INTERVISTA/ Fadil Myslimani, kuzhinieri i burgosur për terrorizëm: U frymëzuam nga Berisha, ja mallkimi im që ndoqi Tahirin dhe Ramën

18 Janar 2018, 09:35Politika TEMA

Nga Andrea Danglli, TemA

Teksa po mbushen 4 vite i gjendur pas hekurave të burgut, Fadil Myslimani ende  pretendon pafajësinë me shpresë se e vërteta e tij do të dëgjohet një ditë.

Zemërata ndaj organeve të drejtësisë, politikës dhe institucioneve islame, sa vjen edhe shtohet më tepër duke kujtuar ndëshkimet që sipas tij i presin njerëzit më me influencë në botë.

Këtu nuk le pa përmendur kryeministrin Edi Rama, kryeopozitarin Lulzim Basha, presidentin e republikës Ilir Meta apo edhe liderë botërorë si Donald Trump, Vladimir Putin dhe Angela Merkel.

Myslimani vuan dënimin për terrorizëm  në burgun e Fushë-Krujës, pasi referuar vendimit të gjykatës ai përmes propagandës fetare ka frymëzuar disa shqiptarë që të  ndjekin  rrymën tekfiriste dhe salafiste  të islamit për t’u përfshirë në luftimet e xhihadistëve në Siri.

Ish-kuzhinieri i xhamisë pranë Unazës së re, tregon për gazetën “TemA” të gjithë dramën që e ka shoqëruar nga momenti i arrestimit dhe deri më sot.

Në intervistën brenda burgut, ai nuk shfaq pendesë për çfarë është akuzuar dhe dënuar, por thjesht kërkon që dikush të dëgjojë fjalën e tij për të cilën thotë se është e pastër dhe e drejtë ashtu siç e ka udhëzuar feja ku beson.

Ndërkohë sa i përket predikimit për xhihad dhe thirrjeve të hapura pro kësaj lufte, i dënuari thotë se fjala e tij s’ka pasur ndikim pasi ka shërbyer thjesht si kuzhinier për 20 fëmijë në xhami por shton se vetë do të shkonte i pari në Siri për të shpëtuar motrat myslimane prej përdhunimeve, lëndimit dhe vdekjes.

Cili është Fadil Myslimani? Çfarë bënit ju para se të prangoseshit nga policia?

Unë jam babai i pesë fëmijëve. Gjatë komunizmit isha një besimtar pa dije dhe pa rrite fetare. Islamin kam filluar ta predikoj gjatë viteve ’90, kohë kur fillova që të njihem gjerësisht me të. Unë studiova ekonomi-agrare dhe kam punuar disa vite si ekonomist në Elbasan. Me ardhjen e demokracisë nuk mund të ushtroja dot profesionin tim pasi si besimtar nuk më lejohen disa gjëra, si p.sh kamata që është e ndaluar për t’u llogaritur. Më pas kam punuar thjesht si kuzhinier amator në disa shoqata dhe institucione fetare. Deri në momentin e arrestimit kam qenë i punësuar tek xhamia e Unazës së Re duke shërbyer ushqim për 20 nxënës dhe mësues kursesh.

Cilat ishin motivet që ju çuan pas hekurave?

Prej 1400 ditësh qëndroj i robëruar dhe i afrohem varrit. Jam burgosur për politikë dhe reklamë mediatike. Ka qenë 11 mars i vitit 2014 kur forcat e policisë erdhën në xhami dhe më ndaluan me armë tek koka. Njëkohësish është terrorizuar pa arsye edhe familja ime në Elbasan. Ish-ministri Saimir Tahiri tregoi pak ditë më parë merakun për djalin e tij pasi rrezikonte arrestimin për ç’ka bërë. Po për fëmijët e mi kush mendoi kur policët me kallashnikovë mësynë në banesë për t’i burgosur babain? Unë i kam thënë në sallë gjyqi dhe fjala ime e ka ndjekur këto vite: “Nëse ke problem me myslimanët s’do gjesh vrimë ku të futesh!”Rrjedhimisht sot po kërkon vrimë por nuk mund të fshihet dot bashkë me Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën. Këta të fundit janë betuar dhe kanë vjedhur popullin për vite me radhë. Ata do ta paguajnë po nuk u penduan, qoftë këtu qoftë në botën tjetër. Amerikës po i del bota prej duarve ndaj edhe kërkoi arrestimin tonë.

A i keni bërë thirrje besimtarëve mysliman që të shkojnë në Siri dhe të luftojnë krah terroristëve të ISIS? Ka pasur dëshmi në gjyq që e kanë pohuar këtë gjë ndaj jush…

Para se të shkonin dhjetëra shqiptarë për të ndihmuar motrat dhe vëllezërit tanë atje, dua t’ju kujtoj se ka qenë vetë ish-kryeministri Sali Berisha që ka bërë thirrje i pari në vitin 2012 për të  shkuar dhe për të ndihmuar popullsinë siriane. Le të vijë dëshmitar në gjyq pasi 3 vjet i ka lejuar shqiptarët që të shkojë lirshëm nga Rinasi.

Unë  kam qenë kuzhinier dhe nuk kam bërë thirrje. Nëse më pyet mua “a duhet të shkoj?” atëherë mund t’ju them që unë edhe pse jam gjynahqar duhet të shkoja i pari për të ndihmuar popullsinë në Siri. Ky nuk është  krim por është mirësi.

Nëse unë marr vesh që dikush ju ka marrë peng, a duhet të vij që t’ju shpëtoj? Myslimani nuk gënjen. Atë që bën e bën për hir të zotit dhe nuk i trembet prej kurrkujt veç atij.

Kemi me mijëra motra myslimane atje dhe me to BasharalAssad josh ushtarët e vet për t’i nxitur në luftime. Përdhunohen, lëndohen dhe dhunohen. OKB  hesht kur me qindra bomba hidhen nga lart edhe vrisnin njerëz të pafajshëm. Çfarë duhet të bëjmë, pse myslimanët në Irak dhe në Siri janë pula?

Çfarë qëndrimi keni për të ashtëquajturin “shtet islamik”?  Pajtoheni me aktet barbare kur priten koka gazetarësh, shkaktohet kaos dhe vriten njerëz të pafajshëm?

Shteti islamik kërkon që të vendosë drejtësi në tokë dhe të sundojë ligji i zotit. Nuk është terrorizëm. Kjo është kërkesa jonë e vetme. Ai u krijua për të hedhur poshtë diktatorin  BasharalAssad ku edhe  prindërit e gjyshërit e tij kanë drejtuar po me të njëjtën mizori.
Pse nuk përdoret termi terrorizëm i krishterë, budist por veç islam? Nuk ndjehet SHBA dhe Evropa për këtë.

Sa i përket pyetjes suaj mbi gazetarët dua t’ju them se reporteret e “CharlieHebdo” u tallën me të dërguarin e Allahut. Ata kanë bërë shumë mirë, dhe Allahu i shpërbleftë.  Ashtu janë tallur në Shqipëri edhe Ben Blushi apo Kastriot Myftaraj që do t’i vijë dita.

Po në rastet kur sulmet bëhen në vende publike si në Francë, Belgjikë apo Gjermani? Vdesin burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm që nuk kanë asnjë lidhje me zhvillimet në Siri…

Nëse unë mësoj se ju do të shkoni të vrisni fëmijët dhe nënën time në Elbasan, s’mund t’ju them faleminderit por do të  hakmerrem ndaj jush. Unë nuk them të vrasin njerëz të pafajshëm por kjo është e vetmja zgjidhje. Kur s’kam tanke, avionë dhe helikopterë për luftë të barabartë, atëherë kjo është e vetmja rrugë. Ata kanë kryer sulme terroriste në shtetet që kanë marrë pjesë në luftime. P.sh ju kujtoj se në Brazil apo Kili nuk kanë shkuar ushtarët e ISIS. Ç’punë ka Amerika, Rusia, Franca dhe vende të tjera që ndërhyjnë me avionë bombardues për të shfarosur atë vend? Po u zemërua Allahu e shkatërron Donald Trump-in, Edi Ramën, Angela Merkel-in, Vladimir Putin dhe cilindo që bën si gangster në botë.

Po  edhe Shqipëria është aleate e NATO-s. Pra ju në njëfarë mënyre mendoni se nëse ata vijnë dhe kryejnë akte terroriste shqiptarët do ta meritonin?

Vendi ynë është thjesht një koloni dhe jo aleat i NATO-s. Ne jemi të aftë të bëjmë gjithçka që kërkojnë ata, madje edhe duke miratuar martesat midis homoseksualëve. Këta bëjnë gjithçka. ISIS e di shumë mirë që Shqipëria nuk ka rol vendimmarrës dhe komandohet nga SHBA. Ata mund të hakmerren nëse shqiptarët do të shkojnë që të kryejnë sulme. Shteti ynë dërgoi 20 milion fishekë për atë luftë atje në një kohë kur atyre fëmijëve duhet t’i çoheshin karamele dhe jo plumba.(Andrea Danglli)

29 komente në “INTERVISTA/ Fadil Myslimani, kuzhinieri i burgosur për terrorizëm: U frymëzuam nga Berisha, ja mallkimi im që ndoqi Tahirin dhe Ramën”

  1. Pinxho kapellja says:

    Ky eshte loqe nga mendja, e ka yshtur mulla Ahmet kalaja! Kafshe eshte pak tu thuash!

    1. Jeerry says:

      E DREJTE, LOQE KOMPLET.

      1. Hoxh Armandi says:

        Ca mendimi keni ju turkoshqiptar po e feston Fadili vitin e Gjergj Kastriotit?

    2. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

      ai eshte fytyra e vertete e muslimon brothers ne shqiperi,siri,irak,turkye,afghanistan,iran,boznia etj……………….

    3. Fidel says:

      E kuptoni se cfare beri Enver Hoxha qe e zhduku fene nga Shqiperia?
      Lexoni kete idiot dhe kuptoni se si e shfrytezon fene ky per te mbjelle terrpr!
      Po me njerezit e pa mbrojtur,grate,femijte e v pleqte e pa fajshem cfare dreqi keni,o ju shofte fara?
      Ne se e keni inatin me lideret boterore,ne se ua mban suma,pse nuk u bini atyre, por grave e femijve?
      Ja pra qe nuk jeni myslimane po TERRORISTE!

    4. shvejku says:

      I rruajte bythen Tahirit dhe Rames se ti rri ne burg,ndersa ata bejne qejf!

  2. Runi says:

    Paguaj ti I pari o budalla se mire te behet te kalbesh aty ku je.
    Pastaj te presin virgjereshat.
    Po ky gazetari a s’ka pune tjeter po humb kohe me nje te krisur nga mendja.

  3. shqip says:

    Po pse e ulni veten ne te Tilla nivele ? Ç’kiptim ka per nje gazetar te intervistoje injorante, e per me teper edhe debil . Ky kujton se i di te gjitha . Flet per politike e per fe , dhe s’ka as njohurite minimale . Ka qene guzhunier ne xhami , ka gatuar per 20te kamikaze te vegjel . Shume bukur . Kete zanat ta ushtroje sa me gjate te jete e mundur . Te behet shef guzhine e te gatuaje per te burgosurit . Aty rri more gjemnaç . He se te japin edhe per te ngrene , edhe sapun te lash mjekren e mbushur me morra .

  4. Fatos says:

    I pfajshem qenka. Yyyt rrace muti.

    1. Seni says:

      Ky rrace muti, injorant, fudull, gomar duhet te varet nga koqet

  5. vang says:

    pse botoni intervista njerezish me tru te shpelare?

  6. vl says:

    Sa i pafajshem qeka. Gjynaf i shkreti. Aq budall esht sa se mer vesh se per ato qe llap, e kan fut brenda

  7. e verteta says:

    KU je ILIR HASHORVA degjoje kte besimtarin qe filloj te besoj pas vitit 90te , meqe zotrote bere goxha artikull dhe ishe shum i prekur pse PPSHja te ndaloj fen per 50 vjet dhe te beri njeri me kultur , mesoje arsyen pse , lexo kte artikull dhe kontrollo veten kur te shkruash per padrejtesin qe gjoia sistemi shkuar na beri ne SHQIPTARVE duke mbyllur vendet e kultit , lexo artikullin dhe veri kishtin kokes , nuk ka njeri nga ju te gjykoj ENVER HOXHEN per veprimet e rendesishme qe beri per zhvillimin e shqiptarve dhe europianizimin ton , shiko per 25 vjet demokraci si jan kthyer besimtaret po nese nuk do mbylleshin ne komunizem vendet e kultit e imagjinon dot ku do ishim sot , e si do ishim sot , çoini te ter SHQIPTARET nga nje tuf lule tek varri ENVERIT atij burri shteti qe nuk na vjen me , se dituria zhvillimi kultura dhe ndershmerin e dinjitetin ai burr shteti ja dha kti populli , se ne nerrealitet jemi kta qe jemi sot ,qe treçereku e mos me shum jan pa nder pa moral kriminela e te pa skrupullt , te ter shkoni mbas figures zogut se hajdutet dhe mashtrusit tek ai gjejn vetveten , ai burr shteti qe ne e shajm na mbajti me dhun te ndershem e me dinjitet te terve ne si popull , panvarsisht se jemi popull mosmirnjohes kjo esht çeshtie tjeter.

  8. Majmuni says:

    Keshtu eshte kur ne vend qe ti besh yzmet garuzhdes merresh me punet e botes. Me vjen keq per femijet e tu po ti wenke loqe fare o Myslimoni. Paske shkare pak, mos te ngeli hatri.

    1. undefined says:

      Al- anistan dhe undefined

  9. problemi eshte shume me thelle sesa shkruhet e thuet ne media.nga erdhi ideologjia e salafizmit ne shqiperi.se kari serviset sekrete ruso-turko-greko-serbe u bashuan ne nje pik sesi ta shkatrroj shqiperin e shqiptaret ne ballkan me formulen e mashtrimit fetar.pastaj angazhuan hoxhollar turq,e qerkez,bektashi e disa shqiptar te shortuat ne turq dhe filluan akcionin anti shqiptar,ne krye me dhefin e tyre ne krye rusin.te gjithe e dijn se shumica e popujve te botes jane steist,se shkenca nuk i beson perrallave mashtruse fetare,por europ,usa,rusia e kina kurre nuk pranojn te ket force islsme ne globe,dhe idea ruso-europe eshte sesi ti shkatrrojn shqiptaret nepermes fes turko-arabe dhe ti armiqsojn me ameriken,konkretisht me ane te fes islame.pra ideja ruso evropiane u realizua qe shqiptaret si islamist,e salafist te rrezikshum te behet problem global dhe i okb-s.po po se terroristi i kosoves lavdrim muhaxheri me koke femije te prer qarkullon ne gjithe globin,dhe vete serviset e intelegjences evropiane,usa rusis eglobit.pra salafizmi islsmik obligim te shkojn ne djihade nuk eshte e rastit ,por mire e organizuar nga imam e hoxhollar turq e shqiptar pro turq me shefin e tyre rusin.tani qka ndodhe ku ideologjia e islamit terrorist nuk ndalet deri ne shkatrrimin e kombit shqiptar.pra ktyre islamistave turq pro rusis duhet prer k..qet me gerrsher,dhe izoluar nga shoqria shqiptare.i vetmi shpetim eshte kthimi ne fen e vjeter antike shqiptaro-evropiane fen katolike,se ndyshe femijet e gjeneratat e reja praseprap i futin ne islamin radikal anti evropian ,e anti amerikan dhe i bejn trroriste.

    1. Kreu Prokuror n'mbretnin e bashkume says:

      O Bruxel-i …… me fal zotnia tate por ti qeke me i “shkundur” se ai , per te cilen eshte bere shkrimi (Fadil Muzullmani) !!!! Qe je vllami i ketij Muzullmani-t kjo s’do men e kalem …… qi je ni pe kosove ene kjo nuk diskutohet … por qe te jesh tina ene “jurist” kete as Fadili i Muzullmonave nuk e ha , e jo mo neve ketu . Linja ato qi agentura te hujme serbo-ruse-turko-afgano-greko-siriano-arabo-e leshi vete ,…. se si e ke nis tina? ene Bin Ladenin po na e nxirr qi ashtu serbo-rus !!!! Ene nji kshille : doktori t’ka thone me i pi qi ato “farmaqet” (ilaçet kupton) ne mengjis heret para buke ….. he qi ashtu veni men shendetit or taj “jurist” pjata laresi !!!

    2. Nik says:

      O zoti jurist..po shqiptaret qe I jane bashkuar is nga gjermani a anglia italia apo dhe rasti qe lexuam para pak ditesh per shqiptarin nga USA dhe ata grekorusoserbet I derguan?po xhamine e madhe ne prishtine qe e keni quajtur mehmet fatih vrasesi ne mas I shqiptareve.dhe ate grekorusoserbet e bene.po qe ne Prizeren flitet turqisht ne cdo cep.dhe ate grekorusoserbeve do tu a faturojme?MJAFT!!!mjaft me keto marrezira se jemi bere gazi I botes.

  10. Haha says:

    Keta nuk duhen burgosur se u ben nder.duhen mbledhur te gjithe bashke e ti nisin per siri e le te vriten me njeri tjetrin.

  11. sa dinak e mashtrues maskus jane klika terroriste turkofone ne shqiperi,kosove,maqedoni e presheve,kur thijn ti shpetojn arabet nga dhunimet seksuale,a vet feja islame ka linde nga fjala sex e pedofi.prova se muhameti ka dhunuar ajshen e vogel 6-7 vjeqare e martuar ne moshen 9 vjeqsre.kete e thojn vete arabet ne zvicer e evrope dhe vete historianet arabe,madje qsrkullon nje video e re ne you tube ku nje sociolog historian atabe e rrafe me kepuc kokes nje imam se nuk mundi ti duroj rrenat e mashtrimet e tije,video ekziston por kame harruar patagrafin e sakt te kerkimit ne internet.djihadi i kosovrs dhe shqiperis jane shkuar ne siri e irak vetem qe te fitoje islami dhe sipas kogjikave te tyre,islami ta pushtoj globin dhe sundoje me ligje te sharia system.pra denime e ekzekutime me prerje koke,fute ne grope bire deri ne fyte dhe gjuajtur me gure ne koke.nje filozof zviceran ka thene,se nga kurani del vetem plumbi e terrori.

  12. opinion. says:

    qka kame mundur te kuptoje se islami radikal salafiste eshte futur edhe ne lojtaret e kombetares,ku kishin mjekrra salafe dhe kur luajne ne evrope ju kane then,se isis-i i albanis po luan futbolle.

  13. zoga e vodices says:

    Kam nje pyetje si ka mundesi qe u jepni hapsira ketyre bastardeve qe nga mengjezi deri ne mengjezin tjeter flasi vetem per fen .Ky dhe shoket e tij duhet te kalben aty ku jane se aty e kane vendin ,keta jane jashqitja e kombit.

  14. BERISHA LARGOHU says:

    Po pse, me keto budallejn do merremi? Te kalben ne burg, pune islamikesh ky muhabet.

  15. pedro i ri says:

    burgim te perjetshem

  16. xhebari says:

    kur nuk e njihni tjetrin mos ja fusni ne tym. Fadili ka mbaruar shkollen e larte per ekonomist e ka qene nje djale e shok i i mire, i dashur dhe i sjellshem. Une e kam pasur shok klase e dhome per 4 vjet ne fakultet, dhe me te vertete habitem se si eshte shderruar ky njeri. Mbiemrin e ka patur Dervishi. Gjithsesi i uroj te jete mire, pasi qe nga viti 1985 nuk e kam takuar me.

  17. I merzituri says:

    Mos ha shume ne burg. Ngrihu heret e beje vete kazanin e supes. Na lodhe. Rri urte se do te lagin me raki.

  18. Mus Musi says:

    Mos e nxirrni se qeka bo me i rezikshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje