Rita Ora asnjëherë nuk ka hezituar të shfaqë format e saj nëpër koncertet e shumta nëpër botë.
Këngëtarja me origjinë shqiptare ka treguar stilin e saj të veçantë edhe kur ka performuar në Hong Kong për Billboard Radio Live.
Rita dukej sensacionale në një kostum dy pjesësh me ngjyrë të bardhë të cilin e kombinoi me një palë çizme të bardha.
Në fillim të performancës ajo kishte edhe një xhaketë, të cilën e hoqi pak minuta më vonë.
Gjithashtu Rita mori nga shteti kinez çmimin si “Artistja më e mirë Ndërkombëtare” të Bilboardradiochina”. (TemA)