Mbledhja e Këshillit të Mandateve vijon të diskutojë prej orës 10:00 projekt-vendimin e Partisë Socialiste mbi ndryshimin e rregullores së Kuvendit për arrestimin e deputetëve.
Një nga pikat kryesore në këtë kërkesë të paraqitur është vendosur si kusht paraqitja e provave bindëse nga ana e prokurorisë ku deputetët dhe ministrat nuk mund të arrestohen në bazë indicesh dhe dyshimesh pa paraqitur fakte konkrete.
Deputetët e opozitës kanë kërkuar që kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës dhe mos shqyrtohet.
Kërkesa është bërë nga deputeti Eduar Halimi i cili tha argumentoi se nuk gjendet në kalendarin e punimeve.
“Nuk është në kalendarin e Kuvendit. Dhe rregullorja thotë që s’mund të futet në punën e komisioneve pa u fut në kalendarin 3-javor”, u shpreh Halimi.
Nga ana tjetër kreu i KuvenditGramoz Ruçi siguroi deputetët se Këshilli i Rregullores nuk merr vendime por thjesht njihet me propozimet, prezantohet nisma dhe përcaktohet relatorët që në mbledhjet e ardhshme.
“Unë e konsideroj të drejtë kërkesën, të hiqet nga rendi i ditës. Të plotësohen dy javë. Sigurisht jemi vonë por kur pritem dy vjet të presim dy javë. Të mos përdoret politikisht”, nënvizoi Ruçi.
Ndërkohë deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj është ndalur tek kodi i etikës ku shprehet se është luks që sot deputetët të analizojnë këtë çështje.
“Luks të diskutosh kodin e sjelljes sot në Parlament. Kanë ndodhur shkelje flagrante të Kushtetutës që nuk kishte ndodhur ndonjëherë. Si zgjedhja e kryeprokurores me 69 vota apo prerja e fjalës së deputetëve të opozitës. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që deputetëve të opozitës të i ishte prerë fjala më parë dhe mos i jepej e drejta të mos shpreheshin,” shprehet Alibeaj.
Ndërkohë kryeparlamentari Gramoz Ruçi i është përgjigjur kësaj deklarate duke i kujtuar deputetit demokrat se seancat parlamentare janë rikthyer në normalitet pasi nuk ndodhin më vonesa dhe se deputetët marrin fjalën në bazë të rregullores. (TemA)