Zbulohen 6 biznese të kunatit të Lulzim Bashës: I fundit u hap 6 ditë më parë

18 Janar 2018, 18:35Politika TEMA

Kreu i PD –së Lulzim Basha çdo ditë tenton të trashë zërin duke lëshuar akuza se shteti është hapur nga një grusht oligarkësh dhe individësh me rekorde kriminale dhe për pasojë edhe ekonomia ka falimentuar.

Madje së fundmi ai ka dalë dhe me shifra, ku sipas tij 247 biznese janë mbyllur vetëm javën e parë të janarit.

“13 mijë të mbyllura gjatë vitit të kaluar, po të heqësh të shtunat e të dielat, i bie që janë mbyllur 50 biznese në javë. Edi Rama i ka shpallur luftë njerëzve të thjeshtë të këtij vendi” ka deklaruar Basha.

Por, Bashën ekonomia në Shqipëri ka marrë tatëpjetën por jo për kunatin e tij. Kompanitë e kunatit, Erion Isufit vijojnë të ushtrojnë aktivitet të plotë biznesi por edhe të shtohen në numër, më e reja është hapur në 12 janar të vitit 2018.

A e ka pasur parasysh kunatin, Basha, ku ka folur për falimentimin e bizneseve?

CNA (CityNeës Albania), ka siguruar  ekstratet e kompanive të kunatit të Bashës pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Erion Isufi rezulton që ka gjashtë biznese, pesë prej të cilave  rezultojnë aktive më e reja ka filluar aktivitet në janar 2018.

Kunati, jo vetëm që nuk i ka mbyllur bizneset, por nga viti në vit i ka shtuar.  Erion Isufi e ka nisur me hapjen e një biznesi në vitin 2005,  dhe rreth një vit më vonë, në vitin 2006, sëbashku me një biznesmen tjetër ka regjistruar një biznes të ri, nga i cili është tërhequr më vonë në mënyrë të njëanshme.

Pas tre vitesh, në vitin 2009, Erion Isufi ka  themeluar një tjetër kompani, për të vijuar më tej në vitin 2012 me biznes të ri.

Në vitin 2016 kunati e ka shtuar asetin e kompanive te tij, dhe ndërkohë që Basha del e vajton mbylljen e biznesve, Erion Isufi ka themeluar një biznes të ri që rezulton i regjistruar në QKB, pak ditë më parë, konkretishte me datë 12.01 2018.

Situata është e tillë ose gënjen Luli ose kunati i ka shtuar bizneset nga marrëveshja Lulit me Ramën.

Bizneset e kunatit

Me datë 25.10.2005 ka regjistruar kompaninë “SRF Developments”,  me numër identifikimi  K52301012K e cila vijon të jetë aktive.

Në vitin 2006  dhe konkretisht me datë 6.10.2006, Erion Isufi, ka regjistruar një tjetër biznes dhe konkretisht “ Reno Albania”, sëbashku me një ortak tjetër. Por më vonë ai është tërhequr nga ortakëria, duke pezulluar kështu aktivitetin njëanshëm.

Me datë 7.02.2009, po në emër të Erion Isufit, është regjistruar kompania “Premium Print”, me numër identifikimi K92407011Q, e cila vijon të funksionojë. Kjo kompani shërben  për botime gazetash, revistash, reklama etj.

Edhe kompania “ Landmark Communications” me administrator Erion Isufin  e regjistruar në QKB me datë 10.01.2012, rezulton të jetë aktive. Kompania në fjalë ofron shërbimesh reklamash etj.

Një tjetër kompani e Erion Isufit, që rezulton të jetë aktive, është “Blacksheep”, e regjistruar në QKB me datë 10.05.2016. Edhe kjo kompani ofron shërbime reklamash etj.

Me datë 12.01 2018, Erion Isufaj ka regjistruar pranë QKB –së, kompaninë “AsWeGrow”, e cila ofron shërbime marketingu.(Citynews)

13 komente në “Zbulohen 6 biznese të kunatit të Lulzim Bashës: I fundit u hap 6 ditë më parë”

  1. fieraku4u says:

    KETO NUK JAN KOMPANI O SHOKU, KETO JAN “SCAM” OSE PASTRIM PARASH. TE HAPESH 3 APO 4 KOMPANI REKLAMASH DHE SHTYPESHKRONJE NE NJE VEND ME 2 MILION BANORE, ESHTE THJESHT PASTRIM PARASH. DHE KU GJITHE VENDET E BOTES, MEDIA E SHKRUAR PO SHDUKET.

    1. Reno says:

      Per tu habitur sa te fryteshme dhe te sukseshme jane kto bisneset e ketyre individeve qe kane familjar ne politike cdo gje i shkon mbare.

    2. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

      Reklamat dhe marketingu behen online, ofrohet consulting per kompani te tjera ne fushen e menaxhimit dhe marketingut dhe mesa duket kompanite orfojne sherbime outsourcing per kompanite qe kane nevoje per reklama dhe marketing. Deri ketu nuk ka asgje te keqe pasi edhe nje person me nje laptop, nje linje interneti dhe me njohuri nga marketingu mund te hapi nje kompani reklamash e marketingu e ta drejtoje nga divani i shtepise. Problemi qendron tek klientet e kunatit, nisur nga fakti qe PD nuk ka as pushtet qendror as pushtet lokal per te pasur akses ne favore qeveritare kundrejt te treteve lind pyetja, perse duhet qe x po y te preferonin sherbimet nga kompanite e kunatit te Lulit dhe jo nga kompanite e Endri Fuges psh apo te tjere marketingsave prane qeverise. Ndoshta kunati mund te kete akses preferencial ne cmim tek ndonje Televizion persa i takon cmimit per reklame, kush e di, ndoshta ben pastrim parash, ndoshta punon per kliente jashte shqiperise nderkohe qe kompanite jane te rregjistruara ne shqiperi, ndoshta mund te jete edhe ne rregull nuk duhet perjashtuar mundesia, por gjithsesi Mnistria e Financave dhe drejtoria e tatimeve tashme jane te timonierit dhe ata mund ti sqarojne gjerat per gazetaret qe dinte vetem te ngrene hipoteza dhe kerkojne vertetime por ama nuk e shkulin bythen nga kolltuku per te thelluar investigimet. Mjaftohen vetem me lajmin per aq sa perben scoop dhe i sherben propagandes se momentit, pas kesaj te gjitha harrohen sic u harruan te gjitha akuzat per ndertim pa leje e abuzime me kliniken etj etj per Halim Kosoven gjate kohes qe garonte kunder Lali Erit. U tha e c’nuk u tha e pasi u arrit qellimi u harruan dhe akuzat per abuzime ndaj Halim Kosoves. Ja kjo eshte fuqia e propagandes dhe Medias se shitur apo Medias se blere

    3. kashi says:

      fieraku ka te drejte

  2. Andoni says:

    Maskara Luli Basha dhe Kunati I tij qe po pastrojne parat e vjedhura ne kuriz te atij populli budalla qe I vjen nga mbrapa Lulit dhe PD

  3. Gri says:

    Oligarke pastrues!
    Ca te.besh! Rrembejne, vjedhin, mashtrojne dhe pastrojne. Keshtu i Ati, keshtu i biri, por dhe dhender qafiri! Zot, hidh ndonjehere syte ng Albania!

  4. Luli says:

    Pis djale.Po Olsi Rama a ka ne nje biznes,a di njeri te me thote?Apo ai esrdhi nga Amerika qe te beje Shqiperine baçe me lule.Hajdutet e ri dhe te vjeter po e shqyejne Shqiperine,dhe ne vitin e Skenderbeut.

  5. Berti says:

    Ky Lul Basha tall lesht me disa torollake nga nje qytet ne tjetrin.Thote cdo dite te njejtat genjeshtra.Mjere kush ka nerva dhe e degjon.

  6. Fieraku4all says:

    Po me Dionis Teqen e ka akoma ortakerine kunati?

  7. APAPAPA says:

    Gjynah mos qofte sa i shemtuti qe eshte

  8. Arber says:

    Ky qenka race aziatike me keta syte afer….

  9. Abil vata says:

    nuk jane vetem keto kompani por edhe plot te tjera mbi (13 kompani ) te maskuara pas një bisnesi te njohur ku perfshihen fabrika riciklimi dhe prodhimi tubash plastike ,sherbime postare hipermarket kompani ndertimi etj Per ata qe jane nje memorie me te gjate kujtoje se per njerin nga keto bisnese Rama deklaroi se do ta kthente ne kafaz pellumbash me ardhjen ne pushtet (viti 2013) por me u harua dhe kjo ku edhe biznesi tjeter nderoi vetem emrin ne Blupanorama .Evetmja shprese prokuroria e re dhe organet e reja te drejtesise pa Xhin xhonera me shoke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje