancia e mbijeteses ne nje bote teper te pasigurte .

  5. Illyria says:

    Here e pare qe pajtohem me kete palacon.

  6. Timi says:

    Ik mor kokehurdhe…ti je vetem per tellall i bajges kombetare Sali Berishes…mos u mundo te besh shkrime pertej ketij kallupi…jane ndar punet…ty te ra bythelepirja e bajges kombetare Sali…shiko te besh ndonje shkrim kazani sepse po afron 27 janari dhe duhet vajos pak me llum kazani protesta idiote e hajduteve krimineleve dhe te korruptuarve qe po i bie bytha ne uje nga reforma e drejtesise. Bo shpejt ndonje shrim e shaj da te mundesh Edi Ramen…mos u merr me gjera qe jane jashte sferes tende…ti je lehes per bajgen kombetare Sali ndaj te takon te besh detyren…sidomos ne kete situate kur idiotet do te “protestojne” . Ptuuuu kurve, kokehurdhe e shtypme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje