Fatos Lubonja thotë i shqetësuar se kryeministri Edi Rama tallet me kritikët e tij.
Analisti thotë se shefi i qeverisë i kujton kohën e diktatorit Enver Hoxha, duke renditur edhe një sërë arsyesh.
Ai thotë në një analizë për “Panorama”, se Shqipëria që duam nuk mund të ndërtohet kështu, duke shtuar se “këto praktika nuk janë tjetër gjë, veçse një formë e mashtrimit dhe keqpërdorimit të popullit për qëllime krejt të tjera nga mirëqeverisja e tij”.
Më tej Lubonja zbulon edhe ‘vesin’ e kryeministrit.
“Siç merret me mend, pjesë e pandarë e fjalimit të gjatë të Edi Ramës qenë edhe sharjet dhe qesëndisjet ndaj atyre që e kanë kritikuar këtë lloj metode qeverisjeje, të cilët, siç ripërsëriti ai, s’dinë të bëjnë punë tjetër në jetë.
Personalisht, bëj pjesë ndër ata qytetarë, që e ka qesëndisur këtë metodë sepse nuk mendoj se Shqipëria që duam mund të ndërtohet kësisoj; madje, edhe më keq akoma: kam shkruar se këto praktika nuk janë tjetër gjë, veçse një formë e mashtrimit dhe keqpërdorimit të popullit për qëllime krejt të tjera nga mirëqeverisja e tij.
Janë metoda që të kujtojnë kohën e Hoxhës, i cili në fundvitet ‘60, duke imituar Maon e Revolucionit Kulturor, doli me parullën, “Kur flet klasa, nuk flet burokracia” e me politikat e fletërrufeve, që në thelb synonin dobësimin e pushtetit të institucioneve të shtetit dhe zëvendësimin të tyre me kultin e udhëheqësit të pagabueshëm që mban lidhje direkt me popullin.
Meqenëse ky mund t’u dukej lexuesve si një shembull i tepruar, kam sjellë edhe atë të një gjysmë demokracie, siç Venezuela e Çavesit, ku ky delirant i sëmurë kishte hapur një program të vetin televiziv, nëpërmjet të cilit merrte telefonata nga populli dhe, me demek, u zgjidhte direkt njerëzve hallet që kishin, ndërkohë që keqtrajtonte opozitën dhe çdo zë kundërshtar” thekson Lubonja në shkrimin e tij.(TemA)
Po mire z.Lubonja po te denoncosh babain tend Edi te urdheroi ?Nuk je veçse nje qenie pa forme ,pa ngjyre ,me ere qe qelbesh dhe pa shtylle kurrizore ,nje parazit qe metoden per te jetuar e e ke vetem sharje dhe nxirje pa dhene ndonje zgjidhje je nje i PADOBISHEM per POPULLIN tend.
Anal- ist
Edhe sa kohe do te vegjetojne monstra te tilla ? Spiuni i babait te tij….
Mos o zot te behet Shqiperia sic deshiron nje mendje e gjymtuar si e jotja!