Parlamenti turk miraton zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme

19 Janar 2018, 09:16Bota TEMA

Parlamenti i Turqisë votoi të enjten për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme që u vu në vend pas përpjekjeve të dështuara për grusht shteti në korrikun e vitit 2016, njofton media turke.

Kjo është zgjatja e gjashtë e gjendjes së jashtëzakonshme dhe do të futet fuqi të premten pas mesnate, njofton agjencia turke e lajmeve Anadolu. Në bazë të kushtetutës turke, gjendja e jashtëzakonshme mund të deklrarohet maksimumi për gjashtë muaj.

Prej një vit e gjysëm në Turqi mbretëron gjendja e jashtëzakonshme.

Një situatë e tillë i mundëson presidentit dhe qeverisë që të anashkalojë parlamentin në miratimin e ligjeve të reja dhe të pezullojë të drejtat dhe liritë. Rreth 50 mijp njerëz janë burgosur dhe mbi 110 mijë janë shkarkuar ose larguar nga vendet e tyre të punës në Turqi që nga deklarimi i gjendjes së jashtëzakonshme në vitin 2016.

1 komente në “Parlamenti turk miraton zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme”

  1. ne shqiptaret autokton se bashku me miqet israelit ket vite te heroit gjergj kastrioti,kemi vendos te jet viti anti turk,ku do kerkojm para okb ne geneve-suisse e para komisariatit per te drejta te njeriut strasburg-france per njofjen e gjenocidit turk 500 vjeqar nga turqia.po po,se kjo eshte shume legjitime,dhe e pranushme nga okb-ja,po siq beren armenianet dhe u pranue kerkesa e njofja e genocidit turk ne popullin armen.ket vite do krrkojm qe miqet israelit te pranojn vendosjen e shtatores se gjergj kastriotit edhe ne tel aviv,se ka kontribue gjergji kunder terrorismit islamik ottoman.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje