Pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha i cili kundërshtoi propozimin e PS për ndryshimin e rregullores për arrestimin e deputetëve, ka ardhur edhe reagimi i selisë rozë.
Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla shprehet se rregullurja po vjen në një linjë me Kushtetutën duke theksuar se Basha nuk po bën dot dallimin e rregullores nga ligji.
“Më vjen keq që Basha nuk di të bëjë ndryshimin mes Rregullores së Kuvendit dhe ligjit. 139 deputetët e Kuvendit e dinë se Rregullorja është për rregullimin e mirëfunksionimit të punës së Kuvendit.
Propozimi i PS është reflektim për ndryshimet kushtetuese. Kuvendi ka respektuar Kushtetutën, edhe ndryshimet i referohen kushtetutës.
Personi që ka folur sot, që quhet Lulzim Basha, nuk e ditka që ne kemi votuar me 140 vota ndryshimet kushtetuese një vit më parë.
Në këtë procedurë Këshilli i Mandateve respekton procedurën e përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale. Rregullorja e Kuvendit në peshë juridike është me poshtë se Kodi i Procedurës Penale.
Rregullorja po vendoset në linjën e Kushtetutës. E drejta e fjalës së personit të akuzuar ekziston në të gjitha dokumentet për të drejtat e njeriut”, tha Balla.(TemA)
PER Bashen azgje NUK eshte e MIR
Adoleshent
Po c’pret o Ball, nga vrima dhe ambienti ku ka dal e jeton Basha, nuk nkohin te drejte njerezore per te folur! Shembull: lista pd per deputet ne 12:00 te nates, pa diskutim dhe dialog!