Nga Astrit Patozi
Nese fotot panoramike të mëngjesit në facebook-un e kryeministrit quhen punë, timonieri i “Rilindjes” po qeveris mirë.
Nëse pemët që mbillen live në TV nga lali Eri quhen pyll, Tirana gjithashtu po lulëzon dita-ditës.
Nëse legjendat për SPAK, KLP apo “peshq të mëdhenj” , që ndodhen vetëm pak centimetra larg rrjetës do të merren seriozisht, drejtësia ideale ka mbërritur tashmë në Shqipëri. Neve nuk na mbetet tjetër veç të rrojmë e të shohim.
Por e vërteta është se ky vend po lundron në depresion, ndërkohë që anija e qeverisë ka mbetur prej muajsh në stere. Dhe nuk ka rimorkiator që mund ta nxjerrë në breg.
Vezirët e sulltanit janë mbytur nga pesha e ministrive të stërmëdha, sepse timonieri vazhdon të mendojë se qeverisja është një lojë fantazie, që edhe mund të vizatohet.
Nuk është e sigurt nëse do t’u mjaftojnë 4 vitet për ta ndrequr atë çmenduri gjysëm delirante dhe gjysëm korruptive, që u quajt reformë e ekzekutivit. A thua se kishte ndodhur rotacion i fortë politik, dhe nuk ishte i njëjti kryeministër.
Por, edhe pse ka shkaktuar një ngërç traumatik, “piktura”
e fundit e Edi Ramës në trajtë qeverie nuk është e keqja më e madhe.
“Rilindja” po mbytet ngadalë, por në mënyrë të pakthyeshme, kryesisht prej skandaleve të veta. Ndaj mos lusni që të gjeni optimizëm aty, ku ka bërë strehë prej shumë kohësh dëshpërimi.
Mos e kërkoni zgjidhjen tek administrata e hutuar, jo aq nga organigrama salamandër e timonierit, që ka bashkuar peshqit me delet, dhe ka ndarë pemët nga gjethet, sesa nga hija e dosjeve të drogës dhe të korrupsionit, që nuk lënë askënd të ngrohet.
Shqipëria nuk po qeveriset, por prej muajsh po zvarritet, sepse mazhoranca thjesht po e administron pushtetin. Kjo qeveri po kalbet, duke u përpjekur të na e hedhë nga zgjedhja nē zgjedhje dhe nga protesta në protestë edhe për shkak të paaftësisë dhe përgjegjësisë sonë.
shume mire atehere, piqni geshtenja deri sa te vine zgjedhjet dhe te shohim sa do ja beni fora… keta kalbur por ju jeni per pleh fare se te iki Rama qe punon dhe te vi sera juaj qe e ka kthyer pas kete vend ne kohe kaq here, eshte te sigurosh mire penxheret dhe tia mbathesh jashte ca vjet.
Astrit, meqenese je edhe ca si gazetar, mire eshte te pranosh rregullin e perbotshem se qeverite kalben kur vrasin popullin e vet. Rast klasik per te vertetuar kete aksiome ishte qeveria dhe partia ku ti ishe nenkryetar. Te kujtohet 21 Janari Astrit? Ngaqe nuk te gjeten vend as ne kalbesiren qe krijove me duart e tua e te bashkepuntoreve te tu, ti tani kerkon te gjesh kalbesira te tjera.
Te verbon Lali Eri Astrit? E patet Tiranen Astrit me Lulin kryebashkiak dhe tiranasit e pane se cfare bete.
Reforma ne arsim, reforma ne drejtesi, reforma ne KESH, reforma ne kulture, ne polici, jane kalbezim Astrit? Mban mend si e late drejtesine Astrit? Mban mend qe vrasesit e 21 Janarit i quajtet heronj Astrit? Mban mend qe nenshkruat nje marreveshje per te shitur detin te cilen e hodhi poshte Gjykata juaj Kushtetuese dhe nuk i keni dhene llogari popullit e kombit shqiptar per kete Astrit? Ketu e keshtu kalbet shteti Astrit. Ky eshte korrupsion Astrit, korrupsion ndershteteror. Fol nje here te vetme si njeri, si qytetar, si shqiptar, qe te behesh i besueshem.
E ke gabim Astrit patozi ,nuk ka mundesi te kalbet nje qeveri qe sapo ka lindur,ndersa kryeministri e ka fituar dhe forcuar imunitetin e vet dhe i dha provat ne 4 vjeteshin e pare ku objektivat qe caktoi i realizoi, duke i kurorezuar me zgjedhjen e prokurores ne 18 dhjetor ,apo nuk ta sheh syri si fitore se nga mendja duket qe nuk e ke kuptuar, gje qe mendja nuk e arrin kur i mungon zemra. Te jesh opozitar nuk do te thote te te mohosh apo te nxish por te jesh realist qe kur te vije revanshi te fitosh. Ky eshte nje fillim i mbare i qeverise dhe me ecjen e reformes ne drejtesi ti dhe shume si ty do te shikojne se si kjo qeveri me 50 % zonja te reja do ti japi energji gjithe Shqiperise e drejtuar me llogjike te forte ,largpamese dhe optimiste te EDI RAMES. ZOTI mbeshtet ata qe punojne dhe jane me te drejten.Ky eshte viti i drejtesise, reformes se UJIT.ne pervjetorin e heroit kombetar SKENDERBEU.
undefined
O Astrit..Te them te drejten kam menduar se dikush je..Po me keto shkrime qe ben gjasme, kritikon qeverine se Luli sdi te drejtoje opoziten,ti je nje zero..
Qeverisje me te mire, reforma me te rendesishme dhe jetike per popullin qe po ben kjo qeveri dhe ky Kryeminister skemi per te gjetur..
Ti zoteri,do pushtet, do te jesh ne krye te opozites..Te genjen mendja..Kure ske per tja arrire..
Ti Lulin se mund dot, se ti ve te dy kembet ne nje kepuce, babi tent politik Sala..Ai ti ti te gjitha te palarat..por dhe ti je tip mistrec qe filozofon kot..Po te jap nje keshille.Ke nje shok,qe quhet Mero Baze..Pyet ate si do ta zberthesh nje artikull,e cfar do besh ne te ardhmen..se ai di tja kendoje bukur..kengen e sprasme te bales, ,si pozites dhe opozites..Avash avash alternativa juaj po shuhet..Ne ke mendim se do arestoet Luli sala dhe te erdhi guri ne dore prape e ke gabim.Amerikanet e kane gadi ate qe do udheheqe partine Demokratike..Dihet, o Majlinda, o Eduarti..Ke pare Eduartin qe sndihet..Po ke bythe tani eshte momenti te krijosh Partine e re..
Nese nuk mbillet nje peme sote, do te bllokohesh nga frymemarja mot, nese ky vend dhe ky milet eshte ne depresion, me mire do te ishte ta mendoje pak me ndryshe problemin o Patozi, nuk punohet lirshem duke hedhur vetem balte mbi qeverin, duke share nga mengjezi deri ne darke k/ ministrin dhe qeverine, duke prodhuar vetem rremuja dhe hedhur tymuese dhe cizme ne parlament, nuk eshte ky funksioni i opozites por argumentet.
E thene nga Ju dhe nga njerez te PD-se kjo do te thote qe E Rama po ecen ne rrugen e duhur. Ju flisni percart vetem e vetem qe te beheni te gjalle dhe protagoniste ne media.
A mund te thoni nje ligj, nje nisme politike, nje propozim qe keni bere Ju per permiresimin e situates?
Kjo qeveri per Ju kishte rene pa u formuar! A ju kujtohen deklaratat ne Korrik-Gusht 2013?
DAKORT , por per momentin esht me e mira ne treg zoti patozi , ajo qe kishim ne kohen tende ishte fantazem , episod vampiresh.
Domedhënë sipas teje Astrit të provosh ç’do ditë me fakte se po punohet ti e quan ”kalbje”?Të mbjellësh pemë ç’do ditë kur në kohën tuaj shkuleshin dhe priheshin pemë ç’do ditë dhe ju flinit gjumë se su plaste shumë për Shqipërin ti e quan show?Ndoshta nuk është pyll se pylli do dekada të bëhet,por është një fillim shpresëdhënës se Shqipëria mund të bëhet me Shqipëtarë.Dhe me sa duket jo me Shqiptar të soit tënd dhe të Lulit tënd që ti bën sikur zihesh por që mendon njëlloj si ai dhe vepron njëlloj si ai.
O “njeri”!? Po qenke per te qare hallin. Turp per budallalleqe te tilla. Zaten gjeja me e veshtire ne jete eshte njohja e vetvetes. Ti nuk e “njeh” veten. Turp, budall Patozi.
me siguri per Patozin nje qeveri eshte e kalbur kur lajme per allish-verishe tenderash nuk jane me neper gazeta.
ministrite jane keshtu apo ashtu thote Patozi! nje ndertese mund te kete derrasa te kalbura ne dysheme, kurse nje tjeter nuk ka dysheme fare.
te thuash qe qeveria zvarrited do te thote qe me pare qeverite kane punuar me shpejt, po sa e vertete este kjo varet nga syzet me te cilat e shef, se helbete, gjerat zmadhohen e zvoglohen sipas oreksit.
vetem luli mund ta rreglloj kete vend, ai yll prapa malit qe do ti jape drite fshatit.
O Tosooooo shif ate folen ku ben pjes qe esht kalb me gjith rronj e mos qa hallin e kalorsit ! Jeni kalb prej kohesh te gjith aty e spo ka burr nane tju kthej ne jet, se ju vec saliun doni tju shkerdhej si heret se vec ai ju a di huqet e ju bashkon ! Shkoni tani e faljuni Munikes se mos ju qi s ne selamet se plehu plehun mbeshtet !