Nënkryetari i Parlamenti Edi Paloka ka reaguar në lidhje me ndryshimet e kërkuara nga PS në rregulloren e Kuvendit për rastet e hetimeve ndaj deputetëve.
Në një status në facebook Paloka thotë se kryeministri Edi Rama është i frikësuar nga drejtësia sa që po nxiton të kap me urgjencë çdo hallkë që lidhet qoftë dhe në distancë me drejtësinë.
Më tej Paloka tha se Rama pasi shkeli ligjin dhe Kushtetutën për të mbrojtur Saimir Tahirin, po vendos “të legalizojë” këto shkelje duke i futur në rregulloren e Kuvendit.
STATUSI I PALOKËS
Kush ka frikë nga drejtësia e pavarur …Opozita apo Rama ?
I shpifur dhe i neveritshëm Ramballa u shfaq sot duke u përdredhur përpara gazetarëve në përpjekje për të mbuluar një të vërtetë që tashmë e ka kuptuar edhe më budallai i “Rilindjes”; friken e Ramës nga një drejtësi që nuk është totalisht në duart e tij.
Pasi shkeli ligjin dhe Kushtetutën për të mbrojtur Saimir Tahirin, Rama vendosi “të legalizojë” këto shkelje duke i futur në rregulloren e Kuvendit.
Pra jo të pasqyrojnë në rregullore ndryshimet Kushtetuese, siç u përpoq të mashtronte sot, po që pikërisht shkeljen e Kushtetutës në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores e më pas në seancën parlamentare, në rastin Tahiri, ta kthejë në rregull e në ligj.
Kaq flagrante dhe e trashë është kjo lëvizje e Ramës sa dhe mashtruesit më të paturp të “Rilindjes”, atë që nxjerr zakonisht në raste të tilla, sot ju mor goja përpara gazetarëve në përpjekje për ta mbuluar të pëgërën e fundit të shefit të tij.
Frika dhe paranoja është emblema e Ramës për ata që e njohin mire.
Pikërisht kjo frikë e kontrollon dhe sjelljen e tij në këtë rast ku megjithëse po duke shkelur Kushtetutën, u vetzgjodh dhe Prokuror i Përgjithshëm, nuk ndjehet ende i sigurt.
Anulimi i vendimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit pak ditë më parë, është një tjetër provë e frikës kryeministrore.
Ai që nuk ka lënë rast pa përmendur “ndërkombëtarët” lidhur me reformën në drejtësi, në rastin e parë që këta ndërkombëtarë morën një vendim jashtë interesave të tij, ai i bëri “nul” duke përdorur një nëpunës, militant të “Rilindjes”.
Siç duket, rasti i mikut të tij, ish-kryeministrit të Rumanisë Ponta, po ja prish terezinë Ramës që po nxiton të kap me urgjencë çdo hallkë që lidhet qoftë dhe në distancë me drejtësinë.
E për të qenë edhe më i sigurt se edhe ata që po i cakton vetë në institucionet e drejtësisë, nuk do e “tradhtojnë”, kërkon me ndryshimet e fundit që do të bëj në rregullore (antikushtetuese dhe këto) të lërë fatin e tij dhe të “peshqve” të tjerë të mëdhenj të krimit, vetëm në duart dhe kartonët e “rilindasve” të tij në Parlament.
A thua duhet të ketë besim se edhe ata nuk do e “tradhtojnë” kur ta shohin që ka filluar thyerqafja e tij…(TemA)
Edhe Pal edhe Loke
Ju e dini mire se Rama po vepron sipas kushtetutes, por ju po hidhni pluhur per te mashtruar shqiptaret. Mezi pres te shikoj protesten e PD-se me disa analfabet dhe injorante, populli nuk do tju afrohet.
Pse si shkruan dhe ti ambasadoreve si Mona? Si dihet ndoshta te degjojne si i zgjuar qe je. O ty te rafte kolera e mos te leshofte o Zot! Po te gjithe gomere ju te PD’s mor amani ose beni vete se ju ka ardhe veza te .ytha tane e skeni nga luani me.
Mire e morem vesh se Rama ka frike nga drejtesi , po ti çne kash trim i madh e qe e do reformen kaq shume!
Mire e morem vesh se Rama ka frike nga drejtesia , po ti çne kash trim i madh e qe e do reformen kaq shume!
HA HA HA , NDERSA JU JENI TE QETE , QANI HALLIN TUAJ .
O Paloqe pikerisht se ka frik nga reforma ne drejtesi Edi Rama e ka ne program te tij reformen ne drejtesi dhe ka ngul kembe qe nga dita e pare kur ka fillu e deri me sot qe ajo te behet shpejt dhe me cilesi . Dhe se ata qe nuk e kane frike (kupto P .D dhe L .S .I ) kan luftu ta sabotojne e ta zvarrisin qe diten e pare me lloj lloj menyrash e qe sja keni dal dot qe ajo te mos funksionoje kurre pikerisht se nuk e kane frike . O pika ju rente more kolopushi xhaxhit . Tash edhe nje gje po te them ne koinfidence qe ashtu si ju qe i keni pas me prokuror me gjykata me shik me presidenta e çdo gje tashti po ja japim edhe Edi Rames per nja 16 vjete po ti mos i thuaj kuj se une vetem ty po ta them .