Mustafa Nano: Socialistëve iu ka hyrë frika në palcë nga reforma, por...

19 Janar 2018, 10:12Blog TEMA

Mustafa Nano shkruan sot se socialistëve iu k hyrë frika në palcë nga reforma në drejtësi.

Sipas tij, kjo do të thotë se drejtësia nuk do të jetë në dorë të tyre.

Nano shkruan për gazetën Mapo, se lëvizja e fundit e mazhorancës që e detyron Prokurorinë të sjellë prova kur kërkon arrestimin e deputetëve, tregon edhe njëherë se sistemi i drejtësisë që po ngrihet nuk do të jetë i kontrolluar nga palët.

Ai thotë se me këtë bie edhe zhurma e opozitës se sistemi po bie në dorë të socialistëve.

Shkrimi i plotë i Mustafa Nanos  

Në nenin 73, pikën 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, përcaktohet qartë se “deputeti nuk mund të arrestohet, atij nuk mund t’i hiqet liria në çfarëdo forme, dhe ndaj tij nuk mund të ushtrohet kontroll personal apo i banesës, pa autorizimin e Kuvendit”. Nuk ka qenë kështu gjithnjë. Deri në vitin 2011, deputeti ishte i mbrojtur edhe prej hetimit. Me fjalë të tjera, deputeti, jo vetëm nuk mund të arrestohej, por edhe nuk mund të ndiqej penalisht pa autorizimin e Kuvendit. Por atëmot u miratua (nën presionin e Brukselit e Washingtonit) një ndryshim në rregulloren e Kuvendit, me anën e të cilit deputetit nuk i njihej më mbrojtja e blinduar që gëzonte prej Kushtetutës. Duhet thënë se ky ndryshim i rregullores ishte antikushtetues. Kuptohet pse. Mbrojtja e deputetit prej hetimit apo arrestimit ishte një prerogativë e tij kushtetuese, dhe për ta vënë në diskutim apo ta rishikuar këtë prerogativë, lipsej një ndërhyrje po në Kushtetutë. Por ndodhi ajo që ndodh gjithnjë. Kur një aksion politik “i mirë dhe i nevojshëm” gjen si pengesë Kushtetutën, kësaj të fundit ia futin shkelmin fare kollaj. Kushtetuta nuk ka kurrë këtyre anëve vlerën që ka një vullnet “pozitiv” politik, i mbështetur nga diplomatët e nga opinioni publik.

Ndryshimi në rregullore saktësonte se prokurorët mund të fillonin sa herë që do ta shihnin të arsyeshme hetimin ndaj një deputeti, dhe për këtë nuk kishin më nevojë t’i merrnin dorën Kuvendit. E prej atij momenti, prokurorët nuk kanë ndonjë detyrim që të paraqesin prova apo elemente të tjera të dosjes hetimore në ngarkim të deputetit. Në fakt, në rastin “Tahiri” socialistët iu kërkuan prokurorëve prova, dhe ishte ky justifikimi që ata paraqitën për të mos lejuar prokurorinë të bënte arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm. “Provat nuk janë bindëse”, u tha. Merret vesh se kanë shkelur rregulloren. Dhe tani, duke mos dashur të ndodhen sërish nesër në të njëjtën situatë, kanë ndërmarrë një nismë për ta ndryshuar nenin që ka të bëjë me imunitetin e deputetëve në rregulloren e Kuvendit. Për këtë u duhen veç votat e tyre.

Kjo është një lëvizje e papritur, ç’është e vërteta. Përballë paralajmërimit apo zotimit mbi arrestimin e peshqve të mëdhenj, të gjithë ne kishim zënë të bënim pyetjet: “Po si do bëhet kjo përderisa peshqit e mëdhenj kanë imunitet ndaj arrestimit? E përse do shërbejnë prokurorët e gjyqtarët specialë, nëse arrestimi i këtyre peshqve është në dorë të parlamentit? A nuk ka rrezik që SPAK-u të shndërrohet në një organizatë joqeveritare?” (ky krahasimi i SPAK-ut me një organizatë jo qeveritare është i Bashës; e tha dje). Dhe pikërisht në këtë rrethanë, socialistët ndërmarrin këtë nismë për ta fuqizuar edhe ca më shumë këtë mbrojtje. Kërkojnë të bëjnë pjesë të rregullores praktikën antirregullore që ndoqën në rastin “Tahiri”. Duan pra që prokurorët të vinë me prova në Kuvend. Duan gjithashtu që deputeti, për të cilin kërkohet arrestimi, të ketë të drejtë t’u bëjë pyetje prokurorëve gjatë shqyrtimit të kërkesës së tyre, dhe të bëjë shpjegimet e veta. Duan më në fund që votimi mbi kërkesën e prokurorëve të mos jetë më i fshehtë, dhe kështu t’i japin mundësi deputetit nën akuzë, por edhe gjithë opinionit publik, që të marrë vesh se cilët deputetët kanë votuar pro e cilët kundër. Shkurt hesapi, duan t’ua bëjnë malore punën prokurorëve në rastin që këta të fundit do duan të hetojnë peshq të mëdhenj.

Kjo gjë bie erë. Një nismë e tillë në një kohë që Reforma në Drejtësi është në proces zbatimi tregon se në parlament ka njerëz që i ka zënë frika. Disa syresh kanë zënë të mendojnë, me sa duket, në këtë mënyrë: “Deri dje nuk kishim fare nevojë për mbrojtje, pasi nuk ishim të kërcënuar; organi i akuzës kishte një kompleks subordinimi ndaj politikës e ndaj parlamentit; mirëpo tani organi i akuzës po na del nga duart; prokurorët, sidomos ata të njësisë speciale, dhe gjyqtarët, sidomos ata të Gjykatës speciale, do të jenë si mina shëtitëse me sahat, kështu që nuk do ishte keq sikur të merrnim ndonjë masë mbrojtëse shtesë”. Mbi bazën e kësaj logjike, u ka shkuar mendja të ndryshojnë rregulloren. Sepse nuk u ka mbetur gjë tjetër për të bërë. Procesi ka ecur shumë përpara për të patur mundësinë që ta sabotojnë. E shumta që mund të bëjnë, është ta ngadalësojnë këtë proces, por jo ta bllokojnë.

Saktësojmë: kjo është një nismë e socialistëve. Lind pyetja: I ka kapur frika socialistët? Sigurisht. Madje, u ka hyrë në palcë. Ata e kanë shitur reformën si një gjë të tyren, dhe në një masë të madhe ka qenë bash kështu (ata e nisën, ata e mbështetën, ata e çuan deri në fund procesin, pa bërë asnjë naze), por kjo nuk do të thotë se drejtësia do të jetë në dorë të tyre. Mbi të gjitha, atyre u kallin datën prokuroria speciale e gjykata speciale. Kështu që përsërisim: socialistët i ka zënë frika. Demokratët e LSI-stët e kanë demonstruar me kohë që kanë qenë të terrorizuar nga reforma, por frika e socialistëve ishte një gjë e panjohur. Kjo tregon edhe njëherë se sistemi i drejtësisë që po ngrihet nuk do të jetë i kontrolluar nga palët. Me këtë bie edhe zhurma e opozitës se sistemi po bie në dorë të socialistëve.

Reagimet e Bashës (“Rama ka propozuar një ligj të posaçëm për të mbrojtur peshqit e mëdhenj; kushdo që priste arrestimin e peshqve të mëdhenj, tani do të përballet me cironka; kjo do e kthejë SPAK-un në një organizatë jo qeveritare; do të jetë Rama ai që do vendosë për arrestimin”), i Palokës, i Vasilit etj., bëhen thjesht për një tabiat a instinkt opozitar, e jo për të treguar se frika në opozitë nuk ekziston. Nëse duan të tregojnë seriozisht se janë kundër kësaj nisme të socialistëve, le ta shndërrojnë në kalë beteje këtë gjë. Le të ngrihen në parlament e le të mbrojnë të kundërtën, le të mbrojnë pra idenë që deputetëve jo vetëm nuk u duhet fuqizuar imuniteti parlamentar, por u duhet hequr edhe ai imunitet që kanë, në mënyrë që organet e reja të drejtësisë të mos kenë fare punë me parlamentin kur u duhet të arrestojnë deputetë. Është antikushtetuese që ta lësh deputetin me imunitet zero (neni 73/2 është ende në fuqi), por punë e madhe. Jemi në Shqipëri, babam, ku Kushtetuta nuk ka asnjë vlerë përballë nismave “të vullnetit të mirë”. Gjatë 28 viteve të fundit ideja se “konsensusi politik dhe vullneti për të bërë punë të mira vlejnë më tepër se çdo ligj” ka patur peshën e një principi superkushtetues. Këtë princip e kemi ndjekur në mënyrë rigoroze e të zellshme. Le ta ndjekim edhe njëherë të fundit, nuk u bë kiameti.

E bëjnë dot këtë gjë? Ua mban? Ne po presim. Siç po presim Prokurorinë dhe Gjykatën Speciale.

12 komente në “Mustafa Nano: Socialistëve iu ka hyrë frika në palcë nga reforma, por…”

  1. Sot do duket says:

    Kujtoj qe politikanet tane kane bertitur me te MADHe idealin qe nuk duan imunitet.
    Basha & Mona priten ta shqiptojne kete tani si te padiskutueshme qe jane te PASTER e duan pastrimin e banded edvin. S’e bene, po mcifen me gaxhoit/ edvinit, po PRESIM. Sot do duket…

  2. Tirona says:

    Me 27 janar kryefjalia duhet te jete: NE jemi te gatshem ta heqim pancirin e hekurt IMUNITET kunder Vetingut dhe te na behet Vetingu si
    Kemi bilbilosur e rrahur gjo lain: ‘per ideal te parties!!’. S’e vene, ja cube vetes buken ne balle , bashke me edvinaqePalloin….!! kemishen

  3. Sot do duket says:

    Kujtoj qe politikanet tane kane bertitur me te MADHe idealin qe nuk duan imunitet.
    Basha & Mona priten ta shqiptojne kete tani si te padiskutueshme, pra qe vete jane te PASTER e duan pastrimin e bandes UrbanRilindja . S’e bene, po mcifen mas Gaxhoit edvin.
    Po PRESIM. Sot do duket…

  4. Albani says:

    I nderuare Meustafa; une ne pergjithesi nuk i lexoj shkrimet e tua por kete qe lexova sote me duket vertete nje shkrim dhe propozim perle.Ku e bazoj une kete mendim:Jam shume dakorte qe te gjithe deputetet para ligjit te jene pa imunitet dhe pastaj tja u shohim aftesite dhe bilbilosjet qe bejne pa pike pergjegjesije dhe pa pike turpi ne sallen e perlamentit.Jam i thekur per nje parlament vertete te paster ku te sundoj llogjika,respekti per ate qe i ka çuare atje dhe mbi te gjitha te japin zgjidhje gjithmone ne favor te popullit dhe jo te çeshtjeve te tyre personale se jane bere si mos me keq nuk degjohen dhe nuk shikohen sidomos me ate fjalor rrugaçeror qe te vjen per te vjelle si per burrat dhe grate deputete.Deputet me te drejta te pa kufizuara nuk duhet te kete fare jo ne parlamentin tone por edhe me gjere.Tek ne mbi 75% e deputeteve nuk duhet te jene fare se nuk perfaqsojne asgje veç vete se tyre te ndyre dhe hajdute,te shohim se çfar do te behet me kete drejtesi dhe presim me shprese se çfar do te sjelle 2021.Pershendetje Mustafa.

  5. Jimi says:

    Muco! Mbarove pune me Skenderbeun?

  6. lavdosh says:

    I nderuar Nano, si gjithmone i sakte ne vleresimin tuaj, Fatekeqesisht nuk je shume prezent ne media si me pare.
    Ne nje Shqiperi so kjo e jone, ku shumica dermuese e shoqerise eshte e kriminalizuar te gjithe kane frike nga nje sistem drejtesie i pavarur.
    Ka patur nje strategji per te arritur ne nje kriminalizim te tille te shoqerise. Ketu po flas si nje puritan ku krim quhet cdo shkelje e ligjit.
    Kjo filloi ne mase ne Maj 1996 ku bandat e PD (S Berishe-rrumpalles) bene cdo lloj krimi per te fituar zgjedhjet. Pastaj kemi ato qe mbeten ne mendje 1997, 1998, Gerdeci, 21 Janari deri tek falja e detit Greqise ne mes te sheshit. Po kujtoj se korrupsioni galopant, ku per cdo gje dhe kudo duhet te japesh bakshish, rrumpalla (zaptimi i territorit, vjedhja e pasurise publike), trafiqet (prostitucion, kanabis, armeve etj), trafiku i influences (ketu perfshij dhe ata politikane qe jane ne dukje korrekt, nuk kane bere korrupsion te hapur psh Dokle, Majko, Brace etj etj por kane perdorur influencen e tyre per perfitime) kane krijuar nje sistem qe korrupton cdo njeri. Ne kete pikepamje them qe shoqeria jone eshte e kriminalizuar deri ne palce. Si rrjedhoje, nje sistem drejtesie eshte si nje urugan qe do marri perpara cdo gje. Kuptohet qe pasojat do jene te pakontrolluara dhe fare lehte cdonjeri mund dhe duhet te shkoje perpara drejtesise. Ketu ata qe jane me te ekspozuar jane figurat publike (peshqit e medhenj). Keshtu i ka kapur frika te gjithe duke perfshire edhe PS. Sa i takon PD/LSI keta gjithmone bejne shume zhurme per asgje. A ju kujtohet qe kur flitej per heqjen e imunitetit te S Tahirit te gjithe folen qe duhet te hiqet imuniteti per te gjithe. 3-4 muaj me pas asnje nisme nga PD/LSI per kete (qe duhet bere duke kaluar nga ndryshimi i Kushtetutes). Por PD/LSI kane kohe qe te bejne propozime te tilla qe jane sui generis, vetem per nje person

  7. Alidemsi vjeter says:

    S`te kuptova asnjehere o Muco te kam dhjere….

  8. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Ndoshta qveria ka dashur pikerisht te japi kete ide te cilen muci po e propagandon me mefagon, nderkohe qe ne fakt ndodh krejt e kunderta. Krijohet imazhi sikur maxhoranca ka frike nga prokuroria per te krijuar idene e pavaresise se prokurorise kur ne te vertete ata jane bythe e breke. Dhe Muci sherben si perforcues dhe shperndares mediatik i kesaj ideje.

  9. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Ndoshta qveria ka dashur pikerisht te japi kete ide te cilen muci po e propagandon me mefagon, nderkohe qe ne fakt ndodh krejt e kunderta. Krijohet imazhi sikur maxhoranca ka frike nga prokuroria per te krijuar idene e pavaresise se prokurorise kur ne te vertete ata jane bythe e breke. Dhe Muci sherben si perforcues dhe shperndares mediatik i kesaj ideje….

  10. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Ndoshta qveria ka dashur pikerisht te japi kete ide te cilen muci po e propagandon me mefagon, nderkohe qe ne fakt ndodh krejt e kunderta. Krijohet imazhi sikur maxhoranca ka frike nga prokuroria per te krijuar idene e pavaresise se prokurorise kur ne te vertete ata jane bythe e breke. Dhe Muci sherben si perforcues dhe shperndares mediatik i kesaj ideje……

  11. ╨sit back and relaks╨ says:

    Ndoshta qveria ka dashur pikerisht te japi kete ide te cilen muci po e propagandon me mefagon, nderkohe qe ne fakt ndodh krejt e kunderta. Krijohet imazhi sikur maxhoranca ka frike nga prokuroria per te krijuar idene e pavaresise se prokurorise kur ne te vertete ata jane bythe e breke. Dhe Muci sherben si perforcues dhe shperndares mediatik i kesaj ideje…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje