Propozimi i PS për ndryshim të rregullores së Kuvendit, reagon Vasili: Akte të frikës nga drejtësia

18 Janar 2018, 14:08Politika TEMA

Kreu i Grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili thotë se PS kërkon ndryshimin e rregullores së Kuvendit për të ndaluar  drejtësinë që të mos veprojë mbi ta.

Tkesa foli në një deklaratë për mediat, Vasili tha se ky ndryshim rregulloreje bëhet vetëm se socialistët kanë frikë nga drejtësia, pasi sipas tij ata janë të përfshirë në shumë afera korruptive.

“Është e qartë që këto ndryshime rregulloreje janë vetëm për marrjen e masave mbrojtëse nga PS në vijim të logjikës për çështjen e ish-ministrit Saimir Tahiri, ku PS u bë bllok për të ndaluar hetimin e prokurorisë dhe ndalimin e arrestimit të tij.

Sot PS kërkon të ndërtojë një mburojë për çdo çështje korruptive që vjen në parlament për pushtetarët e saj, në mënyrë që drejtësia të mos funksionojë mbi ta. Trumbetimi i disa viteve me radhë, duke filluar nga kryeministri e te ministrat e tjerë, shqiptarët e kanë të qartë se kush ka frikë.

Ata kanë frikë për aferat e tyre korruptive. Le t’i hapet rruga drejtësisë të hetojë deri në fund për trafiqet kriminale.

Nuk mund të ketë pengesë hetimi. E kundërta ndodh për ata që tremben.

Shumë e qartë se kush ka frikë dhe kush përpiqet ta ndalojë drejtësinë. Këta po përdorin Kushtetutën e tyre, që të kapin institucionet e drejtësisë.

Qëndrimi ynë është i prerë për respektimin e ligjit.

Nuk ka më dialog politik, nuk ka më diskutim parlamentar”, tha Vasili. (TemA)

3 komente në “Propozimi i PS për ndryshim të rregullores së Kuvendit, reagon Vasili: Akte të frikës nga drejtësia”

  1. BERISHA LARGOHU says:

    Po zbatohet sipsa kushtetutes, pse ben budallin?

  2. Fatmir says:

    Bjeri Gajdes, Gajdexhi!

  3. peoples says:

    Ky duket shume i lodhur….Gruaja e dyte e ka fajin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje