Nga Ylli Pata
Kësaj radhe nuk ka pasur supriza: komisioni ad hoc i vettingut për të zgjedhur anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor, është ngritur konsensualisht.
Mazhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat në Komisionin e Ligjeve, duke mos bllokuar zbatimin e reformës në drejtësi. Nga ky komision do të dalin anëtarët jo-gjyqtarë dhe jo-prokurorë si për KLGj, ashtu edhe për KLP.
Tre anëtarët e mazhorancës në këtë n/komision ad hoc janë Ulsi Manja, Vasilika Hysi dhe Klotilda Ferhati, ndërsa opozita do të ketë n/kryetarin Oerd Bylykbashi nga PD dhe Nasip Naçon nga LSI.
Megjithatë, në seancë nuk munguan akuzat nga opozita. Sipas demokratëve, mazhoranca ka arritur të sigurojë shumicën në vendimmarrjen e KLP, që do t’i garantojë kapjen jo vetëm të Kryeprokurorit me mandat të plotë, por edhe të SPAK-ut.
“Ju do të përcaktoni dhe ju do të rendisni nëpërmjet dorashkës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kush do të jenë prokurorët, që nëse dështon Parlamenti me 3/5, që do të thotë konsensus, e keni zgjidhur me renditjen që bën ky Këshilli juaj i Lartë i Prokurorisë. Është ky Këshill i Lartë i Prokurorisë, që jo do ta kapni me dorashkat tuaj, ai që do të përcaktojë se kush do të jenë prokurorët e SPAK-ut. Uji është i korruptuar që në burim. Është ndotur që në burim dhe ky komision dhe nënkomisioni që vjen pas tij, do të përballet pikërisht me këtë llumin antikushtetues që keni prodhur deri më sot”, deklaroi deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi.
Ndërkaq, opozita ka paraqitur një draft për të ndryshuar Kushtetutën, ku kërkon që Kryeprokurori të zgjidhet medoemos me 84 vota, edhe në rast se zgjidhet i përkohshëm.
Në fakt, në Kushtetutë është i përcaktuar që Kryeprokurori zgjidhet me 84 vota, kurse në ligjin e Prokurorisë është vënë si dispozitë kalimtare emërimi i një Prokurori të përkohshëm, i cili duket se nuk është vënë fare re nga opozita një vit më parë.
Dhe pikërisht ky detaj ka qenë “Plani B” i ndërkombëtarëve që ka zënë në befasi opozitën, e cila afro një vit më parë ngriti çadrën duke bllokuar ngritjen e komisioneve të vetingut dhe vonuar zbatimin e reformës në drejtësi.
Në atë kohë u krijua një ngërç, ku opozita kujtoi se e kishte zënë “mat” Edi Ramën, si dhe bllokimin e avancimit të reformës në drejtësi, ku përfshihej edhe axhenda e integrimit.
Madje kjo vonesë u reflektua edhe në publik, ku akuzohej mazhoranca se tashmë e ka lënë vettingun pezull dhe gjithçka po shkonte si më parë.
Vetë implementimi i procedurave të reformës në drejtësi, sipas edhe klauzolave që u propozuan në atë kohë nga LSI-ja, kërkonin 2 vjet kohë për t’u zbatuar.
Por duket se ndërkombëtarët kishin hartuar një plan rezervë, i cili u zbatua vetëm në fund të vitit që shkoi.
I vetmi që fliste që prej verës së shkuar ishte Spartak Ngjela, i cili shkruante se “do të arrestohen të gjithë dhe reforma në drejtësi nuk mund të ndalet”. Deklaratat e avokatit shumëkush i quajti lajthitje dhe për këtë arsye nisën edhe ta qesëndisnin nëpër portale.
Por në një ditë tetori, ambasadori amerikan doli dhe shpalli nisjen e gjuetisë së “peshqve të mëdhenj”. Kjo deklaratë në fillim u tall nga disa qarqe politike dhe mediatike, por tronditja u ndje kur në komisionin parlamentar të Ligjeve nisën procedurat për të zëvendësuar Adriatik Llallën.
Pikërisht ky ka qenë Plani B i ndërkombëtarëve, i cili sipas të gjitha gjasave ka befasuar opozitën.
Në fakt, burime ndërkombëtare thonë se Lulzim Basha është vënë në dijeni për këtë plan gjatë vizitës së Hoyt Yee në Tiranë, i cili erdhi për ta nxjerrë nga çadra, por Berisha dhe Meta duket se vërtetë janë befasuar.
Plani B ka nisur që me bllokimin e vizave amerikane për Adriatik Llallën dhe njerëzve të tij të besuar në Prokurori, çka delegjimoi ndërkombëtarrisht grupin e organit të akuzës.
Ky ishte hapi i parë i nisjes së rrokadës në Prokurorinë e Përgjithshme.
Kur mazhoranca nisi procedurat për zgjedhjen e një Kryeprokurori të përkohshëm, opozita u gjend e papërgatitur dhe në vend që të futej në proces u mor me mbrojtjen e Adriatik Llallës, i cili me hetimin për rastin “Tahiri”, u duk se u rifut menjëherë në lojë.
Por SHBA dhe BE e thanë prerë që nuk ka shanse që Adriatik Llalla të qëndrojë në detyrë; atij i ka mbaruar mandati.
Dhe më pas gjërat rrodhën siç dihet: Kryeprokurore e përkohshme u zgjodh Arta Marku, zgjedhje që irritoi në kulm PD-në, por sidomos LSI-në, kryetarja e së cilës pati edhe shpërthime të forta emocionale në seancën parlamentare.
Zgjedhja e Arta Markut solli zëvendësimin e të gjithë trupës së Adriatikk Llallës, e cila ishte e gjitha e komanduar.
Tani në Prokurorinë e Përgjithshme dhe ato të rretheve ka njerëz të rinj që janë të gatshëm për të nisur hapjen e “dosjeve të mëdha”.
Me një fjalë, nëse vonesa e reformës solli që ngritja e SPAK-ut dhe BKH-së të hyjë në kalenda, situata nuk mbeti pezull pasi u operua me një plan operacional ad hoc, i cili edhe pse i përkohshëm, operacionalisht mund të veprojë me fuqi të plota.
Pikërisht ky hap ka qenë ai që nuk u parashikua nga PD-ja hapur dhe LSI në fshehtësi, të cilët në prill vonuan ngritjen e organeve të reja të drejtësisë shqiptare.
Në atë kohë pati disa deklarata në dukje të çuditshme si nga ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, ashtu edhe nga Donald Lu i SHBA-së.
Ata thanë se “e dimë që do të ketë rezistencë për reformën në drejtësi. Rezistenca do të jetë e madhe, por ata nuk do ta ndalin dhe bllokojnë dot reformën”.
Dhe në fakt kështu ndodhi, u përdor një lëvizje paralele dhe e beftë për të dalë nga situata, por që realisht nuk ishte parashikuar nga PD-ja dhe LSI-ja.
Ndaj dhe reagimi ishte spontane në kaos, pasi nuk dinin se cila do të jetë lëvizja e radhës.
Deri dje palët që u përplasën për reformën në drejtësi, Berisha e Meta, gëzonin informacionet dhe mbështetjen që kishin nga Prokurori i Përgjithshëm dhe kreu i SHISH-it.
I pari u shkarkua në fund të dhjetorit, kurse i dyti arriti një kompromis me Edi Ramën dhe u largua vetë. Natyrisht me ndërhyrjen e amerikanëve, të cilët kanë investuar fuqishëm tek drejtësia dhe vështirë që të tërhiqen.
Këtë e tha shkoqur Donald Lu në intervistën për Adrian Thanon, kryeredaktorin e Dita-s.
“Është normale që disa njerëz të kritikojnë vendin tim se është i angazhuar me tepricë në problemet e Shqipërisë. Si amerikanë, kemi marrë një angazhim përpara këtij vendi. Do të vazhdojmë të investojmë në suksesin e Shqipërisë dhe ta nxisim përgjatë rrugës së saj të rëndësishme drejt integrimit europian. Ky angazhim është i palëkundur”, deklaroi Lu.
TASHME I KANE DHENE DREJTIM AMERIKANET, GJUETISE SE PESHKUT TE MADH DHE TE VOGEL . RRJETEN E KANE FUTUR NE DETIN ADRIATIK , TE SHOHIM CFARE DO TE NXJERRI KJO RRJETE .
ÇFARE DO TE NXJERRE RRJETA?
DO TE NXJERRE PESHQIT E MEDHENJ, PESHKAQENET DHE SYPESHKAQENIN.
KAQ NA MJAFTON SI FILLIM EDHE NEVE, POPULLIT.
ME VONE ATA HANE NJERI TJETRIN ATA DERI NE SHFAROSJE…….
Me mire nuk ka ku te shkoj, Amerikanet te paret dhe BE pas tyre, bravo ju qofte qe kane menduar ket Plan B, E kane zen gafil Berishen me Meten dhe Monen, prandaj Mona u shperfytyrua kur u zgjodh K/Prokurorja, Ju lumte te Majteve, jane treguar te zgjuar si gjithmone, Tani le te ece drejtesia, askush nuk e ndalom me, edhe njehere ta felenderojme shume Ameriken, dhe Ambasadorin LU, Ju lumte !
Bravo Lu e Vlahutin.
Po te behet nji referendum se paku 80 % do te votonin vetingun.
Kusare,kriminela dhe hajdute te tipit Salir Monika po pshurren nga frika.
Rjeta eshte futur dhe ne detin Jon ,bile dhe ne liqenet dhe lumenjte e Shqiperise.Lusim Daj Samin te beje realitet Premtimin ndaj Popullit Shqiptar.Zoti Qofte me Shqiperine dhe shqiptaret.
O zot i modh sa te zgjut i kemi kta analistet politike. Porkurori i perkoheshem nuk kaloi pa u vene re nga opozita pasi nuk besoj se opozita nuk di te lexoje shqip, ceshtja eshte qe opozita e mori te mireqene faktin qe nqs prokurori i pergjithshem zgjidhet me 84 vota sipas kushtetutes eshte alogjike qe prokurori i perkohshem te zgjidhet me me pak vota dhe aq me keq me votat e me pak se 1/2 e deputeteve dhe ne shkelje te plote te kushtetutes e pa iu bere vetingu i famshem. Keshtu qe duke e marre te mireqene qe si i perhereshmi si i perkoheshmi do zgjidheshin me 84 vota dhe me te njejten procedure opozita nuk i kushtoi rendesi. Nga ta dinte opozita se pozita kishte marre garanci qe edhe po te shkelte kushtetuten e republikes se shqiperise nuk do ti hynte gjemb ne kembe. Nuk mund te luftosh nje padrejtesi duke perdorur nje padrejtesi tjeter. Ceshtja e prokurorit te perkoheshem eshte shume analoge me prishjen e pallatit te vjehrrit te bashes dhe eshte fiks menyra sesi Rama ka operuar dhe po operon ne shqiperi, kjo menyre quhet autoritare me tendenca diktatoriale por me fasade demokratike dhe mesa duket cdo dite e me shume po i ngjajme shteteve te amerikes latine nga menyra sesi po operon ambasadori amerikan ne vendin tone. Problemi i Bashes dhe opozites nuk jane Amerikanet, amerikanet do mbeshtesnin cdo njeri i cili do ishte mjaftueshmerisht i afte te faktorizohej ne skenen politike si sherrberes por dhe paqeberes, i afte te shkaktoje mjaftueshmerisht dhimbje koke per nderkombetaret qe ata te detyroheshin te hynin ne negociata me opoziten. Sali Berisha ishte dhe eshte akoma faktor i rendesishem ne skenen politike pasi ai eshte akoma i afte ti beje te dyja, te ndezi revolten por edhe te hyje ne negociata per paqetim, Edi Rama ndoqi te njejten taktike si Sali Berisha per tu faktorizuar ne skenen politike dhe per tu bere partner ne vendimmarrjen nderkombetare per shqiperine, dogji KM, bllokoi rruget, bllokoi kuvendin, krijoi tension me nderkombetaret, greva urie, deri sa arriti tek krokodili i famshem ku megjithese ne dukje doli duarthate ne prapaskene ai mori shume. Ne ndryshim nga Rama i cili erdhi ne pushtet kur ne shqiperi ishte akoma ne mode protesta me bomba molotov, Basha nuk e ka kete luks ose e ka pjeserisht, Basha erdhi ne skenen politike me premtimin per te sjelle nje fryme te re paqesore, me fjalor njeriu te shkolluar e te edukuar ne perendim, erdhi si nje fryme perendimore ne PD qe e kerkon pushtetin nepermjet debatit e jo rruges, duke u perpjekur ti ngjisi PD nje fytyre engjelli krahasuar me surratin e Berishes, si nje yll ne ngjitje duke lene te kuptohet qe Berisha tashme duhet te ishte yll ne zbritje por gjithsesi “burr shteti”. Prandaj dhe Bashes nuk i ngjit as zeri as figura ne protestat e PD pasi protestuesit e PD nuk jane mesuar te udhehiqen nga nje ze sopranoje me fytyren si byth bebi dhe me fjalime ku nuk ekziston sharja, fyerja, denigrimi, percmimi i kundershtarit. Keshtu qe Basha po perpiqet te krijoje nje identitet hibrid, dicka midis sopranos dhe tenorit, dicka midis nxenesit te mire dhe nxenesit rrebel. Se kam idene se sa do funksionoje po nje gje eshte e sigurte qe Rama do qendroje ne pushtet derisa Basha te gjeje identitetin e tij fitues te cilin duhet tia bashkangjisi edhe PD. Per kete arsye protestat e PD me shume sesa kunder qeverise jane per te legjitimuar identitetin e Bashes mes mbeshtetesve te PD dhe per ta legjitimuar ate si lider real me ze e me figure pasi deri me tash protestuesit vertete degjojne Bashen qe flet ne mitingje por nderkohe ne mendje kane imazhin e Berishes ne mitingje e kur kthjellohen e degjojne Bashen thone me vete po une c’dua pas ketij surrat-bebi. Tani do thone ca qe Basha vodhi, Basha vrau, te gjithe e dime se Basha kishte ne dore celesat e kashtes ne te dyja rastet, edhe per rrugen e kombit edhe per 21 janarin, aty kishte vetem nje njeri qe vendoste dhe ishte Berisha. Por Berishes nuk i hynte ne pune nje Bashe i paster moralisht e ligjerisht. Nje djale i zgjuar i ardhur nga perendimi me sponsorizim te perendimit pamvaresisht rekomandimeve te brendeshme ishte nje person i pashantazhueshem prandaj Basha duhej bere pis, duhej cuar deri tek dera e gjykates qe te trembej e aty do e shpetonte Berisha ndaj te cilit Basha do ndjehej borxhli. Po per ta perforcuar edhe me shume sigurine Berisha ia leu Bashes duart edhe me gjakun e 21 janarit dhe pas kesaj Basha mund te konsiderohej i FAMILJES dhe iu besua dhe kreu i PD dhe sigurisht edhe negociatat per sigurine e FAMILJES Diten e Gjykimit. Ne nje fare menyre Basha eshte peng i FAMILJES po aq sa eshte peng edhe i Nderkombetareve qe e sponsorizuan ngritjen e tij dhe kane akoma shpresa tek Basha. E njejta skeme ka funksionuar edhe me Ramen por ai eshte peng ne te tjera forma dhe i te tjera grupeve, po ashtu dhe Lali Eri i Mjaft-it dhe i atij kompjuterit te famshem te Mjaft-it me te dhenat dhe transfertat financiare te dyshimta qe u vodh naten perpara se prokuroria ta kerkonte si prove. Ndoshta e zhduku Lali Eri ashtu sic Saliu zhduku videot e 21 janarit nga serveri, ndoshta Lali Eri sot e kesaj dite nuk e di kush ia vodhi kompjuterin por jam i sigurte qe dikur dikush do ia kujtoje nqs ai del nga vatha. Elitat vertet duhen nderruar por gjithashtu edhe duhen kontrolluar, se perndryshe do beheshim si kemebt e dhise e nuk do e merrte vesh i pari te dytin.
MOS U PREFNI SHUME , JANE TE GJITHE TE PERLYER , PRANDAJ DO TE MBROJNE NJERI TJETRIN. NUK KA PESHQ TE MEDHENJ HARROJENI .
Ylli Pata te falenderoj sepse eshte nje nga shkrimet e pakta qe mund t’a quash ANALIZE. Nje rreshtim e zberthim ngjarjesh briliant. Pa frike fare do t’a quaja nje leksionper gjuthe llumin e kazanit mediatik qe me paturpesine me te madhe dhe me nje nivel zero prrofesional bejne sikur analizojne. Me pafytyresine me te madhe mbrojne kriminelet dhe kryqezojne qeverine e cila i hapi rrugen dhe punon per realizimin e reformes se drejtesise per llogari te bajges kombetare Sali.
RRofte USA.
Sit bach and lesh, Zoti e bekofte Ameriken se per ju horat e PD-se , Shqiperija shkon ” per lesh”.
perpiqu prape se nuk e gjete me ke jam.