Partia Demokratike ka reaguar pas akuzave të bëra nga Bashkim Fino i cili tha se opozita dhe Lulzim Basha po bën presion në Gjykatë për regjistrimin e 12 shoqatave që do të votojnë në zgjedhjet e 7 Shkurtit për kreun e FSHF-së.
Përmes një deklarate për median PD përgjenjeshtron akuzat e Finos dhe thotë se ai është vegël e Edi Ramës që kërkon të kthejë FSHF-në në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të Olsi Ramës.
DEKLARATA E PLOTE E PD
Partia Demokratike përgënjeshtron si të pavërtetë deklaratën e kandidatit të PS për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkim Fino.
Është shpifje ajo çfarë Bashkim Fino e tregon si shqetësim, se kreu i opozitës ka ndërhyrë në Gjykatën e Tiranës për të ndikuar në mënyrë të paligjshme procesin e zgjedhjeve në Federatë.
Në vend të kësaj shpifjeje, Bashkim Fino duhet të shqetësohej se gjykatat janë nën presionin e vazhdueshëm të bosit të tij, Edi Rama dhe po lirojnë nga burgu dhe nga fajësia kriminelët, më të cilët Rama ndan pushtetin, Lul Berishën, Emiljano Shullazin, trafikantët e kokainës së “Xibrakës”, Armando Prengën, Mark Frrokun.
Bashkim Fino nuk shqetësohet për këtë, sepse ka pranuar të jetë vegla e Edi Ramës, që përveç Prokurorisë, gjykatave, policisë, krimi të kapë edhe Federatën e Futbollit.
Ai është pjesë e një farse politike, që ka për qëllim të kthejë Federatën Shqiptare të Futbollit në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të Edi dhe Olsi Ramës, si dhe kriminelëve më të cilët mbajnë pushtetin.
Lulzim Basha dhe Partia Demokratike nuk ka asnjë mjet për të ndikuar përveç sheshit! Më 27 Janar Lulzim Basha do të jetë në shesh së bashku me mijëra demokratë e socialistë të ndershëm! Për këtë shqetësohu Bashkim! (TemA)
“Me 27 janar L Basha do te jete ne shesh se bashku me mijera…..” Vetem mijera shpresoni, o Lul? Jo “dhjetra mijera”? Se dihet qe “qindra” e keni
veshtire.
Eeeee, ja dine sekretet njoni tjetrit keta tipa…. dhe mos besoni po dasht…..
sapo ti japin pjesen edhe ky sdo ta permend me ket fakt dhe realitet qe tgjithe ne e njohim por sguxojme dhe skemi mundesi te bejme dicka….
Fuck you…..lul trapi
Po, o beqira! Kete pune keni ju! Megjithse Kadare i foli Bashes te mos vjedh votat e ER, se shkaterron demokracin! Kujt i flet, Lul serbo – hajdutit!
Mir mor plehta te pd, a ishit ju qe duket i quajtet ” klani zemuni”, Duket! Po tani? Mor bq cile genjeni ju? Populli? Fare e keqe? Te pacipe? Jeni mbledh nje tufe legenash e mashtrusish aty tek pd, qe tani s,na argetoni me! Ju hengte mortja! U shofte fara juaj qe te shpetoj Shqiperia! Shyqyr qe po na pranojne ne BE! Mirpo te lini ju plehra! Ne mos, ku mbaheni ju!
Anti shqiptar, anti europen dhe antiamerikan!
Thjeshte hajdut, mashtrues dhe vagabont te Shqiperise. Drejtesia po vjen! Duket hyjnore!
Zoti Lu urdhero njerzit e tu me kamera te fotografojne plehrat e protestes, identifikojini dhe…. direkte ne listen e zeze. Mos lejoni pledhra ne USA. Jane me keq se plehrat kimike dhe radioaktive!
Si shume e ke zgjeruar “aksionin
Shume e ke zgjeruar “aksionin” or LUL.Edhe ketu do te hash mut…..